Author: Rilinda

Edhe pse projekti i Bashkimit Evropian është vënë në dyshim, nëse BE e vazhdon jetëgjatësinë e vet, Shqipëria mund të hyjë në union diku nga viti 2025. Ky është parashikimi i revistës “Politico”. Ka qenë kjo medie, e cila ka dhënë parashikimin, në artikullin me titull: “Gara për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”. Sipas parashikimit të “Politico”, Shqipëria nuk hyn në BE përpara vitit 2025. Ndërkaq, për vendet e tjera është dhënë ky parashikim: Mali i Zi nuk hyn në BE përpara vitit 2027, Serbia nuk hyn në BE përpara vitit 2027, Bosnja nuk hyn në BE përpara vitit 2027,…

Lexo më Shumë

Suljeman Mehazi Të “nderuar” udhëheqës shqiptarë, ju, të pamoralshëm e pa fije ndjenjash kombëtare, ju, mund të krijoni pashallëqe me Gruevskin, po ta dini se kurrë popullin se keni me vete, do ju denojmë rëndë në të ardhmen. Kot e keni, ju ka mallkuar populli për të bëmat e juaja korruptive e skandaloze, punët e juaja të pista ju detyrojnë që ta përkrahëni VMRO-në; e dimë, e kemi të qartë pse kjo përkrahje fanatike e juaj ndaj Gruevskit. Fati i juaj varet prej tij, nëse Gruevski e klika e tij burgoset dhe ju do burgoseni, ju ka mbetur sharra në…

Lexo më Shumë

Gjykata administrative qysh para gjashtë muajve e ka prishur vendimin për lustrimin e ish ambasadorit dhe ministrit Gjorgji Spasov, ndërsa avokati i tij ka qenë i njoftuar për këtë gjë dje. “Në arsyetimin e vendimit, Gjykata Administrative përmend se vendimi i Komisionit për lustrimin e ish ministrit të drejtësisë dhe ambasadorit Gjorgji Spasov prishet për shkak të gjendjes faktike jo të plotë dhe të gabuar dhe aplikimit të gabuar të drejtës materiale. Gjendja faktike është e vërtetuar në mënyrë të gabuar dhe e njëjta është e bazuar në dëshmi jo relevante”, thuan nga gjykata.

Lexo më Shumë

Qindra mbështetës të partisë maqedonase në pushtet VMRO DPMNE-së të drejtuar nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, po protestojnë përpara Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Komisioni po shqyrton ankesat e parashtruara nga partia maqedonase në opozitë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, për parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve dhe veçanërisht për procesin e numërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. “Planifikojmë të qëndrojmë këtu derisa anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të mos i verifikojnë rezultatet e fitores së VMRO DPMNE-së me dy deputetë në epërsi kundrejt LSDM-së”, është shprehur një nga protestuesit e sotëm para KSHZ-së. Ndryshe…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë kumtoi se vepron në mënyrë aktive rreth të gjitha lëndëve të ndërlidhura me parregullsitë zgjedhore, të cilat janë formuar në periudhën parazgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve. Në këtë drejtim ProkuroriaThemelore Publike – Gostivar pas thashethemeve ka formuar lëndë dhe për akuzat e parashtruara në seancën e djeshme në Komisionin shtetëror zgjedhor për votim në vendvotimin 0396/1 në Gostivar, për pohim të një personi se nuk i është mundësuar e drejta e votimit sepse dikush ka votuar në emër të saj. Prokurori kompetent, i verifikon akuzat e votueses në lidhje me pohimet e dhëna,…

Lexo më Shumë

Vijon afati prej 24 orëve për padi rreth vendimeve të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ). Sipas parajmërimeve, është pritur mbrëmë që shërbimi juridik i KSHZ-së t’i hartojë dhe t’ua dorëzojë partive dhe koalicioneve vendimet për 13-të ankimimet e BESË-s dhe të LSDM-së për të cilat tashmë është marrë vendim. KSHZ-ja sot do të marrë vendim për ankimimin e fundit të Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja njëherit edhe i fundit për procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjykata Administrative, ka afat prej 48 orëve pas pranimit të padive që të marrë vendim. Vendimin duhet në afat prej 24 orëve ta publikojë…

Lexo më Shumë

Të burgosurit e dënuar për krime të rënda, me dënime prej 15 vjet burg dje në mbrëmje kanë kidnapuar rojtarin dhe e kanë përdorur atë për të shpëtuar nga burgu i Idrizovës. Raportohet se të burgosurit arritën t’ia marrin armën zyrtare mbikëqyrësit dhe e kanë detyruar të del me ta jashtë. Pastaj me automjet mbikëqyrësi i ka dërguar në fshatin Nerez nga ku edhe janë humbur gjurmët. Rastin e ka konrmuar drejtori i burgut dhe policia e cila sot dha deklaratë të shkurtër se tek ta është denoncuar arratisja nga burgu më i madh në shtet. Më shumë detaje askush…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së janë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të Lëvizjes BESA, për ta përfituar këtë subjekt si partner koalicioni, thonë për Gazetën Lajm burime partiake. BESA është subjekt i preferuar jo vetëm për shkak të rezultatit të madh zgjedhor që shënoi më 11 dhjetor, por edhe për shkak se sipas vlerësimeve të dy subjekteve kryesore maqedonase BESA pas zgjedhjeve të ardhshme me këtë trend të ngritjes do të jetë partia më e madhe te shqiptarët. “Çmimin e Lëvizjes Besa e rrit edhe fakti se udhëheqësia dhe deputetët e sajë nuk mund të shantazhohen nga parti tjera…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës Qendër të Bashkisë së Shkupit, Andrej Zhernovsi, është deklaruar për fillimin e procesit gjyqësor për rastin e sulmeve ndaj tij dhe komunës që ai udhëheq. Në këtë rast, të akuzuar janë ish-funksionarët e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe një këshillëtar i OBRM-PDUKM-së. Rasti njihet si ”Shuplakat për Zhernovskin”. Ai thotë se nuk duhet të ketë zhgënjim në radhët e opozitës, pasi që Gruevski dhe të tjerët janë në gjyq për dhunë në komunën Qendër. Zhernovski konsideron se dëshmitë janë mjaftë të fuqishme kundër Gruevskit dhe të tjerëve, duke pritur që të përballen me dënime. Zhernovski shtonë…

Lexo më Shumë

Ish ambasadori i BE-së Ervan Fuere është shprehur se Nikolla Gruevski pas problemeve që i solli popullit nuk meriton të jetë kryeministër i vendit. Fuere ka shtuar se Vmro është kundër reformave urgjente, andaj diskualifikohet që të udhëheqë me vendin.

Lexo më Shumë

sh gjenerali i Policisë së Maqedonisë, Goran Stojkov lirohet nga burgu. Ai në rastin “Spiun” u dënua me 9 vjet burg dhe me gjykimin e Gjykatës së Apelit dënimi i tij është zvogëluar në 3 vjet dhe 3 muaj burg. Në rastin “Spiun” janë dënuar 17 persona për spiunazh, grabitje dhe shantazh. Ata theksuan se bëhet fjalë për rast të montuar. Prokuroria Speciale Publike këtë vjeshtë e mori përsipër rastin.

Lexo më Shumë

Me rikthimin e anëtarëve të KSHZ-së për të shqyrtuar ankesat e LSDM-së para këtij institucioni sërish janë mbledhur simpatizantë të VMRO-DPMNE-së për të mbrojtur siç thonë ata toren e kësaj partie në zgjedhjet e së dielës. Të njëjtit tanimë kanë sjellur edhe drunj për t’u ngrohur, që do të thotë se përgatiten të rrinë para KSHZ-së derisa KSHZ të mbaroj me shqyrtimin e ankesave. Seanca e djeshme e KSHZ-së ka zgjatur deri ne orën 3 e gjysmë të mëngjesit të sotëm.

Lexo më Shumë