Në rrjetet sociale kanë qarkulluar porosi të qytetarëve të Tearcës, të cilët kanë shkruar postime se “po del që çelësi për formimin e Qeverisë së ardhshme është tek Tearca dhe jo tek BDI e Ali Ahmeti”. Këto porosi janë shoqëruar me thirrjet që duhet bërë mirë kalkulimet se ku duhet të kanalizohet vota më 25 dhjetor gjatë rivotimit në një vendvotim që është vendimtar në këtë komunë.
Author: Rilinda
Gazeta maqedonase “Dnevnik” në artikullin e saj sot ka shkruar se në bazë të kushteve të partive shqiptare, ata dëshirojnë që Maqedonia të shndërrohet në një Maqedoni shqiptare, ose sipas tyre nuk do të ketë fare qeveri. Barazi e plotë për shqiptarët dhe maqedonasit, hyrje në NATO, që nënkupton ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit, ridefinimin e rendit kushtetues, gjuha shqipe te jetë gjuhë e dytë zyrtare, Prokuroria Speciale të qëndrojë kategori kushtetuese, Presidenti i shtetit të jetë shqiptar, kyreminisitër ose Kreytari i Kuvendit. Këto janë disa nga kërkesat e BDI-së, koalicionit “Aleanca për Shqiptarët” dhe koalicionit “Rilindje me BESË”,…
Qarkullimi në rrugën magjistrale Manastir-Resnjë tek lagjja Bair, në Manastir ende është e bllokuar me vendosjen e gurëve, gomave të makinave dhe ndezje të zjarrit në rrugë, informon LAMM Qarkullimi orientohet nëpër rrugët përmes Manastirit.
Në spitalin e qytetit “8 shtatori” nga sot janë mbyllur degët për pulmologji dhe endokrinologji dhe një sallë kirurgjike për digjestive, transmeton TetovaSot. Reduktimi i punës së “8 shtatorit” ashtu si morëm vesh po bëhet për shkak të mungesës së motrave mjekësore. Nga spitali sqaruan se ambulanca pulmologjike dhe endokrinologjike do të punojnë në mënyrën më normale, por se nuk do të hospitalizojnë pacientë. Rastet urgjente dhe pacientët me probleme akute do t`i pranojnë në ambulancën infektive, por edhe atje kapaciteti i krevateve është i kufizuar. Deri më tani në spitalin e qytetit “8 shtatori” kanë punuar gjashtë salla kirurgjike,…
U anulua edhe seanca e tretë gjyqësore kundër kandidatit për deputet të LSDM-së, Pavle Bogoevski. Avokati i tij, Sasho Dukovski, nga arse personale nuk ishte prezent në seancë, që ishte edhe arsyeja e anulimit. Sot, me ftesë të gjykatës, për herë të parë u paraqit edhe përfaqësuesi i prokurorisë shtetërore publike, ndërsa për herë të dytë u paraqit edhe përfaqësuesi nga ministria e kulturës që duhet të tregoje për dëmin e shkaktuar. Bogoevski ngarkohet për shkaktimin e dëmit të fasadës së ministrisë së kulturës gjatë kohës së protestave të Revolucionit të Larmë. Sot në seancë për herë të parë ka…
Pas Vendimit të Gjykatës Administrative që të pranojë një padi, me të cilën anulohet votimi i vendvotimit 2011 në Tearcë në NJZ6, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet të bëjë simulim nëse rivotimi do të ndikojë në rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve më 11 dhjetor. Sipas rregullores së KSHZ-së, votimi do të përsëritet vetëm nëse numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në atë vendvotim në nivel të Njësisë zgjedhore ndikon në rezultatet e përgjithshme. Nëse ka ndikim, rivotimi do të përsëritet 14 ditë pas ditës së zgjedhjeve, respektivisht më 25 dhjetor. Në vendvotimin 2011 në Tearcë në Listën zgjedhore janë…
Gjykata Administrative vendosi që të ketë rivotim në një vendvotim në Tearcë, VMRO-DPMNE do ta bojkotojë rivotimin, ndërkaq Stejt Departmenti amerikan ka dënuar retorikën e disa liderëve. Për momentin askush nuk mund të paragjykojë se çfarë procese mund të prodhojë bojkotimi i rivotimit, shkruan DW në gjuhën maqedonase. “Jemi të shqetësuar për shkak të zmadhimit të tensioneve politike në Maqedoni pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe e dënojmë retorikën nxitëse nga disa liderë partiak, e cila jep leje për sulme të institucioneve demokratike dhe të ambasadorëve të akredituar në Maqedoni”, deklaroi zëdhënësi i Stejt Departamentit Amerikan, Xhon Kirbi. Ai theksoi…
Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë nga gjithsej 10 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Në katër është shkaktuar dëm material. Siç informon për MIA-n inspektori i pavarur në SPB Shkup Dragan Veliçkovski, policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar 26 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, katër shoferë nuk iu kanë dhënë përparësi kalimit të shoferëve në udhëkryq, tre shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, tre shoferë kanë kaluar në të kuqe në dritën e kuqe të semaforit, si dhe 11 shoferë…
Sulejman Mehazi Pasi s’është numri i deputetëve i nevojshëm për ndryshimin e kushtetutës së R. së Maqedonisë, i kotë koalicionimi i partive shqiptare me cilën do qoftë parti maqedonase. Vetëm që do jetë mashtrimi i radhës.Për të fituar të drejtat e barabarta shqiptarët si nga aspekti kombëtar e gjuhësor, poashtu dhe buxhetor e ekonomik duhej ndërruar kushtetuta e kësaj republike. Për t’u ndërruar kjo kushtetutë duhet votuar 2/3 e deputetëve, prej 120 deputetëve duhej votuar 81. Kështu që, matematika e koalicionimit të partive shqiptare me cilin do qoftë parti maqedonase për ndryshim kushtetues është e pallogaritshme, e kotë. 20 deputetë…
LSDM në një reagim me shkrim në deklaratën e Nikolla Todorovit nga VMRO-DPMNE-ja citon se në zgjedhjet e 11 dhjetorit qytetarët votuan ndryshimet, votuan për jetë më të mirë, për paga më të larta, firma më të fuqishme vendore, paratë të kthehen tek qytetarët, institucionet të punojnë në interes të qytetarëve dhe për të drejtat e të gjithëve. “Mbi 600.000 qytetarë deklarua se më nuk ka vend për politikën e Gruevskit, nuk ka krim, nuk ka vjedhje të zgjedhjeve. Republika e Maqedonisë do të ketë Qeveri për të gjithë qytetarët. Proceset demokratike kanë filluar dhe nuk ka kthim pas”, thuhet…
Sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet që të vazhdoje seanca gjyqësore kundër aktivistit të Revolucionit të Larmë dhe kandidat të LSDM-së për deputet, Pavle Bogoevski. Prokuroria e ngarkon për pjesëmarrje në masë që do të kryej vepër penale, gjatë kohës së protestave të Revolucionit të Larmë me çka ashtu si thuhet ka dëmtuar objektin e ministrisë së kulturës. Në seancën paraprake ka qenë i thirrur edhe përfaqësuesi i ministrisë që duhej të tregonte për lartësinë e dëmit, por seanca është anuluar, pasi që mbrojtja ka kërkuar kohë për ta shqyrtuar ekspertizën, të cilën prokuroria e ka dërguar në gjykatë.…
Tahir Hani funksioner i lartë i BDI-së nga Struga, duke folur për rrezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Strugë, e vecanërisht rrezultatin e dobët të BDI-së në vendlinden e tij në Veleshtë ka fajsuar politikën e degës së Strugës të cilë e cilësoi si të gabuar në raport me Veleshtën, njofton Drini.mk Zgjedhjet kadrovike, punësimet por edhe qasja e përgjithshme e degës së Strugës ndaj Veleshtës sipas Tahir Hanit është shkaku që BDI në mënyrë permanente dështon në Veleshtë. Tahir Hani në këtë intervistë në Struga Tv, ka pranuar se ai personalisht nuk ka pasur fuqi politike për të ndikuar në…

