Probleme me kriminelët në Parlament duket se ka edhe Maqedonia, ku rasti është akoma më i rëndë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, nga radhët e partisë së Gruevskit doli deputet edhe një i dënuar për krime lufte kundër shqiptarëve në konfliktin e 2001. Bëhet fjalë për Johan Tarculovski, i vetmi maqedonas i dënuar nga Gjykata e Hagës për luftën e 2001. Ai u zgjodh deputet në njësinë numër dy zgjedhore të Maqedonisë, që përfshin veri-lindjen e vendit, gjithashtu edhe një pjesë të kryeqytetit Shkup. “Ai është heroi ynë dhe ne jemi krenarë që e kemi në radhët tona. Kush më…
Author: Rilinda
Ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov është qëlluar me armë zjarri gjatë një ekspozite arti pamor në kryeqytetin turk, Ankara. Menjëherë mediat kanë publikuar pamjet e para menjëherë pasi ambasadori është qëlluar, ndërsa vrasësi qëndron në këmbë pranë tij. “Ne vdesim në Aleppo, ju vdisni këtu”, është shprehja e autorit të ngjarjes pasi e ka qëlluar. “Karlov është qëlluar me armë zjarri në momentin kur po mbante fjalim”, thotë ambasada ruse në Turqi, duke shtuar se beson se pas sulmit fshihen radikalët islamikë. Gjendja shëndetësore e ambasadorit mbetet mister, por CNN Turk thotë se ai ndodhet në gjendje kritike për…
XHEVDET HAJREDINI Sa i rëndësishëm është numri i deputetëve shqiptar në kuvend, në qoftë se veprojnë si deputetët e BDI-së gjatë gjithë kohës sa janë atje, duke e përfshirë aty edhe liderin e tyre? Cila është “doktrina e shqiptarëve” për të cilën angazhohet BDI-ja, për të cilën do të angazhohen edhe deputetët në kuvend dhe duke ngritur gishtat sipas urdhrit të shefit të grupit parlamentar, i cili vetëm e transmeton qëndrimin e liderit. Si pasojë e rezultatit të këtyre zgjedhjeve, kanoset rreziku që BDI-ja përsëri të “ngjitet” me VMRO-në, njësoj si deri tash, e shantazhuar nga incizimet e përgjuara, me…
Gjykata Administrative sot në një seancë publike do të vendosë për paditë e partive politike mbi vendimet e KSHZ-së. LSDM-ja ka ankimuar refuzimin e katër prej gjashtë ankesave të saj nga ana e KSHZ-së për parregullsi në disa vendvotime në njësinë e gjashtë. VMRO-DPMNE nga ana tjetër ka ankimuar vendimin e KSHZ-së për rivotim në vendvotimin 0396/1 në Gostivar pas konstatimit se një personi i është mohuar e drejta e votës dhe në emër të tij ka votuar një person tjetër. Sipas tyre, rivotimi mund të ndryshojë rezultatin përfundimtar. Analisti Petar Arsovski thotë se pavarësisht ndikimit politik në vendimet e…
Avokati i familjes Iljazi, të cilët muaj më parë denoncuan dhunën e ushtruar mbi djalin e tyre për të cilin pretendojnë se është ushtruar në çerdhe, apelon që Prokuroria Publike të zbardhë sa më shpejtë këtë rast. Avokati Goran Zarovski thotë se ka argumente të mjaftueshme që dëshmojnë në pretendimet e familjes. “Apelojmë deri në Prokurorinë publike që ky rast sa më shpejtë të zgjidhet dhe të ketë përmbyllje të të gjithë kësaj situate të palakmueshme. Pasur parasysh edhe atë se deri më tani është bërë edhe ekspertizë, edhe janë marrë deklarata nga shumë persona, si dhe të dëmtuarit, konsiderojmë…
Fjalimi i liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski para KSHZ-së i cili akuzoi ambasadorët, është i papërshtatshëm vlerëson akademiku Vllado Kambovski. Ai megjithatë shtoi se deklarata e tillë është dhënë nga pozita partiake. “Në qoftë se do të ishte dhënë nga ndonjë organ shtetëror apo përfaqësues i ndonjë organi shtetëror do ta gjykoja, por ajo është dhënë në funksion të qëndrimeve partiake, ndërsa puna ime nuk është që të gjykoj pozicione partiake”, deklaroi akademiku Vlado Kambovski. Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në fjalimin e tij para KSHZ-së të shtunën mbrëma tha se disa ambasadorë kanë filluar shumë të përzihen në politikën…
Askush dhe asgjë nuk mund që të ndaloj në rrugën e proceseve të nisura demokratike në Maqedoni, thuan nga LSDM-ja. “Askush dhe asgjë nuk mund që të ndaloj në rrugën e proceseve të nisura demokratike në Maqedoni. Tentimi i Nikolla Gruevskit që përmes pres konferencës së Nikolla Todorovit që të kryej presion ndaj Gjykatës Administrative është një dëshmi se në çfarë panik gjendet Gruevski nga ndryshimet që po vijojnë. Kemi treguar se koha e politikanëve si Gruevski ka përfunduar. VMRO-DPMNE tashmë është opozitë, shumica e qytetarëve kanë zgjedhur ndryshime. Institucionet, duke e përfshirë edhe Gjykatën Administrative janë të obliguara që…
Dalja në skenë e shumë partive politike në veçanti te blloku shqiptar erdhi si paknaqësi nga disa parti politike që gjatë gjinden në skenën politike në vend. Me këtë u bënë edhe shumë koalicione të partive dhe populli shqiptar kishte mundësinë më shumë se asnjëherë që të votoj për njërën nga partitë e shumta. Nga këtu vihet dilema se vallë është e mundur që partitë e ashtuquajtura parti të vogla të shkrihen në një parti të vetme. Sipas analistëve një qasje e tillë është e mundur. Në një analizë në lidhje me atë se a është e mundur që partia…
Deklarata e VMRO-DPMNE-së edhe njëherë tregoi se Komiteti Ekzekutiv edhe ai i drejtuesve të partisë iu është me rëndësi vetëm që ta shpejtojnë lëkurën e tyre, dhe jo interesat e popullit, komentoi profesori universitar Jove Kekenovski. “Me deklaratën ata dëshmuan se janë të gatshëm të shkojnë deri në fund, duan që ta frikësojnë popullin që ta realizojnë qëllimin e tyre, shpëtimin e të ardhmes së parashikueshme të tyre. Janë të gatshëm që të nisin luftë vëlla vrasëse vetëm për një grup të njerëzve që na kanë gënjyer dhe vjedhur për 10 vite”, deklaroi Kekenovski. Profesori Kekenovski vlerësoi se deklarata me…
Nga lumi Vardar, afër urës së kalimtarëve “Syri” në Shkup, dje në mesditë është nxjerrë trupi i pajetë i një mashkulli, kumtoi policia. Shkupjani S.B. dje në orën 12:18 në polici ka paraqitur se rreth orës 12, derisa ka peshkuar në kejin e lumti Vardar ndërmjet Urës së Gurit dhe urës së kalimtarëve “Syri” ka vërejtur se si uji bartë një trup mashkulli, i cili ishte ngujuar në gurët afër urës “Syri”. Ekipi i Brigadës për mbrojtje zjarrfikëse nga uji e ka nxjerrë trupin. Bëhet fjalë për trup mashkulli i moshës ndërmjet 55 deri 70 vjeç. Nga Ndihma e Shpejtë…
Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e prezantimit medial në seancën e sotme i shqyrtoi raportet për radiodifuzerët rajonalë dhe lokalë. Në seancë, katër e anëtarët e pranishëm vendosën të mos ngriten procedura penale për asnjë nga radiodifuzerët. Disa anëtarë parashtruan vërejtje për balancimin në raportimin e një pjese të mediave, por në fund njëzëri u vendos t’i propozohet Agjencisë për media të mos ngriten procedura penale.
Një grup ndërkombëtar për lirinë e shtypit tha se numri i gazetarëve të vrarë në punë ka rënë në vitin 2016, krahasuar me nivelet rekorde të viteve të mëparshme, shkruan REL. Në raportin e lëshuar të hënën, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se së paku 48 gazetarë janë vrarë nga 1 janari deri më 15 dhjetor të vitit 2016, krahasuar me 72 të vrarë më 2015. Komiteti, megjithatë, shtoi se është duke hetuar vdekjet e së paku 27 gazetarëve të tjerë, për të përcaktuar nëse ato kanë qenë të lidhura me punën. Drejtori ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e…

