Author: Rilinda

Sot në Gjykatën Penale duhet të fillojë gjykimi për dhunën e porositur ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, që e ka hapur Prokuroria Speciale Publike (PSP), ku të akuzuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski. Më 15 shtator të këtij viti, PSP, ngriti akuzë kundër Gruevskit, Janakieskit dhe tre personave tjera të cilët ngarkohen për porositjen e dhunës ndaj kryetarit të Komunës Qendër. Padi penale është dorëzuar edhe për 9 persona tjerë për kryerjen e dhunës së porositur në korrik të vitit 2013. Sipas PSP-së, i akuzuari…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit sot do të prezantojë Plan për përmirësimin e cilësisë së ajrit ambiental në rajonin e Shkupit, Planin afatshkurtër për cilësinë e ajrit në rajonin e Shkupit dhe Kadastrën e integruar të ndotësve të mjedisit jetësor në qytetin e Shkupit. Në prezantim do të merr pjesë edhe kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, ndërsa janë ftuar edhe të gjithë 17 kryetarët e komunave në rajonin planor të Shkupit, të cilët kanë kompetenca në sferën e mbrojtjes së ajrit nga ndotjes.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ora tre e gjysmë të mesnatës ka ndërprerë diskutimin publik për parashtresat e ngritura nga partitë politike për zgjedhjet e mbajtura më 11 dhjetor. Vazhdimi i seancës së planifikuar gjatë ditës së sotshme. Mbrëmë rreth orës 22 dhjetëra aktivistë të OBRM-PDUKM-së kanë protestuar para selisë së KSHZ-së në Shkup, të nervozuar me diskutimim për verifikimin e vendvotimeve. Kujtojmë se dje Lëvizja Besa ka reaguar pas refuzimit të ankesave të saj nga ana e KSHZ-së, në lidhje me parregullsitë që ajo i kishte dorëzuar për disa vendvotime në njësinë e gjashtë zgjedhore gjatë ditës së zgjedhjeve.…

Lexo më Shumë

Për mua është e qartë, siç është e qartë edhe për qytetarët e Maqedonisë se nuk ka absolutisht asnjë argument ligjor për këto ankimime që janë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, theksoi drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov të, i cili ishte mysafir në lajmet e televizionit Sitel, transmeton TetovaSot. “Jo rastësisht them reinxhienieri, sepse ka indikacione serioze se ka qenë inxhinieri serioze në ditën e zgjedhjeve, këtë e konfirmojnë edhe rastet në Koçani, ku anëtarët e LSDM-së kanë punuar për ryshfet të votuesve dhe raste të konfirmuara në Strumicë, ku gjithashtu kishte vepër penale, këtë e…

Lexo më Shumë

Qindra persona mbështetës të VMRO-DPMNE-së janë duke protestuar në këto momente përpara objektit të KSHZ-së ku po shqyrtohen ankesat e LSDM-së. Protestuesit bëjnë thirrje nacionaliste dhe anti shqiptare. Ata brohorasin, “Shqiptarët po e caktojnë fatin e Maqedonisë”, “Mjaft i mbrojtët shqiptarët”. Protestuesit gjithashtu kërkojnë “që të mos ju ngelet mundësia shqiptarëve për të vendosur për fatin e Maqedonisë”. Në vendngjarje vërehet numër i madh i forcave policore. Po dëgjohen thirrje “Maqedoni, Maqedoni” , “Hajdutë” dhe thirrje tjera. Ndërsa në kore kanë vazhduar edhe këngët patriotike. Shumica prej tyre janë përkrahës të VMRO-DPMNE, edhe pse ata nuk po mbajnë flamuj partiak.…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri tani ka refuzuar dy ankesa të LSDM-së për vendvotimet në komunën e Tearcës, në zonën e gjashtë zgjedhore. Ankimimet për këto vendvotime kanë të bëjnë me të dhënat e pretenduara dhe mospërputhje me numrin e votuesve të shpërndarjes së votave, transmeton TetovaSot. KSHZ do të vendosë edhe mbi pesë ankesat e mbetura të paraqitura nga LSDM-së, dhe një nga Lëvizja BESA. Për momentin seanca e KSHZ-së është ndërprerë për shkak të protestës së VMRO-DPMNE-së para selisë së KSHZ-së.

Lexo më Shumë

Serbia në kundërshtim me marrëveshjen ndërkombëtare ka filluar t’i kthejë në drejtim të Maqedonisë emigrantët të cilët për një kohë më të gjatë nuk mund të kalojnë nga territori serb në Hungari dhe në Kroaci. Vetëm në muajin nëntor janë kthyer 1.150 persona. Në pranverë me rritjen e temperaturave pritet të rritet fluksi refugjatëve. “Ata njerëz janë lodhur maksimalisht. Atë që ne mund ta bëjmë për ata është t’u japim një përgjigje humane në këto momente, por në asnjë situatë nuk mund t’i pranojmë në kampe”, u shpreh Goran Stojanovski, udhëheqës i kampit në Tabanocë.

Lexo më Shumë

Kreu I LSDM-së Zoran Zaev, sot nga qyteti I Manastiri bëri thirrje për qetësi deri sa institucionet kompetente të publikojnë rezultatet e zgjedhjeve. Sipas tij, llimisht rezultatet zyrtare duhet të publikohen nga Komisioni Shtetëror I Zgjedhjeve ndërsa më pas nëse ka nevojë duhet të proncohet edhe Gjykatat Administrative. Zaev bëri të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me Gruevskin. Megjithatë ai tha se Gruevski nuk do të mund të formojë qeverinë e re edhe nëse partia e tij do të ketë deputetë më tepër se LSDM-ja. “Unë nuk do të komentojnë hapat e mëtutjeshëm. Le të presim që institucionet…

Lexo më Shumë

Të akuzuarit për rastin “Lagja e Trimave” janë ndjekur komunikimet në mënyrë jo ligjore. Alsat M mëson se pjesëtarët e këtij grupi janë përgjuar vetëm përmes telefonit dhe jo përmes dyshimeve të bazuara për vepër penale dhe me urdhëresë të Prokurorisë për ndjekje në bazë të emrit dhe mbiemrit të personit. “Këto përgjime kanë qenë të jashtëligjshme. Ligji për procedurën penale, neni 257, paragrafi 1, e parashikon që çdo përgjim që bëhet me urdhër të Prokurorisë Publikë dhe të gjykatësit të procedurës paraprake, duhet patjetër të mbaj emrin dhe mbiemrin e personit që duhet të jetë në këto masa të…

Lexo më Shumë

Kandidati i Rilindjes me BESË, Admirim Haliti edhe pse për rreth 100 vota nuk arriti të bëhet deputet, është shpallut hero i zgjedhjeve 2016. Në Rilindje me Besë thonë se falë tij, shqiptarët e kanë të qartë bashkëpunimin e fshehtë VMRO-BDI-PDSH, që u demaskua sot në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. “Admirim, ti sot nuk je deputet, sepse ashtu deshën dy argatët shqiptarë të VMRO-DPMNE-së në KSHZ. Ata ta vodhën mandatin ty dhe ia dhuruan Gruevskit. Sidoqoftë, ti je fitues moral i këtyre zgjedhjeve dhe unë mburrem me ty. Me bashkudhëtarë si ti gjithnjë ia vlen. Të faleminderit që je në këtë…

Lexo më Shumë

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi tani njihet si një ndër liderët më interesant në vend dhe rajon. Thaçi qëndrimet e tij i ndërron brenda 24 orëve dhe bëhet pishman për atë që vet e thotë. Ai ditën e zgjedhjeve ku pësoi debakëll nga humbja mbi 70% të votave dhe mbeti me dy deputet u shpreh se këto zgjedhje ka humbur BDI-ja ndërsa ka fituar Lëvizja BESA dhe PDSH-ja ia falë deputet BESËS pa asnjë kusht. Nuk shkoi as 24 orë kryetari i Studeniçanit Azem Sadiku dhe një herit edhe sekratar i përgjithshëm pas deklaratave të Thaçit u shpreh se lideri…

Lexo më Shumë

“VMRO-DPMNE dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Nikolla Gruevskit sigurojnë pozicione rezervë deri sa janë në pushtet”,- deklarojnë nga LSDM. Petre Shilegov nga LSDM ka deklaruar se në kundërshtim me të gjitha normat ligjore, Antoio Milloshoski nga VMRO e ka ngrirë pozicionin e noterit, edhe pse asnjëherë nuk ka filluar të punojë. “Sipas Ligjit për noter, numri i noterëve në Maqedoni është i kufizuar. Me këto keqpërdorime, Milloshoski ka dëmtuar edhe noterët e tjerë të zgjedhur e jo të emëruar, por i njëjti ka dëmtuar edhe qytetarët. Nëse Milloshoski nuk heq dorë nga vendimi për noter, atëherë ministri i Drejtësisë…

Lexo më Shumë