Author: Rilinda

Në kuadër të emisionit “200” në nivel partish me nënkryetarët e të gjitha subjekteve politike shqiptarepjesëmarrëse në zgjedhje – Izet Mexhiti i BDI-së, Bardhyl Dauti i PDSH-së, Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja “Besa” dhe Agon Ferati i Lëvizjes për Reforma –PDSH. Drejtuesi i emisionit, gazetari Nazim Rashidi, e pyeti secilin nga mysafirët drejtpërdrejt se a do të koalicionin pas zgjedhjeve me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit, apo, siç u tha, me një parti që drejtohet nga persona të inkriminuar. Secili nga drejtuesit e subjekteve shqiptare pjesëmarrëse në zgjedhje u përgjigj se nuk do të bashkëpunojë me Gruevskin dhe partinë e tij.

Lexo më Shumë

Gjithsejt 16 ankimime kanë arritur në Komisionin shtetëror zgjedhor deri mbrëmë në mesnatë kur skadoi afati për parashtrim të ankimimeve nga partitë politike të cilat morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas informatave të KSHZ-së, nga numri i përgjithshëm i ankimimeve, tetë janë të Koalicionit të kryesuar nga LSDM, ndërsa tetë janë të Lëvizjes Besa. Një pjesë e ankimimeve kanë të bëjnë me vendvotimet, ndërsa disa nga ankimimet e LSDM-së kanë të bojnë edhe me rezultatet zgjedhore. KSHZ është e detyruar të vendosë rreth ankimimeve në afat prej 48 orëve pas pranimit të tyre. Kundër vendimit të KSHZ-së, mund…

Lexo më Shumë

Shtatë persona janë lënduar lehtë në pesë nga gjithsejt 12 fatkeqësi komunikacioni gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Në shtatë prej tyre është shkaktuar dëm material. Policia rrugore zbuloi dhe sanksionoi dy vozitës të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, katër vozitës që gjatë drejtimit të automjetit nuk kanë përdorur rripin e sigurimit apo kanë prëdorur celularin, si dhe pesë vozitës të cilët nuk u janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të shprehura me shenjat e vendosura rrugore. Janë hasur edhe 39 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt. Me ndihmën e automjetit të posaçëm…

Lexo më Shumë

Gruevski po e keqpërdor Gjorcev për të na u kërcënuar me një revolucion jogurt, e keni të kot kërcënimin, askush nuk ju merr seriozisht, shkroi në Facebook kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, transmeton TetovaSot. “Vlatko Gjorcev dhe ndjekësit e tij do ta humbasin durimin nëse dikush ia merr fitoren. Kreu i VMRO-DPMNE-së dhjetë vite neve vdekatarëve na ka vjedhur votat dhe paratë. Na ka shkelur të drejtat dhe na ka uzurpuar institucionet, ne përsëri duruam dhe nuk e humbëm durimin. Nuk e hodhëm mllefin kundër regjimit, edhe pse kemi pasur arsye më shumë se Gjorcev që ta bëjmë këtë gjë.…

Lexo më Shumë

“Unë ju premtoj se deri në ora 12.00 do i sjell këta 15 persona në vendvotime,” tha militantja partiake Gordana S. nga Prilepi. Ajo banon në rrugën Marshall Tito 20 dhe kontrollonte votuesit e saj në vendvotimin numër 1403. Europa ka dërguar ekspertët e saj për të monitoruar zgjedhjet, por është e paqartë nëse me këtë krizë që e ka kapluar Brukselin, të kryejë presione për demokratizimin e Maqedonisë, shkruan fillimisht gazeta më me ndikim në Gjermani, Süddeutsche Zeitung. Pavarësisht fjalive të liderëve partiakë për zgjedhje të lira, presionet ndaj qytetarëve është i kudondodhur në Maqedoni. “Brenda një dite pranojmë…

Lexo më Shumë

Nxënësit shqiptarë në Maqedoni vazhdojnë të mësojnë me gabimet skandaloze që hasen në tekstet e tanishme shkollore, dhe që janë të natyrës së ndryshme, duke filluar nga gabimet gjuhësore, konceptuale e deri te fyerjet. Mësimdhënësit, prindërit u ankuan shpesh herë për përmbajtjen, kualitetin si dhe mungesën e librave, mirëpo ankesa e tyre hasi në vesh të shurdhër për arsye se Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ende nuk ka ndërmarrë asgjë për asnjë nga ankesat e parashtruara. Edhe pse tani më një kohë u nënshkrua Marrëveshja në fushën e arsimit mes MASH-it të Maqedonisë dhe Shqipërisë, ende nuk ka asgjë konkrete…

Lexo më Shumë

“Pasiguria vazhdon. Derisa nuk fitohen rezultatet përfundimtare, vështirë është të parashikohet se si do të dukej qeveria e ardhshme”, vlerëson drejtori i Qendrës për studime për Evropën Juglindore pranë Universitetit i Gracit në Austri, Florijan Biber për Deutche Welle. Sipas Biber, skenari më i keq i mundshëm do të ishte të vazhduarit e qeverisjes së koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI, kjo do të diskreditohej për shkak të skandalit të përgjimeve. Kjo do të nënkuptonte mbyllje të hetimeve serioze dhe vazhdim të politikave larg qeverisjes demokratike. “Opsion tjetër do të ishte koalicioni i gjerë, që sipas meje BE do ta mbështeste por…

Lexo më Shumë

Mbi 60 për qind e shqiptarëve, respektivisht 63 për qind, në zgjedhjet e së dielës votuan për vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), vlerësojnë analistët shqiptarë në Maqedoni. Si kontigjent votash që përkrah PSP-në, ata vlerësojnë votat e dhëna kundër BDI-së, respektivisht 63 për qind të votave që kanë shkuar në llogari të partive opozitare. “Duke pas parasysh se BDI vetëm me fjalë përkrahu PSP-në, por me votat e saj në Kuvend përkrahu interesin e VMRO-DPMNE-së, për të mos vazhduar mandatin e PSP-së dhe për të mos mbrojtur identitetin e dëshmitarëve të fshehur, është e qartë se votat…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) deri më sot ora 14:00, partitë politike dhe koalicionet nuk kanë paraqitur vërejtje për votimin, numërimin dhe nxjerrjen e rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës, informojnë nga ana e Komisionit. Bartësit e listave të kandidatëve kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në KSHZ për procedurën e votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultateve brenda 48 orëve pas votimit, ose 48 orë pas shpalljes së rezultateve paraprake. Ankesat për procedurën e votimit mund të dorëzohen jo më vonë se ora 19:00 , ndërsa afati i fundit për paraqitjen e kundërshtimeve ndaj procedurës së numërimit…

Lexo më Shumë

Pasiguria politike vazhdon në Maqedoni, duke pasur parasysh rezultatet e ngushta të zgjedhjeve, tha dje për agjencinë kroate HINA, eurodeputeti Tonino Picula, i cili të dielën i monitoroi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni. ‘Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë vazhdimësinë e polarizimit të lartë dhe ndarjen politike të shoqërisë në Maqedoni…Në këtë moment sundon pasiguria si do të jetë rezultati final. Dallimi është margjinal mes OBRM-PDUKM dhe LSDM-së’, tha Picula dje. Sipas Picula, shqiptarët dukshëm e dënuan BDI-në, partinë më të madhe shqiptare në Maqedoni, ku gjatë gjithë kësaj kohe ishte partner me OBRM-PDUKM, por humbi pothuajse 10 mandaet në Kuvend…

Lexo më Shumë

Kush i ka fajet (?): 1. 25 mijë shqiptarë u fshinë nga lista e votuesve. Ata u fshinë në Përzhino 2. Njesia e zgjedhore 6., kishte 30 mije vota me shume. Pra, 30 mije vota, u dogjen. Kjo ngeli falë partive në pushtet. 3. 50 për qind e shqiptarëve nuk votuan. Disa kane bojkotuar ndersa Bujar Osmani ne nje emision, tha se shumica nuk votojne se jane jashte shtetit(!). Pse shkuan jashte shtetit? Sepse, ketu s’kane perspektive. Kush i solli ne kete gjendje? Pushteti… Po pse nuk votuan ne diaspore? Te deshperuar. Nga kush? Nga pushteti… 4. Shumë shqiptarë e…

Lexo më Shumë