Zgjedhjet në Tearcë u vunë në shënjestër të tymnajave për blerje votash, qysh një natë më parë. Por pavarësisht se në rrjetet sociale shkruhej për tentativa të blerjes së votës, nga policia mohojnë të gjitha zërat për akte të tilla.
Zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski tha për ALSAT se zërat për arrestimin e dy personave një natë më parë për blerje votash, nuk janë të vërtetë Sipas Josifovskit, gjatë natës së mbrëmshme ka pasur një denoncim, por gjatë hetimit të 4 policisë, nuk u konstatua tentativë e tillë për blerje votash.
“Mbrëmë rreth orës 18:00, një person nga Tearca denoncoi në Stacionin Policor të Tetovës, një rast për manipulim zgjedhor. Menjëherë pas denoncimit, Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës doli në terren, duke marrë masat adeguate. Pas marrjes në pyetje edhe të personit që bëri denoncimin, Policia doli në konkluzionin se nuk ka elemente për një vepër të tillë penale. Pra nuk kemi persona të arrestuar e as të ftuar në biseda informative deri në këtë moment. Do të thotë nga ajo që kemi ndërmarrë gjatë ditë së djeshme, parasëgjithash nga biseda me personin që ka denoncuar rastin, nuk janë konstatuar elemente të veprës penale, kështuqë nuk ka elemente për procedurë të mëtejme”, deklaroi Marjan Josifovski, zëdhënës i
SPB, Tetovë. Mbrëmë u njoftua në media dhe rrjete sociale se një banor i Tearcës me inicialet Sh.E kishte denoncuar tentativat për manipulim zgjedhor, kundrejt një shume nga 100 deri në 500 euro për votues, për të mos dalë në zgjedhje.
Madje u përfol se dy persona ishin ndaluar, me 100 mijë euro që i posedonin në momentin e tyre të ndalimit.
Data 15.06.2026
Aktuale
- Mickoski flet për rikonstruimin e Qeverisë
- “Gjenerali”, u arrestua në Belgjikë, ja si ka ndryshuar Gerd Gjinarari, i dënuari për vrasjen e Naim Zyberit! Pritet ekstradimi (FOTO)
- Kryeministri paralajmëron uljen e çmimi të naftës
- Osmani: Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të shënojë një nga ditët më të errëta për marrëdhëniet ndëretnike dhe për frymën e MO-së
- Logos-A sjell librin “Modernizimi i Shqipërisë dhe ‘Nacionalizmi i Ri Shqiptar’ (1920-1939)” të autores Merjem Gashi
- Brenda 24 orëve arrestohen 17 shoferë veturash
- Qeveria dënon ashpër aktin vandal të djegies së automjeteve me status diplomatik në afërsi të Ambasadës së Bullgarisë
- “Mjeku rrejshëm” nga Maqedonia pas mashtrimeve, arrestohet në Serbi

