Votimet në Maqedoni nuk e kanë ndryshuar drejtimin e vendit që i mbetet sërish Nikola Gruevskit dhe partisë së tij, e cila mori 51 deputetë, dy më shumë se LSDM-ja e Zoran Zaevit. Sakaq, edhe në kampin shqiptar e para ka dalë BDI e Ali Ahmetit me 10 mandate. Por kalkulimet e bëjnë të vështirë formimin e një qeverie mes tyre.
Por ndryshimi i madh është “Besa” që ka arritur të marrë 5 mandate, e konfirmuar kështu si forca e dytë shqiptare, e dhe pse ka vetëm 2 vjet në skenën politike. Shqiptarët kanë fituar gjithsej 20 mandate, dhe në zëra të përgjithshëm kjo është humbje për ta, pasi ky tregues përbën zvogëlim të pranisë së tyre në parlamentin maqedonas.
Kjo ka bërë që në rrjete sociale të shpërthejnë dhe akuzat për tradhti, pasi një votë e madhe shqiptare i është dhënë opozitës maqedonase.
Ndërsa, si ilustrim i kësaj “tradhtie” mbetet Haraçina e cila ka votuar LSDM-në, ama të përfaqësuar nga deputet shqiptar, siç është Muhamed Zekiri. Por po ashtu, partisë së Zaevit i është dhënë vota dhe në Tanushë, fshatin simbol të rezistencës së armatosur në 2000-2001, prej së cilës lindi më pas UÇK-ja.
Megjithatë, zëra mediatikë si ai i Andi Bushatit e kanë quajtur këtë një ndryshim për mirë. Sipas tij, për herë të parë shqiptarë dhe maqedonas u bënë bashkë kundër një regjimi.
Ndërkohë, e veçantë tjetër e këtyre zgjedhjeve ishte kalimi i PDSH-së së Menduh Thaçit, partisë historike të themeluar e drejtuar shumë vite nga Arbër Xhaferi, si parti e katërt në radhët e atyre shqiptare. Ajo ka marrë 2 deputetë, ndërsa Aleanca për Shqiptarët u rendit e treta me 3 deputetë.
Tashmë mbetet të shihet se si do shkojnë negociatat për formimin e qeverisë së re, pasi fituesit nuk i kanë votat e duhura. Dhe me gjasë, vendi do shkojë sërish në zgjedhje vitin e ardhshëm.
Data 15.07.2025
Aktuale
- Luboteni më në fund me ujë të pijshëm – Kryetari Kostovski e mbajti fjalën!
- Kryetari i BFI-së: Njohja e diplomave të medresesë një fitore e madhe, falënderime për të gjithë përkrahësit
- Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes, 55-vjeçari përfundon në prangat e uniformave blu
- “Kishte konflikt për një sasi droge, disa persona…”, zbardhet dëshmia e babait të Renis Dobrës në polici: Djali më telefonoi para ngjarjes
- Ali Ahmeti takon deputetin Salih Murat
- Ndoqën Renis Dobrën, zbulohet itinerari i autorëve që fillimisht u pikasen në Unazën e qytetit të Burrelit! Zbardhet skema që zbatuan mos të identifikoheshin
- Mira Murati themelon kompaninë e re për inteligjencë artificiale me vlerë 12 miliardë dollarë
- “Mos shiko mbrapa!” – Çfarë dëshmoi kushëriri i Renis Dobrës në lidhje me natën e rrëmbimit dhe vrasjes!? Ja dëshmia që çon drejt zbardhjes së ekzekutimit të 23-vjeçarit