Avokati i familjes Iljazi, të cilët muaj më parë denoncuan dhunën e ushtruar mbi djalin e tyre për të cilin pretendojnë se është ushtruar në çerdhe, apelon që Prokuroria Publike të zbardhë sa më shpejtë këtë rast. Avokati Goran Zarovski thotë se ka argumente të mjaftueshme që dëshmojnë në pretendimet e familjes.
“Apelojmë deri në Prokurorinë publike që ky rast sa më shpejtë të zgjidhet dhe të ketë përmbyllje të të gjithë kësaj situate të palakmueshme. Pasur parasysh edhe atë se deri më tani është bërë edhe ekspertizë, edhe janë marrë deklarata nga shumë persona, si dhe të dëmtuarit, konsiderojmë se ka bazë për procedurë penale si ndaj Cerdhes ashtu dhe ndaj personit përgjegjës së çerdhes, dhe edukatoreve”, deklaroi avokati Goran Zarovski. Zafirovski tha se në rast të refuzimit nga ana e Prokurorisë Publike, atëherë do të ngrenë padi penale privatisht.
“Në situatën konkrete , përvec se të presim rezultat prej Prokurorisë Publike, gjegjësisht nëse Prokurori do ta pranojë apo jo, në këtë periudhë kohore jemi në status Quo. Derisa prokurori do ta hedhë poshtë me vendim, fillimisht ne do të dërgojmë ankesë deri në Prokurorinë Publike, e më pas do të vazhdonim me akt privatisht”, tha Zafirovski, shkruan alsat.
Më tre nëntor, prindi të miturit Astrit Iljazi denoncoi rastin përmes një video të filmuar nga vetë ai, ku në trupin e vogëlushit vëreheshin shenja të rënda dhune. Një javë më pas Instituti i Mjekësisë Ligjore Publikoi rezultatet e ekspertizës ku thuhej se plagët në trupin e vogëlushit ishin shkaktuar nga ndonjë mjet i fortë në trup, nga goditje apo rrëzim. Pas publikimit të këtyre rezultateve çerdhja ‘Fidani’ e cila akuzohej nga prindërit, kërkoi që rasti të zbardhet në mënyrë institucionale, dhe në rast të fajësisë, e njëjta do t’i ndërmerr të gjitha masat ligjore.
Nga Prokuroria Themelore Publike njoftuan se me urdhër të Prokurorit Publik kompetent në mënyrë intensive po ndërmarrin veprime për të zgjidhjen e rastit.
Data 30.06.2025
Aktuale
- A do t’i heqë DASH “non gratën” Berishës? Flet ish-zyrtari i lartë i SHBA: Programi i sanksioneve ka disa probleme kyçe! Kreu i PD u ndëshkua pa prova
- Doktor Art Zylbeari zgjidhet kryetar i FR-BDI për Tetovën
- Aksion antidrogë në Strumicë
- “Mbi 6 mijë vende të lira pune”-Blendi Gonxhja tregon hapat si bëhen aplikimet: Qindra pozicione të disponueshme për të gjitha nivelet arsimore
- Në Shkup mblidhen liderët e BE-së dhe BP-së
- “Edhe sikur të vdes, nuk i heq”- Bariu nga Lazarati zapton kullotat e gjithë fshatit! Banorët e denoncojnë në “Tak Fak”
- Ahmeti: Regjistrimi ishte në kuadër të marrëveshjeve, shqiptarët nuk do të ndahen asnjëher!
- EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës