Procesi i votimit në Komunën e Sarajit, deri në ëkto momente ka rrjedhur në rregull dhe pa ndonjë problem të theksuar. raportohet se jehona e votuesve deri në ora 12:00 është në numër të konsiderueshëm. https://www.youtube.com/watch?v=aceBBZBSQfg
Author: Rilinda
Para 15 minutave janë arrestuar disa persona në Lagjen Shuto Orizare. Burime të MPB-së kanë deklaruar për Gazetën Lajm se personat në fjalë janë arrestuar duke blerë vota dhe ata me siguri do të dënohen me pesë vite arrest.
Në komunën e Çairit të gjitha qendrat e votimit janë hapur në ora 7 të mëngjesit. Ndonëse në përgjithësi, procesi I votimit po rrjedh pa probleme të mëdha, ka disa qytetarë që ankohen se nuk po arrijnë të gjejnë emrin e tyre në listën e votimit. Për dallim nga vendbanimet tjera, në disa vendvotime në Çair është regjistruar fluks i madh votuesish.
Në lagjen Aerodrom të Shkupit që në orët e para të mëngjesit interesi i qytetarëve për të votuar ka qenë i lartë. Fluski më i madh pritet nga ora 12 deri në ora 15. Deri në këto momente nuk raportohet asnjë problem. Qytetarët presin që votimet të përfundojnë në mënyrë të qetë. https://www.youtube.com/watch?v=_yGUZm-z5B4
Sipas informacioneve nga KSHZ-ja në Gostivar, në votime deri në orën 10 kanë dal 4.594 persona, që është rreth 6 % nga numri i përgjithshëm prej 76.363 votuesve. Të gjitha 121 vendvotime janë hapur me kohë dhe nuk ka pasur asnjë pengesë gjatë procesit votues.
Të gjitha 88-të vendvotimet në komunën e Ohrit janë hapur në kohë dhe votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare zhvillohet pa pengesa dhe në atmosferë demokratike. Këtë e kumtoi Komisioni Komunal Zgjedhor, prej ku theksuan se votimi ka filluar sipas parashikimit, në orën shtatë të mëngjesit, në të gjitha vendvotimet, dhe procesi zgjedhor tani për tani zhvillohet pa kurrfarë parregullsie Identike është situata edhe në komunën e Debërcës ku saktë prej orës shtat në mëngjes votohet në 28 vendvotime. Në territorin e komunës së Ohrit të drejtë vote kanë 50,203, ndërsa në Debërc 4.493 qytetarë.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor nëpërmjet një konference për shtyp ka bërë të ditur daljen e votuesve në tërë Republikën e Maqedonisë. Dalja e votuesve në nivel republikan deri në ora 10:00 ishte 9.49 për qind. Në nivel të njësive zgjedhore, dalja është si vijon: Njësia zgjedhore numër 1: 11.05% Njësia zgjedhore numër 2: 9,70% Njësia zgjedhore numër 3: 11.36% Njësia zgjedhore numër 4: 11,29% Njësia zgjedhore numër 5: 9.05% Njësia zgjedhore numër 6: 5,10% Këto rezultate bazohen në 95.05 për qind e të dhënave të përpunuara. Deri më tani, nga KSHZ-ja thanë se janë regjistruar vetëm disa parregullsi të vogla.
Përfaqësuesit e OSBE-së janë duke vëzhguar procesin zgjedhor nëpër të gjitha qendrat e votimit. Koordinatori special përgjegjës për misionin e OSBE, Roberto Bateli, ishte në disa vendvotime në Shkup që në mëngjes me ç’rast bëri thirrje për një proces të rregull zgjedhor. “Do të mbajmë një konferencë për media të hënën dhe atëherë do të japim vlerësimin tonë për këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku do t’I japim konkluzionet tona për ditën e zgjedhjeve. Nuk kam se cka të them më shumë për momentin, do të jeni të informuar nesër”, deklaroi Përfaqësuesi i OSBE Roberto Bateli. “Maqedonia vërtetë duhet t’i…
Banorët e Haraçinës sot janë zgjuar me prezencën e madhe të policisë dhe sigurimit në hyrjen e fshatit si dhe rreth shkollës ku votohet. Materialet janë vendosur në shkollë qysh në orët e hershme të mëngjesit, kurse vendvotimi është hapur me kohë me ç’rast qysh ne orën 7 filluan të vijnë votuesit. Një person nuk ka mundur të votojë shkaku që nuk ishte në listën zgjedhore. Këshilltarët janë munduar ti ndihmojnë duke bërë disa kërkime në lista, por nuk arritën ta gjejnë. Në letërnjoftimin e këtij personi qëndron se është lëshuar në vitin 2011 dhe skadon me 2021. askush nuk…
Më shumë se 600 gjegjësisht 30% e të burgosurve s’kanë mundur të realizojnë të drejtën e tyre për votë pasi nuk kanë pasur dokument valid biometrik, shkruan televizioni “Telma”. Problemi është paraqitur gjatë organizimit të vazhdimit të afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimeve, pas çka institucionet fajin ia kanë hedhur njëra- tjetrës. Rastin e kanë shqyrtuar edhe përfaqësues të KSHZ-së dhe Avokatit të popullit deri tek i cili kanë arritur ankesa se disa nga të burgosurit kanë pasur letërnjoftime valide, por nuk kanë qenë nëpër lista.
Votim në emër të të tjerëve, presion ndaj votuesve, blerje të votave dhe shkelje të heshtjes zgjedhore. Këto janë disa nga parregullsitë të cilat i ka raportuar organizata CIVIL që monitoron zgjedhjet. Xhabir Deralla nga CIVIL tha se vëzhguesit e tyre janë aktivizuar që nga ora 06:00, ndërsa deri më ora 09:00 kanë raportuar më shumë se 60 parregullsi. Ai sqaroi se në një vendbanim në Butel, vëzhguesi i kësaj organizate është larguar nga vendvotimi nga anëtarët e vendvotimit. Deralla gjithashtu tha se përveç rasteve të regjistruara nga vëzhguesit, ka një numër të madh të parregullsive që janë paraqitur nga…
Kandidati i BDI për deputët në njësin 4 e shpall fitore që atje nuk kaloj asnje deputet. BDI ishte parti e vetme shqiptari si atje doli me kandidate.Partit tjere nuk nxorren kandidate ne diaspor që mos percahet vota shqiptare.BDI si parti e vetme shqiptare edhe atje nuk arriti të fitoj asnjë deputet. Ja çka shkruan Artin Spahiu në FB- BDI nisi me fitore! Diaspora dështon! VMRO nis me minus 3 deputetë. Kjo është BDI-ja që bëri ndryshimin në kodin zgjedhor dhe vendosi kritere të pamanipulueshme për të pamundësuar manipulimin me diasporën. Fitorja e madhe po troket! #bashkedrejtfitores Bashkë Vendosim!

