Në bazë të votave nga 99 për qind të rezultateve të përpunuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, këta janë emrat e deputetëve shqiptarë që kanë fituar në zgjedhjet e djeshme. Aleanca për Shqiptarët: Ziadin Sela, Vesel Memedi dhe Syrija Rashidi. BDI: Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Shpresa Hadri, Branko Manajlovski, Xhevat Ademi dhe Mirsade Emini-Asani (Merita Mustafai, e shtata me radhë, akoma zyrtarisht nuk është konfirmuar), Artan Grubi, Agim Shaqiri dhe Ejup Alimi. BESA: Bilall Kasami, Fadil Zendeli (RDK) dhe Teuta Bilali (RDK), Zeqirija Ibrahimi, Afrim Gashi. PDSH: Menduh Thaçi dhe Bardhyl Dauti.
Author: Rilinda
Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë ka paraparë që përbërja e re e Kuvendit pas zgjedhjeve parlamentare duhet të takohet në mbledhje konstitutive më së voni 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Mbledhjen konstitutive, sipas nenit 63 të Kushtetutës, e thirr kryetari i Kuvendit nga përbërja e kaluar. Në rast se nuk thirret mbledhja në afatin e paraparë, atëherë deputetët mblidhen vetë dhe konstituojnë Kuvendin në ditën e 21-të pas zgjedhjeve. Sipas nenit 90 të Kushtetutës, kryetari i Republikës është i obliguar që në afat prej 10 ditëve nga konstituimi i Kuvendit mandatin për formimin e Qeverisë t’ia japë kandidatit të…
Muhamed Zekiri ‘Falenderimet i takojnë të madhit Zot për këtë që bëm bashkë me ju shqiptarët e mi!!! Ju jeni njerëzit më të mirë në botë, ju jeni ata që shkruat historinë, ju jeni ata që i thatë mjaftë zullumit dhe të keqes, ju jeni ata që i dëshmuat të gjithëve se përveç Zotit nuk kemi frikë askënd tjetër, ju jeni ata që i’u treguat se ky popull nuk e duron më padrejtesinë!!! Ju falemnderit nga thellësia e zemrës për përkrahjen tuaj!!! Ju betohem se do të jem zëri juaj përgjithmonë dhe asnjëherë nuk do t’ju zhgënjej!!! Fitorja ju takon…
Shumica e qytetarëve në zgjedhjet e djeshme parlamentare kanë votuar për ndryshime. Vullneti i tillë i qytetarëve u bë evident edhe përskaj shembujve të shumtë të presioneve, frikësimit dhe blerjes së votave, thuan nga LSDM-ja. “Në pajtueshmëri me rezultatet nga qendra e analizave të partisë, numri i mandateve të fituara të LSDM-së është 51, përderisa VMRO-DPMNE njashtu fitoi 51 mandate. Spekulimet me rezultatet zgjedhore që po i bën Parlamenti në faqen e saj është në kundërshtim me ligjin. Parlamenti nuk ka asnjë rrol në procesin zgjedhor”, thuan nga LSDM-ja.
Dalin statistikat e fundit te KSHZ, Numri i përgjithshëm i zgjedhësve të regjistruar në Listën zgjedhore: 1.784.416 Numri i përgjithshëm i vendvotimeve: 3.524 Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme: 1.141.871 Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme: 37.505
Votimet në Maqedoni nuk e kanë ndryshuar drejtimin e vendit që i mbetet sërish Nikola Gruevskit dhe partisë së tij, e cila mori 51 deputetë, dy më shumë se LSDM-ja e Zoran Zaevit. Sakaq, edhe në kampin shqiptar e para ka dalë BDI e Ali Ahmetit me 10 mandate. Por kalkulimet e bëjnë të vështirë formimin e një qeverie mes tyre. Por ndryshimi i madh është “Besa” që ka arritur të marrë 5 mandate, e konfirmuar kështu si forca e dytë shqiptare, e dhe pse ka vetëm 2 vjet në skenën politike. Shqiptarët kanë fituar gjithsej 20 mandate, dhe në…
Vëzhguesit ndërkombëtar sot në konferencën për shtyp do t’i tregojnë rezultatet e para dhe përfundimet për votimin në zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare. Misioni është nismë e përbashkët e Zyrës për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut pranë OSBE/ODIHR, të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të Parlamentit evropian. Rezultatet e para dhe përfundimet do t’i tregojnë Roberto Bateli, koordinues special dhe udhëheqës i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së, së bashku me Shtefan Shenah, shef i delegacionit të APKE-së, Azaj Guliev shef i delegacionit të AP-së së OSBE-së, Igor Sholtes, shef i…
Ministrat e Punëve të Jashtme të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot do të kenë mëngjes pune me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, njofton korrespondenti i AIM nga Brukseli. Ky lloj i mëngjesit të punës të Këshillit për punë të jashtme të BE-së me Maqedoninë, sikur po bëhet traditë, nëse dihet se në vendin e njëjtë dhe në po të njëjtën kohë, vitin e kaluar u organizua takim identik me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, të cilën gjithashtu e organizuan kolegët e tij Kurz nga Austria dhe Sijarto nga Hungaria.
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, më i ftohtë dhe me erë. Do të fryjë erë e fortë veriore më tepër përgjatë Vardarit, si dhe në pjesët lindore. Në pjesët veriore dhe perëndimore nga vendi do të ketë kushte për rënien e borës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus pesë deri në tre, ndërsa ajo ditore nga gjashtë deri në 12 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm, me temperatura të mëngjesit deri në minus pesë dhe ajo ditore tetë gradë. Edhe të martën mot i ngjashëm me erë veriore me depërtim të masës së…
Arianit Hoxha nga “koalicioni Rilindje me BESË”, kumtoi disa nga rezultatet që ky koalicioni i ka numëruar. “Çairi është bastion i BESËS: 2-1 karshi BDI-së. Fitojmë bindshëm në Kumanovë2kundrejt BDI-s dhe gjithë partive tjera. Me epërsi kemi fituar Zhelinën. Po ashtu një bastion i ri është Studeniçani, nga rezultatet të cilat po numërohen kemi epërsi Tearcë, Butel Gazi Babë. Nga 5 vendvotime në Tetovë të numëruara rezultati final: jemi epërsi bindësi ndaj BDI-së, dhe dy vendvotime që kemi numëruar në Bogovinë dhe Kamjan dhe Pallçisht jemi 3:1 ndaj BDI-së” tha, Arianit Hoxha nga koalicioni “Rilindje me BESË”.
Në vendvotimin me numër 995 në Kumanovë janë arritur këto rezultate: BESA: 38 Aleanca:28 BDI:16 PDSH:12 VMRO:76 LSDM:56
I falënderojmë të gjithë aktivistët e Lëvizjes BESA dhe të koalicionit “Rilindje me Besë”, të cilët përkundër presioneve dhe kërcënimeve nga më të ndryshmet, nuk u dorëzuan dhe ishin të vendosur ta mbronin votën dhe vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Duam të shprehim një falënderim të përzemërt edhe për të gjithë ata qytetarë që nuk e humbën shpresën dhe besimin, dolën të votojnë dhe ashtu ta ndryshojnë gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë. Megjithatë më lejoni që para jush të shpreh edhe disa shqetësime që ndërlidhen me këtë proces zgjedhor, i cili është lënduar rëndë nga…

