Në adresën elektronike të Gazetës Lajm gjatë tërë ditës sot kanë arritur pyetje me të njëjtën përmbajtje: A po ndikon Sasho Mijallkovi në rrrjedhën e sotme të votimeve në KSHZ? Pyetja e tyre ndërlidheshin me bombat e publikuara nga opozita maqedonase, por edhe nga rrjedha e sotme e debatit për ankesat e Lëvizjes BESA, kur anëtari i propozuar nga BDI, Subhi Jakupi, herë-herë radikaloziohej më shumë se anëtarët e propozuar nga VMRO-DPMNE, kundër këtyre ankesave.
Author: Rilinda
“Vota për partinë opozitare maqedonase ishte një ndëshkim për partitë shqiptare sepse nuk kanë punuar për këtë vend. Këtë na e thotë, Abdullah Demiri një mjeshtër i gomave në Haraçinë. Sipas tij, shumë banorë kanë pasur arsyet e tyre që nga pakënaqësia ndaj partive shqiptare, të votojnë LSDM në zgjedhjet e 11 dhjetorit. “Nuk kanë punësuar, asnjë nëpër puna dhe vet kryesia dhe disa persona që kanë lidhje punësohen. Këtu në Haraçinë nuk ka punësime tjera dhe vet kryesia e Ali Ahmetit dhe kryesia e Haraçinës e kanë bërë punën për me votu për Zoran Zaevin dhe i vetmi jam…
Ka përfunduar vlerësimi i jashtëzakonshëm i gjykatësve. Vlladimir Pançevski ish kryetari i Penales mori vlerësim të lartë nga Këshilli gjyqësor, mëson Alsat –M. Në këtë mënyrë, Pançevski arriti ta përmirësoj notën negative, e cila e pengonte të rizgjidhet kryetar i Gjykatës Penale. Nuk dihet kur do të caktoj Këshilli mbledhje për ti publikuar detajet lidhur me vlerësimin e gjykatësve. Pasi t’i marrin notat, gjykatësit do të kenë të drejtë ankimimi në afat prej 8 ditësh. Burime nga Këshilli Gjyqësor njoftojnë se gjatë votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Penale dhe Supreme, rol kryesor do të kenë anëtarët…
Në vetëm pesë vjet, 600 mjekë janë larguar nga vendi. Arsye për këtë, sipas hulumtimit të “Heldgruper” të kryer në Maqedoni, Shqipëri, Serbi dhe në Kosovë është situata politike në vend, mundësitë për zhvillim profesional, pagat më të larta dhe një jetë më е mirë për familjet, transmeton Alsat M. Matematika e “Heldgruper” tregon se një mjek për të përfunduar arsimin, shteti investon në të rreth 60 mijë euro. Me largimin e 600 mjekëve jashtë vendit, Maqedonia përveç se ka humbur një staf të specializuar dhe të nevojshëm mjekësor, për pesë vjet ka humbur 36 milionë euro. Ekspertët kërkojnë ndryshimin…
Gazetari i njohur Benjamin Arifi ka kritikuar ashpër paraqitjen e përfaqësuesve të BDI-së dhe PDSH-së në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). “Jashtë KSHZ-së sot nuk paska simpatizues të VMRO-së për të protestuar. Si duket nuk ka nevojë, sepse anëtarët e BDI-së dhe PDSH-së në KSHZ denjësisht po e mbrojnë deputetin e VMRO-së”, ka shkruar Arifi. Zhvillimet në KSHZ i ka komentuar edhe zyrtari i Lëvizjes BESA, Emad Mehmeti, i cili madje PDSH-në dhe BDI-në i quan “DUI” dhe “DPA”. . “DUI e DPA kundër deputetëve shqiptar të BESËS në mbështetje të plotë të VMRO! DUI e DPA çdoherë kanë shkelur BESËN,…
Nga Bilall Sherifi – Sekretar i NISMA për Kosovën Si asnjëherë më parë rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, në veçanti ai i votuesve shqiptarë, shkaktoi një debat të madh publik në gjithë hapësirën kombëtare shqiptare dhe më gjerë. Mënyra se si ata e dhanë votën e tyre në këto zgjedhje, vërtetë bëri që t’i humbin disa mandate në parlament, por fituan vëmendjen e munguar në vite të tëra. Po qese edhe kësaj radhe do të kishin votuar ashtu sikur kanë votuar gjithmonë, sigurisht që do t’i kishin marrë edhe disa mandate më shumë, mirëpo e tërë kjo histori do…
Në Gjykatën Themelore të Kumanovës sot është anuluar seancë gjyqësore për procesin që bëhet kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, kryetarit të Organizatës Komunale të partisë, Martin Kostovski dhe kundër, LSDM-së si parti, të cilët i ka paditur sekretari gjeneral i partisë “GROM”, Viktor Cvetkovski, për shkak të publikimit të bisedave të përgjuara. Seanca është anuluar pasi që në Gjykatë nuk janë paraqitur lideri i LSDM-së, avokati i të paditurve, Mirosllav Vujiq dhe përfaqësuesi i LSDM-së si parti, Damjan Mançevski. I vetmi që ka qenë i pranishëm, ishte, Martin Kostovski, i cili ka thënë se për shkak të punës urgjente…
Euroambasadori Samuel Zhbogar, ka vlersuar se Marrëveshja e Përzhinos i solli Maqedonisë zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike, nga e cila dolën leksionet se problem mund të zgjidhen nëpërmjet dialogut. Zhbogar tha se të dielën përqindje e lartë e popullsisë u shpreh për një të ardhme europiane. Zhogbar pret nga qeveria e re të punojë në kthimin e besimit të qytetarëve në institucione, zbatimin e reformave të nevojshme për vendin për të vazhduar në rrugën drejt integrimeve euroatlantike. “Të dielën populli në përqindje të lartë u shpreh për një të ardhme më të mirë europaine, të cilën ata e…
“Kot harxhojmë kohë me ankesa të pabaza”, deklaroi anëtarja e KSHZ-së nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në seancën e hapur të KSHZ-së, ku po diskutohet për ankesat e zgjedhjeve të 11 dhjetorit të cilat i kanë dorëzuar Lëvizja BESA dhe LSDM, shkruan “Fokus”. Boneva, në fund të shtatorit u gjet në qendër të vëmendjes dhe në shënjestër të mediave dhe të rrjeteve sociale, pasi që u kuptua se për gjashtë muaj ka kërkuar nga KSHZ që t’i paguhen 12.000 euro për harxhimet e udhëtimit. Pas një muaji, Boneva i ka tërhequr llogaritë për harxhimet e udhëtimit për korrik dhe gusht. Hapi…
Aleanca për Shqiptarët në Dibër përmes një reagimi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata. Ja reagimi i plotë i ashpër ndaj kreut të kësaj komune: Oponentëve tanë të Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), iu duhet dhënë një përgjigje siç ua dha ky popull, i cili e humbi votën shqiptare dhe ajo votë shkoi te opozita shqiptare dhe të tjerët. Me keqardhje e themi, se na vjen rende, qe detyrohemi te bimi në nivelin tend, kryetar i Komunes se Dibrës. Keni rënë shumë posht, qe moti, por disa qe ende nuk e kishin kuptuar tash…
Nga sot Banka Popullore e Maqedonisë do të lëshoj në qarkullim bankënotat e reja prej 200 dhe 2000 denarëve. Njëkohësisht, do të tërhiqet bankënota prej 5000 denarëve. Në lidhje me tërheqjen e kësaj bankënote nga Banka Popullore kanë thënë se ajo nuk ka gjetur vend në transakcionet ditore e as bankat nuk kanë pasur shumë nevojë për këtë bankënotë. Nga BPM informojnë se pas analizave është konkluduar se është e nevojshme një ndryshim në strukturat e parave të letrës.
Që prej përfundimit të zgjedhjeve të së dielës në Maqedoni, i gjithë opinion shqiptar dhe maqedonas po presin me ankth vendimin që do të marrë kreu i partisë së mpakur, BDI (vetëm 10 deputetë), për të bërë koalicion me Zaevin apo me Gruevskin. Vetë Ahmeti tha të dielën në mbrëmje se ai po shqyrton letrat e hapura të të gjitha palëve. Dhe prej këtij momenti ka nisur një heshtje e gjatë. Eshtë pikërisht kjo heshtje që nga ngjallur dyshimet se mos lideri i BDI, njeriu që në vitin 2001 mori armët dhe doli malit në emër të të drejtave të…

