Rijadi, 18 vjeçari nga Llopati i Kumanovës dëshiron që të sheh botën sikur moshatarët e tij. Nga mosha 1 vjeçare mbi 90 për qind ka humbur shikimin. Edhe pas 5 operacioneve, nuk kishte rezultate, ndërsa tani rrezikon ta humbë të gjithë shikimin, njofton televizioni 21. “Tash duhet ta kryej edhe një operacion tjetër, kanë thënë operacionin e fundit kur e kam kryer ta bëj edhe një për ti ndërruar thejrrësat brenda, sepse kur i kisha 5 vjet më kan vendosur thjerrëza”, u shpreh Rijad Sulejmani. Mes lotëve të nënës së Rijadit ka pak shpresë, se djalit të saj një ditë…
Author: Rilinda
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, por i ftohtë. Gjatë ditës do të ketë re të pakta me dhe do të fryejë erë e dobët nga drejtimi veri-perëndimor. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -13 deri -3, ndërsa ato ditore prej 4 deri 10 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të jetë mot i ngjashëm ne temperatura ditore deri 8 gradë celsius.
Të mos lejojmë asnjë lloj provokime sidomos nga ata që për dhjetë vite shkatërruan Maqedoninë, koha e tyre kaloi, shkruan lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook. “Institucionet punën e tyre duhet ta kryejnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Nga vendimet e KSHZ dhe Gjykatës themelore nuk varet se kush do të formojnë Qeverinë, por janë të rëndësishme e vërteta dhe faktet. Qytetarët me shumicë votash, më shumë se 600 mijë votuan për ndryshime. Ndryshimet do të ndodhin pa parë parasysh se sa rëndë i vjen VMRO-së që ta pranojë këtë. Ndryshimet janë të mira…
Protestuesit e VMRO-DPMNE janë shpërndarë në mbrëmje të gjithë, pasi që lideri i kësaj partie Nikolla Gruevski ka mbajtur fjalim dhe pasi që është shqiptuar vendimi i fundit i KSHZ për anulimin e ankesës së LSDM. Pas shpërndarjes së tyre kjo ka ngelur në hapësirën pranë ndërtesës së KSHZ.
Azam DAUTI Tashmë, në Maqedoni dhe më gjerë, temë kryesore është kush do të formojë qeverinë, si dhe cilat parti do ta përbëjnë atë?! Në shikim të parë numrat e deptutetëve (VMRO 51, LSDM 49, BDI 10, BESA 5, Aleanca 3 dhe PDSH 2) nuk i japin komoditeti asnjërës palë. Mirëpo, në aspektin e platformave politike, është shumë e qartë, se kush me kë duhet ta bëj qeverinë. Pra, nëse janë platformat politike, ata që i bashkojnë subjektet politike, nuk ka dilemë se koalicioni qeveritar është shumë i qartë dhe proevropian. Mirëpo, duke pasur parasysh që në shqyrtimin e ankesave…
Anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi, i propozuar nga BDI-ja, dal ngadal po e tejkalon me skandale Filip Petrovskin. Gazetarë të cilët e kanë përcjellë seancen e sotme të KSHZ-së janë habitur kur Jakupi ka kërkuar nga një grua shqiptare që mos të flasë shqip por maqedonisht. “Fol maqedonisht, a nuk din të flasësh maqedonisht”, i është drejtuar Jakupi asaj. Kjo kërkesë e Jakupit është transmetuar edhe në transmetimin direkt që ka shkuar nga seanca.
“Shqiptarët e Kosovës duhet ta dinë dhe mos të kenë iluzion se Ali Ahmeti paraqet ndonjë agjendë kombëtare në Maqedoni. Ai ka përfunduar me agjendën kombëtare që moti. Tani ai është ploësisht në shërbim të interesave serbo ruse nëpërmes Gruevskit në Maqedoni”, kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi në intervistën Saktë. Sipas tij, BDI ka bërë çdo gjë që ka mundur, edhe përmes anëtarit të saj në KSHZ që mos të zbardhen rastet e keqpërdorimeve dhe manipulimeve zgjedhore. Mospranimi i ankesave të Lëvizjes BESA ku janë evidentuar shkelje të rënda të procesit zgjedhor, ka ndikuar…
Pothuajse në fund të gjysmëvjetorit të parë nxënësit ndjekin mësimin pa tekste shkollore në disa lëndë në dy shkollat e mesme të Strugës, “Ibrahim Temo” dhe “Niko Nestor”. Zëvendësdrejtori i “Niko Nestor” thotë se përballen me problem serioz duke marrë parasysh faktin se në shkollën e tyre arsimohen pro°le profesionale në më shumë drejtime. Edhe nga shkolla “Ibrahim Temo” kon°rmojnë se edhe më tutje nuk kanë marrë tekste shkollore për disa lëndë, ndërsa në mënyrë plotësuese pajisjet mësimore për gjuhën angleze „Problem plotësuese për arsimin e mesëm në Strugë është zvogëlimi i bllok-dotacioneve që i marrin nga shteti. Në vitin…
Vazhdon përzgjedhja e kuadrove maqedonas në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, pavarësisht se mbi 95% e studentëve të regjistruar janë shqiptarë. Si bartës në lëndën. “Teoritë e sistemeve sociale”po përgatitet një kandidat maqedonas i cili ka doktoruar në sistemet sociale. Nga burime brenda këtij universiteti mësojmë se UNT po planiÞkon të merr profesor edhe për lëndën e gjuhës angleze i cili mungon pothuajse në çdo program studimorë. Si kandidat potencial për të ligjëruar këtë lëndë në UNT, jo zyrtarisht është një kandidat nga Kërçova i cili për momentin është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Tiranë dhe atje punon si…
Po të ketë minimum moral në BDI, do dilni e do të thonin: ne morëm 85.000vota 10 mandate dhe i humbëm zgjedhjet, ndërsa opozita e ndarë gjithsej morën 125.000 vota 10 mandate. Opozita ka mandatin për të negociuar për qeverinë e re, ndërsa BDI duhet ta mbështesë. Ka shkruar ne profilin e facebook Azbi Nuredini
Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) në vazhdimin e sotëm të seancës, në të cilën debaton rreth ankimimit të fundit për zgjedhjet më 11 dhjetor, vendosi që në marrje plotësuese në pyetje të ftohen Këshilli zgjedhor nga vendvotimi 2011 në Tearcë, anëtarët e Komisionit komunal zgjedhor dhe vëzhguesi nga LSDM-ja, i cili ka shënuar vërejtje në procesverbalin pas votimit, në çka është bazuar ankesa. Gjithashtu, duhet të sillet edhe gjithë materiali i besueshëm dhe jo i besueshëm, si dhe ditarin e punës në këtë vendovitim në NJZ6. Mes tjerash duhet të gjendet edhe procesverbali numër 15 nga vendvotimi 2011 në Tearcë, i…
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni ka reaguar ashpër ndaj brohoritjeve para KSHZ-së, të cilat i ka vërejtur mbrëmë gjatë protestave të anëtarëve të OBRM-PDUKM-së. Nga Komiteti i Helsinkit këto thirrje i cilësojnë si gjuhë të urrejtjes dhe bëjnë apel që institucionet kompetente të marrin masa dhe t’i ndalojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga Komiteti i Helsinkit njoftojnë se nga të pranishmit në protesta që janë fytyra publike, u dëgjuan edhe thirrje për urrejtje dhe mostolerancë si: “Qose është gjallë!” dhe thirrje tjera nga protestuesit. Nga ky komitet thonë se në thirrjet e protestuesve është mundur të…

