Rezultatet aktuale jozyrtare në fshatrat e komunës së Studeniçanit. Besa 1500 LSDM 1300 PDSH 900 BDI 800 Aleanca 400 Numërimi i votave vazhdon ende në këtë komunë.
Author: Rilinda
Në fshatin Çerkez të Kumanovës janë krijuar tensione në këto momente për shkak se zyrtar i një partie është futur pa autorizim në një vendvotim. Burimet e Gazetës Lajm nga ky fshat thonë se bëhet fjalë për zyrtar të BDI-së, i cili është futur në vendvotim në momentin kur ka filluar numërimi i votave edhe pse nuk është as anëtar i Këshillit e as vëzhgues. Për rastin është lajmëruar policia dhe pritet arritja e saj në këtë vendvotim në shkollën e Çerkezit.
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka fituar numër më të madh të votave në fshatin Brezë, njoftojnë për Gazetën Lajm burime nga Këshilli votues në këtë fshat. Sipas këtyre burimeve, LSDM ka fituar 108 kurse BDI 92 vota, 39 PDSH, 18 Besa, 14 Sela. Rezultatet nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Zëdhënësi i shtabit zgjedhor Orhan Murtezani, në një dalje për media tha se gjatë procesit të votimit janë evidentuar një morri shkeljes dhe presionesh nga ana e partisë shqiptare në pushtet BDI. Ai numëroi shumë shembuj në lidhje me pengimin e lirë të votës pothuajse në të gjita vendbanimet shqiptare. “Këto shembuj që i cekëm tregojnë se në çfarë kushtet janë zhvilluar këto zgjedhje dhe janë dëshmi se koalicioni ‘Rilindje me BESË’ është dëmtuar jo më pak se 50 për qind nga numri i votuesve”, tha Murtezani.
Shefi i shtabit zgjedhor të LSDM—së, Damjan Mançevski, në daljen e tij para mediave falënderoi qytetarët e Maqedonisë dhe numrin e madh të tyre që kanë dal të votojnë. Qytetarët, tha ai treguan se e duan Maqedoninë, se dëshirojnë ndryshme dhe jetë në Maqedoni. “Duhet të konstatojmë se për fat të keq, disa vese të keqe, të qeverisë, vazhduan edhe më tej, në tentim për të penguar qytetarët e Maqedonisë në tentim për të votuar lirshëm. Por gjithashtu e dimë se ata nuk janë të mjaftueshëm që qytetarët e Maqedonisë në mënyrë të lirshëm të shprehin vullnetin e tyre”, tha…
Organizata joqeveritare CIVIL, e cila e ndjek procesin zgjedhor në Maqedoni me mbi 300 vëzhgues, vlerëson se dita e zgjedhjeve ka kaluar me shumë parregullsi. Kryetari i CIVIL, Xhabir Deralla, tha se Lista Zgjedhore është në kaos dhe mbi 2000 persona nuk kanë mundur të realizojnë të drejtën e tyre të votës. Ai theksoi se agjitimi është i pandalshëm, sikur të mos ketë heshtje zgjedhore dhe u ankua se ka presione ndaj vëzhguesve të kësaj organizate.
Qytetarët e Haraçinë kanë mendime të ndryshme sa i përket përfundimit të procesit zgjedhorë. Një pjesë e tyre janë optimist dhe presin ndryshime ndërsa pjesa tjetër nuk presin përmirësime. https://www.youtube.com/watch?v=PzrD_XKUI2s
MPB ka regjistruar ngjarje të reja që nga ora 12.00 deri në orën 16.00 në territorin e SPB Shkup. Në lidhje me denoncimin nga ana e një qytetari për evidentimin e një veture “golf” te e cila targa e përparme e veturës ka qenë e zëvendësuar me tabelë në të cilën është shënuar emri i një partie politike, janë ndërmarrë masa nga ana e njësisë Alfa dhe automjeti është ndaluar dhe në të janë gjetur tre persona. Automjetin e ka drejtuar i mituri (Z.L.) të të cilit në prani të prindërve i është dorëzuar raporti për shkeljen e rregullave të…
Njoftohet për parregullsi në qendrat e votimit të Dibrës. Nga burime zyrtare nga Aleanca për Shqiptarët dhënë për portalin DibraIme.com, njoftohet se në qendrat e votimit, votuesit nuk kanë mundur t’i gjejnë emrat e tyre nëpër listat e votimit. Votuesit edhe pse janë me vendbanim në Dibër, emrat e tyre nuk janë gjetur në listat e votimit. Njoftohet se në secilin vendvotim të paktën nga 10 emra nuk gjenden nëpër lista.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi dhe bartësi i listës në zonën e katërt zgjedhore, pas votimit në Strumicë, theksoi se dita e sotme është dita historike për qytetarët e Maqedonisë. “Dita e sotme është dita historike për qytetarët e Maqedonisë dhe për Republikën e Maqedonisë, është dita kur zgjedhim jetën dhe ardhmërinë e vendit tonë. Sot është dita kur zgjedhim Maqedoninë e përparuar, të lirë dhe të bashkuar, dhe hapi i parë drejt asaj është vullneti i qytetarëve i shprehur lirshëm. Shpresoj se sot do të ndodhë kjo”, theksoi Zaevi.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar edhe të dhënat e daljes së votuesve deri në ora 17:00. Dalja e votuesve në nivel republikan ishte 60.39 për qind. Në nivel të njësive zgjedhore, dalja është si vijon: Njësia zgjedhore numër 1: 196 030 66.38 për qind Njësia zgjedhore numër 2: 181 268 59.88 për qind Njësia zgjedhore numër 3: 181 564 64.9 për qind Njësia zgjedhore numër 4: 183 908 67.15 për qind Njësia zgjedhore numër 5: 169 640 58.46 për qind Njësia zgjedhore numër 6: 143.987 46.82 për qind Në nivel republikan, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 1056397 qytetarë
Civil në intervistën e dhëne para pak çastes thotë se në një vendbanim të Komunës së Sarajit ka pasur mbushje të kutive. Sipas Civil kjo ka ndodhur diku nga ora 15 dhe se duhet të meren masa për zbardhjen e rastit. https://www.youtube.com/watch?v=rUYjrOwaQK4

