Në zyrën e Avokatit të Popullit, nesër në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në periudhën prej orës 7 deri në orën 19 do të funksionojë linja falas telefonike 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës zgjedhore. Të hapur për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Përveç personalisht në zyra, si dhe në linjën falas, qytetarët do të mund për mbrojtjen…
Author: Rilinda
Në ditën të lirive dhe të drejtave të njeriut një hulumtim shkencor ka nxjerrë në sipërfaqe se qytetarët në Maqedoni nuk mund ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, ndërsa shkelen nga institucionet, në veçanti nga organet e gjyqësorit dhe përmbaruesit. “Fatkeqësisht më të zemëruar për momentin janë me çështjet e përmbaruesve sepse ka një bashkësi e organizuar mirë për të vjedhur drejtë për së drejti jo borxhin e qytetarit por marrin trefish më shumë. Pra nëse ne kemi 50 euro borxh, aty shtohet avokati përmbaruesi dhe institucionet tjera. Domethënë sistemi i drejtësisë nuk është në funksion të këtyre…
Në katër dekadat e fundit në Maqedoni janë bërë vetëm 366 transplantime të veshkave nga donatorë të gjallë edhe pse nevoja dhe kërkesat janë shumë më të mëdha. Mjekët thonë se dhurimi i organeve në vend është ende një temë tabu. Gjatë një tribune që u mbajt në Strugë, mjekët rekomanduan që për këtë çështje të flitet sa më tepër në opinion për të kapërcyer të gjitha pengesat që ekzistojnë. “Secili prej nesh përveç asaj që mund të jetë një donator i mundshëm,të dhurojë organe dhe inde gjatë gjithë jetës mund të jetë një marrës i mundshëm i tyre. Një…
Dalja më e madhe në votime në diasporë deri në orën 13 sipas KSHZ është regjistruar në Sofje dhe në Ankara. Sipas të dhënave në Sofja janë regjistruar 36 votues dhe kanë votuar 20 persona, kurse në ankara janë paraqitur 45 votues dhe kanë votuar 25 persona. Numri më i madh i votuesve është paraqitur në Zvicër, ku janë krijuar katër pikë votime, në Bern duhet të votojnë 4255 persona, në SHBA në 4 shtete, Uashington, Detorid, Çikago dhe New York do të duhet të votojnë 3086 persona dhe në Australi janë hapur dy vendvotimi në Melburn dhe Kanbera ku…
Edhe në fund të gjysmëvjetorit të parë nxënësit ndjekin mësimin pa tekste shkollore në disa lëndë në dy shkollat e mesme të Strugës, “Ibrahim Temo” dhe “Niko Nestor”. Zëvendësdrejtori i shkollës “Niko Nestor” shprehet se përballen me problem serioz duke marrë parasysh faktin se në shkollën e tyre arsimohen proĤle profesionale në më shumë drejtime, transmeton Alsat M.
Asociacioni qytetar “Most” do të ndjek dhe vëzhgojë procesin e votimit gjatë tërë ditës duke përfshirë edhe procesin e mbylljes së votimit, numërimin e votave dhe finalizimin e punëve administrative. Drejtori ekzekutiv i “Most”, Darko Aleksov tha se vëzhguesit të cilët do të qëndrojnë në terren për të ndjekur procesin e votimit do të mbulojnë 55% të numrit të përgjithshëm të vendvotimeve në Maqedoni. “Asociacioni qytetar ‘Most’ do ti ndjek zgjedhjet parlamentare me më shumë se 3000 vëzhgues. Në vendvotime do të qëndrojnë 2664 vëzhgues, të cilët do të mbulojnë rreth 55% të numrit të përgjithshëm të vendvotimeve në Republikën…
Poetja që tronditi gjithë shoqërinë shqiptarë përmes një vëllimi poetik, mbartur vetëm në një fjalë, Rita Filipi duket se i jep përgjigje me vëllimin poetik “Kënga e turmës”, të shoqëruar me skica, dhe imazhe erotike por jo më, me këngë të tilla; raporti mes intimes, erosit dhe një personaliteti krijues të poetes me pretendimin utopik për ndryshimin e shoqërisë… Intervistoi: Violeta Murati Pse shkruani? Ç’është për ty poezia? Nuk mund të them atë që do të thonin shumë krijues, që jeta ime pa poezine nuk do të kishte kuptim. Jeta ime do të kishte kuptim edhe pa shkruar. Ndërsa jeta…
Fshati Smollari i komunës së Novo Sellës në rajonin e Strumicës dikur kishte 659 banorë, ndërsa tani aty jetojnë afër 250. Ata që kanë ngelur aty thonë se fshati po boshatiset, ndërsa po ngelen shtëpitë e bukura pa banorë. Banorët thonë se për shkak të pa perspektivës dhe papunësisë, fshati ka ngelur vetëm me të moshuar, pasi që shumica e të rinjve janë larguar. “Në vitin 2002 banorët kanë filluar të largohen me dëshirë, sepse këtu nuk ka ekzistencë për jetë. Shkojnë të rinjtë, por edhe të gjitha gjeneratat në Bullgari, luten, japin para për të marrë pasaportë bullgare që…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni të cilat do të mbahen me 11 dhjetor do t’i vëzhgojnë 7.585 vëzhgues vendor dhe 667 vëzhgues të huaj si dhe 75 gazetarë të huaj. Sipas të dhënave nga Komisioni shtetëror zgjedhor, për zgjedhjet janë akredituar edhe 354 përkthyes. Më shumë vëzhgues vendor janë akredituar nga Asociacioni qytetar MOST – 3,435 dhe nga Shoqata për aktivitete humane Sinergija- Shtip- me 3.387 vëzhgues, Qendra e lirisë CIVIL -308, Shoqata e qendrës nacionale rome në Kumanovë-143, Instituti i strategjive ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare Ohër- 61 vëzhgues dhe Qendra maqedonase për kulturë dhe zhvillim- 50 vëzhgues, e…
Disa analiza të Entit për mbrojtje të nënave dhe fëmijëve, tregojnë se vdekja më e madhe e foshnjeve është nga komuniteti rom. Këto të dhëna tregojnë se vdekja e foshnjeve tek komuniteti rom, është më e lartë në krahasim me etnitë tjera, prej periudhës së lindjes deri 11 muajt e parë. Si arsye e vdekjes i përmendin statusin social, mungesën e arsimit, shtatëzëninë në adoleshencë, mungesat e informacionit, por një nga arsyet kryesore është edhe mungesa e gjinekologut. Numri i gjinekologëve është përgjysmuar në 135, dhe një nga vendbanimet më të mëdha në Shkup, Shuto Orizarë, tanimë dhjetë vjet është…
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni, njoftoi qytetarët se të dialën, më 11 dhjetor, zyrat e Komitetit do të jenë të hapura gjatë gjithë ditës, me qëllim që t’ju mundësojë qytetarëve të paraqesin pengim të të drejtës së votës. Komiteti i Helsinkit inkurajon gjithë qytetarët, të cilët mendojnë se e drejta e tyre është fyer, të paraqesin rastin në zyrat e Komitetit e cila gjendet në rrugën “Naum Naumovski Borçe”, nr. 83, në Shkup. Nëse qytetarët nuk mund që të shkojnë deri tek zyra, ata mund që rastet t’i paraqesin edhe përmes numrit të telefonit 0800-44-222…
Me shumë aktivitete sot do të shënohet 70 vjetori i themelimit të UNICEF-it. Në QT “Siti Moll” në katin e dytë do të hapen ekspozitat “70 vite për çdo fëmijë” dhe “Tregime të vogla” nga autorët vendorë dhe ndërkombëtarë. Vizitorët do të munden t’i shikojnë ekspozitat deri më 12 dhjetor. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi ta japin përkrahjen e tyre, të fotografohen dhe të zbulojnë porosi me shpresë për çdo fëmijë. Para projeksioneve të caktuara në kinemanë “Sinepleks” do të tregohen video dhe tregime për shpresë dhe thirrje të UNICEF-it për ndërprerje të dhunës ndaj fëmijëve.

