BDI nuk sqaron pozicionin e saj nëse do të koalicionojë me Gruevskin edhe pas retorikës së tij anti NATO dhe BE të intensifikuar ditëve të fundit. Zëdhënësi I BDI-së Bujar Osmani, thotë se kjo parti mbetet e rreshtuar përkrah faktorit ndërkombëtar por nuk përgjigjet nëse kjo do të thotë se heqin dorë nga formimi i qeverisë me partnerin e deritanishëm, raporton Alsat-M. “Ne nuk kemi partner strategjik te partitë maqedonase, adresa jonë për bashkëpunim janë pesë zotimet të cilat i kemi parashtruar që në fushatë parazgjedhore. Ne mbetemi në qëndrimin se gjithçka e mirë që i ka ndodhur këtij shteti…
Author: Rilinda
Pas rrëzimit të fundit të ankesës së LSDM-së nga KSHZ-ja kanë shpërthyer edhe komentet në rrjetet sociale. Në rrjetin social, Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja ka shkruar se tani vijon mandati i Nikolla Gruevski dhe formimi i qeverisë stabile. “Lëvizja në drejtimin e duhur, edhe një hap për të konfirmuar vullnetin e popullit dhe fitoren e VMRO 51:49 LSDM! Pastaj 1. Mandat për Gruevskin! 2. Konstituimin e Kuvendit! dhe 3. Formimin e qeverisë së qëndrueshme të fituesve të zgjedhjeve! Të jetojë Maqedonia!”, shkruan ai në facebook.
Me Ohrin dhe me fotografinë e “Shën Jovan Kaneos” filloi artikulli në Vog, i cili këtë herë rekomandon gjashtë destinacione të Ballkanit që duhet të vizitohen vitin e ardhshëm, njofton MIA. “Mirë se erdhët në Ohër, Maqedoni, qyteti i përkryer, plot me bukuri në Botën e vjetër, të vendosur në bregun e Liqenit brilant të Ohrit. Kjo trashëgimi botërore e UNESKO-s gjendet në udhëkryq, midis tre parqeve nacionale, duke tërhequr turistë, alpinistë dhe njerëz të cilët kërkojnë pushim. Banorët lokalë shëtisin nëpër rrugët me gurë, ndërsa kanoet enden në ujërat e liqenit të cilat luhaten. Ohri është vend ideal për…
Një djalë 17 vjeçar herët në mëngjes ka marrë lëndime të rënda trupore kur ka rrëshqitur nga shkëmbi i Kodrës së Diellit, derisa dje atje gjatë rrëzimit në humnerë është lënduar një grua 34 vjeçare. Personat për mjekim në Shkup u transferuan me helikopter. Policia kumtoi se herët në mëngjes në orën 01.35 minuta në Stacionin policor të Kodrës së Diellit, D.B. nga Shkupi ka paraqitur se në orën 1.15 përmes telefonit i është paraqitur një alpinist i cili me edhe dy alpinistë të tjerë lëvizte drejt Majës së Titos, me ç’rast ndodhi incidenti në të cilin 17 vjeçari nga…
Përfaqësuesi I Aleancën për Shqiptarët Muhamet Ismaili, ka pohuar se vota e shqiptarëve e derdhur në konton e LSDM, ka ndikuar që të ulet numri I deputetëve shqiptarë, dhe në këtë mënyrë të ulet çmimi I shqiptarëve në Maqedoni. Sipas tij, shqiptarët tani në këtë cikël kanë pas opsion politik, dhe kanë pasë oferta dhe alternative politike për shqiptarët, për atë qëllim dolën në skenë këto parti politike, vetëm e vetëm që mos të thonë shqiptarët se nuk kishim kënd ta votojmë. Sipas Ismailit, LSDM nuk është subjekt politik I cili do të mund të kujdeset për 4 vite për…
Ish deputetja e BDI-se pas një interviste në emesionin 360 shkallë në televizionin ALSAT-M, sot ajo ka postuar një postim në facebook ku tregon se është e kërcënuar nga persona ende të panjohur. Ja postimi i saj i plotë në facebook: “Kercenim, frikesim, shantazh, apo mesazh qe ta mbyll gojen? Ju mund te vazhdoni te theni edhe xhamat tjera te makines time, mund te me dergoni pa ndalur mesazhe kercenuese, mund te vazhdoni me thirrjet anonime pas mesnate, mund te vazhdoni te beni skenare kunder meje… kjo nuk e ndryshon realitetin politik – se ju jeni asgje me shume pos…
Murtezani: Ali Ahmeti mezi arriti ta shpëton kësaj herë BDI Orhan Murtezani nga Lëvizja Besa në emisionin “Studio e Hapur” në gjuhën shqipe I cili emitohet në tv nova, ka pohuar se rezultati I Lëvizjes Besa nuk duhet të shihet si senzacion por si rezultat real dhe I pritshëm. Murtezani ka pohuar se rezultatet e lëvizjes Besa mund të lëvizin për të mirë, dhe në rritje të numrit të deputetëve. Përfaqësuesi politik I Lëvizjes Besa, poashtu ka pohuar se subjekti I tij politik në këto zgjedhje ka vendosur një standard të ri, sepse pikërisht Lëvizja Besa gjatë fushatës zgjedhore ka…
LSDM-ja ka reaguar pas refuzimit të gjithë ankesave të saj nga ana e KSHZ-së. Nga LSDM thonë se me vendimet që i solli KSHZ-ja, tregoi se nuk është në nivel serioz të punës që e ka në lidhje me të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. “Institucionet e shtetit duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve dhe t’a respektojnë vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë. Për kundër gjithë asaj që ndodhi, disa punë janë të qarta: qytetarët zgjodhën jetë, dhe ata ndryshime tanimë po ndoshin, nuk ka më vend në politikë për persona si Nikolla Gruevski, dhe OBRM-PDUKM po shkon në opozitë”,…
Thirrjet e djeshme ultranacionaliste dhe antiperëndimore përballë KSHZ-së nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dëshmojnë edhe orientimin më të saktë politik të VMRO DPMNE-së si parti, por edhe të qeverisë që ai ka drejtuar bashkë me BDI-në. Partia e njeriut që qeverisi deri më tani, i prirë nga politika diskriminuese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, me gjuhën e përdorur ndaj ambasadorëve të shteteve mike, siç është gjuha e përdorur ndaj ambasadorëve të SHBA-ve dhe të BE-së, dëshmon se Nikolla Gruevski është orientuar në politika që më së paku kanë për qëllim të ardhmen e ndritur të qytetarëve dhe perspektivën e tyre…
Për ta përmirësuar gjendjen ekonomike, së pari, kërkohet vullnet politik, së dyti procesi duhet të marrë viktima. Duhet dikush ose te gjithë në t’i shtrëngojmë dhëmbët që të krijojmë platformë për sukses më të madh. Kështu është shprehur në intervistën javore të REL, profesori Nikolla Popovski.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Në këtë takim, kryeopozitari ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të forcave politike shqiptare në Maqedoni, gjë që do të ndikonte në avancimin e të drejtave të shqiptarëve atje, në realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të papërmbushura të “Marrëveshjes së Ohrit”, e në veçanti çështjen e gjuhës. Kryetari i Partisë Demokratike shprehu bindjen se, përfshirja e shqiptarëve në qeverisjen e ardhshme të Maqedonisë duhet të garantojë zbatimin e “Marrëveshjes së Ohrit” dhe respektimin e plotë të lirive, të drejtave dhe barazisë…
Vijon afati prej 24 orëve për padi rreth vendimeve të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ). Sipas parajmërimeve, është pritur mbrëmë që shërbimi juridik i KSHZ-së t’i hartojë dhe t’ua dorëzojë partive dhe koalicioneve vendimet për 13-të ankimimet e BESË-s dhe të LSDM-së për të cilat tashmë është marrë vendim. KSHZ-ja sot do të marrë vendim për ankimimin e fundit të Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja njëherit edhe i fundit për procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjykata Administrative, ka afat prej 48 orëve pas pranimit të padive që të marrë vendim. Vendimin duhet në afat prej 24 orëve ta publikojë…

