Xhelal Neziri, analisti nga Maqedonia ka folur për zgjedhjet në Maqedoni duke thënë se ka qenë një votim që dëshmon se sociologjia e votuesit shqiptar ka ndërruar rrënjësisht. “Mendoj se në këto zgjedhje kishte një votim që dëshmon se sociologjia e votuesit shqiptar ka ndërruar rrënjësisht. “Për herë të parë kemi një parti që njihet si qytetare, por që dominohet nga maqedonasit ka fituar 40 mijë vota të shqiptarëve dhe disa vende që njihen si bastione të BDI-së dhe në vendet ku ka nisur konflikti i vitit 2001”. Neziri ka thënë në emisionin Zona B në Klan Kosova se ky…
Author: Rilinda
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në konferencën për shtyp shpalli rezultatet përfundimtare për mandatet e fituara të partive politike të cilat garuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor. Numri i mandateve është si vijon: Njësia zgjedhore numër 1: VMRO-DPMNE – 8 LSDM -10 BDI – 1 Rilindje me BESË – 1 Njësia zgjedhore numër 2: VMRO-DPMNE – 9 LSDM – 8 BDI – 2 Rilindje me BESË – 1 Njësia zgjedhore numër 3: VMRO-DPMNE – 11 LSDM – 9 Njësia zgjedhore numër 4: VMRO-DPMNE – 10 LSDM – 10 Njësia zgjedhore numër 5: VMRO-DPMNE – 9 LSDM…
Dhjetëra përkrahës të OBRM-PDUKM-së janë mbledhur në hyrje të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) pasi që kanë kuptuar se në ora 21 do të shpallen rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura dje. Kjo ka shkaktuar edhe shtimin e pranisë policore, ndërkaq gazetarët janë drejtuar në një hyrje tjetër të KSHZ-së. Nuk dihet arsyeja e ardhjes së këtyre simpatizantëve, por shpekulohet se po tentohet të bëhet trysni mbi KSHZ-në.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin një befasi për të gjithë. Rezultate të ngushta mes partive kundërshtare dhe një e nesërme e mjegulluar. Katër parti shpallën fitore dhe dy u dëshpëruan nga rezultati. Numrat tregonin fitoren e sërishme të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, por dy partitë opozitare LSDM dhe BESA nuk pranonin të quhet humbje. LSDM-ja tha se ata janë fitues pasi e kanë ndarë në dysh regjimin, ndërsa BESA ka fituar bastionet kryesore të BDI-së dhe me një dallim të vogël votash, ia ka përgjysmuar votat e zakonshme ksaj partie. Në këtë situatë, skena politike u nda në dy pjesë, fituesit…
Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Uolter Shtajnmaer sot përshëndeti zgjedhjet e mbajtura parlamentare në Maqedoni dhe bëri thirrje për formim të Qeverisë. “Zgjedhjet e djeshme në Maqedoni janë hapi i rëndësishëm në zgjidhjen e krizës politike në vend. Tani është e rëndësishme që sa më shpejtë të formohet qeveria, që do ta shfrytëzoj mandatin e vet për zbatimin e reformave urgjente. Vendi ka nevojë për rezultate të shpejta dhe bindëse në fushën e sundimit të së drejtës dhe sistemin gjyqësor, administratën publike, mediat dhe lirinë e shprehjes” theksoi Shtajnmaer. Ai gjithashtu theksoi se PSP patjetër të vazhdoj me punën e…
Me shpalljen zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga ana e KSHZ-së, mbaron zyrtarisht edhe mandati i ministrave dhe zv. ministrave plotësues në ministrinë e punëve të brendshme dhe atë të punës dhe politikës sociale, të bujqësisë, pylltaris dhe ujrave, dhe asaj për shoqëri informatike dhe administratë publike. Kjo është e paraparë me marrëveshjen e arritur ndërmjet partive politike. Kjo nënkupton se Frosina Tashevska-Remenski dhe Oliver Spasovski nuk do të jenë ministra më tej. Funksionin e ministrave në ministritë e udhëhequra nga këta kuadro të LSDM-së, deri në krijimin e qeverisë së re, duhet ta marrin zv. ministrat…
Më shumë se 8 orë nuk ka asnjë gjurmë të kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, thonë anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, transmeton tetovasot. Çiçakovski në mesditë shkoi në shtëpi për të pushuar dhe tha se do të kthehet deri në ora 19, dhe se do të mbajë konferencë për shtyp dhe të do të verifikojë mandatet (51 VMRO-DPMNE dhe LSDM 49, BDI -10, BESA 5, Aleanca -3, PDSH – 2), por që atëherë nuk është paraqitur më. “Jemi përpjekur ta marrim përmes telefonit, pothuajse të gjithë anëtarët e kemi kërkuar në të dy numrat e tij të telefonit, por…
Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në emisionin “200”, në televizionin“Alsat-M” para nisjes së zgjedhjeve tha se nëse i humbi zgjedhjet nga BDI-ja të paktën me një votë atëherë do të jap dorëheqje. Ai të njëjtën e kishte kërkuar nga Menduh Thaçi kur i humbi zgjedhjet në 2014. Deri sa Thaçi mbrëmë paralajmëroi dorëheqjen tani të shofim a do të realizoj edhe Sela të njëjtën.
Ende nuk ka zgjidhje për familjet rome, të cilëve në muajin gusht ua rrënuan shtëpitë e improvizuara në lagjen e romëve nën Kala. Mbi 70 fëmijë dhe gra shtatzëna çdo ditë po luftojnë për të mbijetuar. Organet kompetente nuk kanë ndërmarrë asgjë për t’i strehuar diku, thotë zëvendësja e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska. “Kërkuam që posaçërisht të mbajnë llogari për problemin me fëmijët, numri i të cilëve është me të vërtetë i madh, diku më shumë se 70 fëmijë në moshë prej 0 deri 18 vjeç. Ka foshnja, ka gra shtatzëne, që është më të vërtetë shqetësuese dhe konsiderojmë…
Asnjë konferencë për shtyp, asnjë komunikatë asnjë prononcim sot deri në këtë orë kur botojmë këtë lajm nuk ka nga Lëvizja Besa. Nuk e dijmë pse kjo heshtje nga ana e tyre kur tani e kanë momentin të bëjnë presion. Shumë votues të tyre potencial të shrlyer nga lista në Zonën 1, 2 dhe 6-të. Kanë humbur 1-2 deputet të sigurtë. Në malësinë e Tetovës në Bozovcë, Vicë, Xhermë ka indikacione se BDI ka votuar për personat që nuk gjenden në vendlindje. Ka shumë për të bërë …nuk duhet të përfundojnë me festën e mbrëmshme…Beteja vazhdon ende…shqipmedia
Të mëdha janë gjasat që Lëvizja Besa dhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë të fitojnë edhe nga dy mandate deputetësh, kanë thënë burime pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Kjo për shkak se në disa vendvotime janë falsifikuar procesverbalet dhe rezultatet që kanë shkuar në KSHZ nuk përputhen me rezultatet e konstatuara në Komisionin Komunal Zgjedhor, njofton A1on.mk. Ende nuk dihet se cilës parti do t’i merren këto mandate, mirëpo nëse konfirmohen falsifikimet, LSDM ka gjasa të barazohet VMRO-DPMNE-në, kurse Besa t’i afrohet BDI-së vetëm në një mandat. Ekzistojnë dyshime se ndoshta bëhet fjalë për skenar për vjedhje të organizuar të…
Ziadin Sela, deputet dhe njëri nga krerët e Aleancës për Shqiptarët iu drejtua sot në lidhje direkte të gjithë shqiptarëve. Ai falenderoi për besimin dhe shpalosi kushtet e Aleancës për çdo subjekt që do ketë mundësi për të formuar qeverinë e ardhshme. Sela theksoi se mandatet e Aleancës nuk janë pronë e askujt, por janë vullnet i popullit dhe se Aleanca për Shqiptarët nuk heq dorë nga kushtet për të cilat edhe ka marrë votat. Gjuha Shqipe zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë dhe Kryetari i Parlamentit janë kushtet kryesore të Aleancës për Shqiptarët për çdo bllok politik, kushdoqoftë ai,…

