Author: Rilinda

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka shpërndarë një dokument ku siç pretendohet janë edhe 15 kushtet për futjen në qeveri me cilën do parti maqedonase e cila do ti plotësojë këto kushte. Mirëpo këtyre kushteve nuk u besojnë as vetë funksionarë të BDI-së, të cilët thonë se sapo të formohet qeveria e re do të lëshojnë BDI-në. “Sikur të kish qenë hera e parë që BDI futet në koalicion qeveritar do t’i kishim besuar këtyre 15 kushteve. Mirëpo e dimë se BDI çdo herë pa kushte është futur në qeveri. JU e shifni se edhe kushtet që i kanë lëshuar…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi se seanca për diskutim dhe zgjidhje të parashtresave nga bartësit e listave të kandidatëve për deputetë, do të mbahet për gjatë ditës së nesërme (15 dhjetor). “Për kohën e saktë të mbajtjes së seancës, KSHZ-ja do të njoftojë me kohë përfaqësuesit e partive, vëzhguesit e akredituar dhe mediat”, thuhet në njoftimin e KSHZ-së

Lexo më Shumë

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Lubomir Fërçkovski ka shpalosur tri arsye të forta se pse VMRO-BDI nuk duhet të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme, njofton Ina. “Një sekuencë e mendjelehtësisë së padurueshme të Donald Trampit i referohet fituesve të zgjedhjeve të fundit në Maqedoni- VMRO-DMPNE, përkatësisht mendimit të tij se, zgjedhjet në SHBA do ti pranoj nëse ai i fiton ato. Pra, përkthyer në kontekstin tonë, Tramp do të tingëllonte kështu: Zgjedhjet do të jenë në rregull nëse VMRO-BDI nuk kanë asnjë mundësi për të formuar qeverinë”, është shprehur Fërçkovski. Sipas tij, regjimi aktual duhet të bie për faktin…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i koalicionit “Rilindje me Besë” thotë se koaliconi me Bashkimin Demokratik për Integrim është pothuajse i pa mundur. “Nuk mund të bëni koalicion me njerëz të cilët janë të zhytur në krim dhe të korruptuar. Ne për këtë qëllim e kemi formuar lëvizjen tonë. Por në qoftë se gjërat ndryshojnë, nëse në krye të asaj partie vjen ekipë e re, persona të pastër, atëherë vlen të diskutohet me ta “, është shprehur Gashi për MKD. Ai ka theksuar se qëndrimi i Lëvizjes BESA është krijimi i një qeverie teknike me konsensus më të gjërë, për zgjidhjen e…

Lexo më Shumë

Sapo janë shpallur rezultatet zgjedhore prej KSHZ-së, Artan Grubi ka filluar t’i vardiset LSDM-së. Duke u munduar të hapë një derë edhe te kjo parti, në rast se Gruevski nuk arrin të bëjë qeveri, burime partiake thonë se Grubi disa herë e ka thirrë në telefon tashmë deputetin e LSDM-së, Muhamed Zeqiri, mirëpo Muki nuk i është përgjigjur. Më pas edhe kryetari i BDI-së ka tentuar të vendosë raporte me LSDM-në, mirëpo marrim vesh se Zeqiri është bë sërish pengesë. Muhamed Zeqiri në disa biseda me shokë dhe bashkëpartiakët të tij është ztuar se nuk do të lejojë asnjë kontakt…

Lexo më Shumë

Është formuar peticion online për t’i thënë “JO!”, bashkëpunimit të partive shqiptare me VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskin. Të gjithë shqiptarët që pajtohen me mendimin se partitë shqiptare që kanë fituar mandate në zgjedhjet e 11 dhjetorit, duhet të mos koalicionojnë me VMRO-DPMNE-në, peticionin mund ta firmosni: KËTU. https://secure.avaaz.org/en/petition/Albanian_parties_in_Macedonia_Partite_shqiptare_duhet_ti_thone_JO_Gruevskit_dhe_VMRODPMNEse/?cmqWtlb

Lexo më Shumë

Sot kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe antari i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi realizuan një takim miqësor me Ambasadorin regjonal norvegjez Arne Sannes Bjornstad. Gjatë këtij takimi miqësor u diskutuan zhvillimet e fundit në vend si dhe situata aktuale politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Takime të këtilla janë duke u realizuar intenzivisht nga Lëvizja Besa me diplomat ndërkombëtar. https://www.youtube.com/watch?v=pymH-9fCDXU

Lexo më Shumë

Të akuzuarit në rastin Lagja e Trimave në burgun e Shkutës ankohen se gardianët e burgut ua marrin veshmbathjet dhe ushqimet që u sjellin familjarët. Këtë e konrmojnë edhe avokatët e të akuzuarve Naser Rau dhe Mefail Arsllani. Madje, këta të fundit, i akuzojnë për hajni gardianët dhe një pjesë të strukturave udhëheqëse të burgut. “Në këtë burg ankohen disa nga të akuzuarit se një pjesë dërmues e produkteve që ju dërgojnë familjet a posaçërisht gardëroba nuk u jepet dhe punohet për një hajni nga na e gardianeve dhe strukturave të ndryshme të burgjeve”., u shpreh avokati, Naser Rau. Pala…

Lexo më Shumë

Qërim hesapesh politike dhe demonstrim të fuqisë nga pushteti. Kështu një pjesë e ekspertëve e komentojnë aksionin policor për arrestimin e kryesheÞt të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, Stojançe Veliqkoviq. Ish kryesheÞ i SPB-së në këtë qytet Lubomir Gjurçeski thotë se bëhet fjalë për aksioni kontradiktor she në kundërshtim me rregullat policore. Kjo sipas Gjurçeskit, tregon se aksioni ka prapavijë tjetër, gjegjësisht keqpërdorimi i fuqisë paralelisht me procesin zgjedhor. “Kemi tejkalim klasik të kompetencave në pjesën e manifestimit të forcës me atë që janë nxjerrë numër i madh i nëpunësve policor, pas çka janë ndërmarrë veprime aty ku…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se janë dezinformata dhe spekulime informacionet e publikuara në media të caktuara në lidhje me ndërprerjen e mandatit të ministrit Oliver Spasovski. “Konform dispozitave pozitive ligjore, mandatet e të gjithë ministrave dhe zëvendësministrave plotësuese në Qeverinë e Republikës së Maqadonisë të emëruar sipas Marrëveshjes së Përzhinës përfundojnë në ditën kur KSHZ-ja do t’i konfirmojë rezultatet përfundimtare zgjedhore. Duke pasur parasysh atë që në Komisionin Shtetëror Zgjedhor akoma vijojnë procedurat pas ankimimeve të partive politike, nuk janë plotësuar kushtet për shpallje të rezultateve përfundimtare”, thuhet në kumtesën e MPB-së. Sipas kësaj, shtohet, Oliver Spasovski është…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë më 11 dhjetor të vitit 2016 edhe krahas situatës jashtëzakonisht të tensionuar politike, janë mbajtur në atmosferë të qetë. Vëzhguesit ndërkombëtarë, mes të cilëve ishte edhe një grup i përfaqësuesve rusë, nuk kanë regjistruar shkelje të standardeve të aprovuara universale, vlerësoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse. Sipas rezultateve, shtohet, asnjë parti politike nuk ka arritur të sigurojë shumicë absolute. “U bëj thirrje të gjitha forcave politike në Maqedoni që ta respektojnë vullnetin e votuesve, të veprojnë në kuadër të Kushtetutës, dhe të evitojnë ndikimet e jashtme kontraproduktive gjatë…

Lexo më Shumë

Agjencia kufitare evropiane Fronteks planifikon ta përforcojë kontrollin e kufijve të Greqisë drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë, për shkak të frikës nga rënia eventuale e marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë për ndaljen e fluksit të migrantëve, pohoi revista gjermane “Shpigel”. Sipas gazetës, në suaza të këtij plani Fronteks gjatë janarit dhe shkurtit do ta përforcojë kontrollin kufitar me dërgimin e 60 pjesëtarëve shtesë, të cilët do të sistemohen përgjatë kufijve me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Ky është përforcimi i parë i forcave të Fronktesit në këto dy kufij nga fillimi i misionit të policëve kufitar evropian, që sipas ekspertëve, është tregues për…

Lexo më Shumë