Author: Rilinda

“Nuk duhet të hapen fronte të armiqësive me faktorin ndërkombëtar, por duhet të ketë fokusim në thellimin e miqësive dhe bashkëpunimit për të vazhduar rrugën e integrimit euroatlantik, vlerëson drejtoresha e Institutit për Politikë Evropiane, Malinka Ristevska Jordanova, duke komentuar fjalimin e fundit të kryetarit të OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski drejtuar një pjese të ambasadorëve të huaj në vend. Sipas saj, kjo gjuhë e ashpër është e rrezikshme dhe me pasoja. ‘’Ajo është një porosi shumë e keqe që adresohet deri te Unioni Evropian, te anëtaret e saj dhe deri te institucionet e Bashkimit Evropian, sepse kjo është e papranueshme. Kjo…

Lexo më Shumë

Nga ora 10 në Gjykatën Penale në Shkup janë rezervuar seancat ”Mitmarrja” dhe ”Sopoti”. Në lëndën ”Mitmarrja” është i akuzuar kryetari i LSDM-së Zoran Zaev por ky gjykim anulohet. Lënda ”Sopot” u kthye në rygjikim për këtë vit por Prokuroria Speciale Publike kërkon që ta marr të njejtën. Ky rast daton që nga viti 2003 dhe bëhet fjalë për një eksplodim të një bombe ku humbën jetën 2 ushtarë të NATO-s dhe një civil.

Lexo më Shumë

I pasionuar pafundësisht ndaj regjimit të Nikolla Gruevskit, Kirill Boshkovski, si njeriu i parë i policisë së uniformuar në Shkup është shefi kryesor i stacioneve policore për prishje të rendit publik në llogarinë e tij të Facebook ka kërkuar publikisht dëbimin e ambasadorit të SHBA-së, Xhes Bejli, transmeton TetovaSot. Kiril Boshkovski, tek opinioni maqedonas njihet si polic i cili profesionalizmin e tij i dhe betimin e ka shitur për interesa partiake. Ai në profilin e tij e ka postuar fotografinë e ambasadorit amerikan Xhes Bejli, dhe duke shkruar përbi fotos “Të lutem largohu”.

Lexo më Shumë

Gjykata Administrative sot duhet të shqyrtojë edhe dy padi që i parashtroi Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe një VMRO-DPMNE-ja për vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për negociatat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Gjykata Administrative mbajti dy seanca në të cilat ka shqyrtuar dy padi të tjera të parashtruara nga Koalicioni i kryesuar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në seancën e parë u shqyrtua padia e parashtruar nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja për anulimin e Vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga 17.12.2016. Në seancën e dytë të Gjykatës,…

Lexo më Shumë

Ndërsa gjithë vëmendja ishte tek sulmi terrorist të Berlinit dhe ekzekutimi i ambasadorit rus në Ankara, anarkistët grekë sulmuan në mënyrë të koordinuar mjetet e transportit publik të Athinës. Të mirëorganizuar ata ndaluan dhe më pas zbritën pasagjerët e tre autobusëve që kalonin me rrugën jashtë Politeknikumit të Athinës dhe i vunë zjarrin. Nuk pati të lënduar nga pasagjerët apo shoferët, ndërsa mjetet e transportit publik u dogjën tërësisht. Ndërkohë në të njëjtën kohë një tjetër grup anarkistësh dëmtoi rëndë stacionin e autobusëve me zonën rezidenciale Kifisia të Athinës.

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i qetë, nëpër disa fushëgropa të caktuara do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 12 deri në minus gjashtë, ndërsa e ditës prej pesë deri në 13 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe i qetë me paraqitjen e mjegullave të dobëta. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 11 ndërsa e ditës do të ngjitet deri në shtatë gradë Celsius.

Lexo më Shumë

ROBERT NESIMI Injoroni vajtimet nga brenda e jashtë kinse për humbjen e deputetëve shqiptarë dhe rënien e peshës politike të shqiptarëve. Shqiptarët e Maqedonisë më 11 dhjetor dëshmuan se janë elektorati politikisht më i pjekur në rajon, më tepër se maqedonasit dhe më tepër se shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë. E kjo për një arsye të vetme: Çdo vit tjetër, partitë do ishin turrur vrap për të hyrë në qeveri: sivjet partitë KANE FRIKË të hyjnë në qeveri. Më 11 dhjetor, si asnjëherë më parë, elektorati shqiptar ka krijuar realitet të ri politik: POLITIKANËVE U KA FUTUR FRIKËN NË PALCE…

Lexo më Shumë

Themelimi i një shkolle të mesme në Saraj të Shkupit, nga shtatori i këtij viti, ndarja në dy subjekte juridike të gjimnazit të Tetovës, respektivisht themelimi i Gjimnazit të dytë “7 Marsi”, apo edhe ndarja në subjekte të veçanta të shkollave me mbi dy mijë e tre mijë nxënës, siç ishin gjimnazet e Strugës, Gostivarit dhe Kumanovës, nuk kanë zgjidhur përfundimisht problemin e shkollave shqipe. Me gjithë lehtësitë që kanë sjellë këto shkolla në mbarëvajtjen e përgjithshme të arsimit në Maqedoni, prapë se prapë zgjidhjet sporadike të problemit nuk kanë mjaftuar që të rehabilitohet sa duhet rrejti i shkollave shqipe.…

Lexo më Shumë

Rreth 44 punëtorë në vend në vit humbin jetën në vendin e punës, tregojnë të dhënat e shoqatës për mbrojtje gjatë punës. Ata theksojnë se rreth 85% e punëtorëve nuk i dinë rregullat dhe obligimet që dalin nga ligji për mbrojtje gjatë punës, ndërsa obligimet ligjore punëdhënësit i ndjejnë si presion dhe shpesh i zbatojnë vetëm formalisht, përcjell alsat. “Një fatkeqësi në punë kushton 10 herë më shumë se sa kushton parandalimi. Një fatkeqësi me rrogë mesatare prej 12 mijë denarë që faktikisht nënkupton 21 mijë denarë rrogë bruto, do të nënkuptonte se nëse në periudhë prej tre muajve, nëse…

Lexo më Shumë

Si thuajse çdo vit, gjatë kësaj jave u përsërit fenomeni i bllokimit të perimeve shqiptare nga shteti maqedonas. Në kufirin fqinj, me justifikimin e analizave fitosanitare, u bllokuan dy ngarkesa me një vlerë prej 25 mijë eurosh. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, shprehet gjatë një interviste ekskluzive për Report Tv se veprimi i përsëritur është krejtësisht i papërgjegjshëm, pa baza, dhe për qëllime të dukshme proteksioniste. “Diçka e papërgjegjshme është bllokazhi që po na bën Maqedonia. E maskuar në standardet fitosanitare është një masë haptazi proteksoniste“, u shpreh Panariti.

Lexo më Shumë

Sot në orët e pasdites kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i shoqëruar nga nënkryetari Zeqirija Ibrahimi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Afrim Gashi, është pritur në një takim në rezidencën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga z. Xhejs Bejli. Në takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike, për qëndrimin e BESËS përkitazi me formimin e qeverisë së ardhshme, si dhe për pikëpamjet e BESËS për zgjidhjen e krizës. Me këtë rast kryetari Kasami e ka njoftuar Ambasadorin Bejli për qëndrimet e BESËS përkitazi me qeverisjen e ardhshme, duke theksuar se parakushtet themelore që BESA të diskutojë për…

Lexo më Shumë

Vetëm ambasadorja e Gjermanisë iu përgjigj ftesës së kryetarit të Akademisë së Shkencave, Vllado Kambovski për të debatuar lidhur me periudhën pas zgjedhore dhe sfidat e Maqedonisë drejt integrimit në BE. Ambasadat e tjera të huaja kishin dërguar përfaqësues, por vetë ambasadorët nuk e kishin parë të udhës të vijnë në tryezën e rrumbullakët të ASHAM-it dhe Ministrisë së Jashtme. I pyetur nga gazetarët se përse po e bojkotojnë ambasadorët debatin dhe a ka kjo lidhje me fjalorin e ashpër që kryetari i VMRO DPMNE-së e përdori ndaj tyre, kryetari i ASHAM-it, Vllado Kambovski insistonte se ambasadorët e ftuar po…

Lexo më Shumë