Author: Rilinda

Votuesit në diapsorë votojnë një ditë para zgjedhjeve, përkatësisht sot, më 10 dhjetor, prej orës 7:00 deri në orën 19:00 sipas kohës lokale. Të drejtën e vetë të votës jashtë vendit shtetasit e Republikës së Maqedonisë do të mund ta realizojnë në 46 përfaqësitë diplomatike konsullare dhe zyrat konsullare. Më së shumti të paraqitur për të votuar ka në Bernë 4256, në Venecie 2724, në Detroid 1170, Nju-Jork 1168, Melburn 1112… Për këto zgjedhje për votim në Bernë janë hapur tre vendvotime plotësuese, përderisa në Venecie dy, transmeton Portalb. Më së paku të paraqitur ka në Madrid – 10, në…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen të dielën do të japin letërnjoftime por vetëm për ata persona që e kanë të humbur apo të dëmtuar letër njoftimin. Njëkohësisht të njëjtën dit do të jepen edhe letërnjoftimet që tani më janë të gatshme. Të dielën më 11.12.2016 zyrat e MPB-së do të punojnë nga ora 07 deri në orën 19 por vetëm për letërnjoftimet.

Lexo më Shumë

Më ftohtë në mëngjes është në Shkup. Sipas DPHM-së në Shkup janë matur -7 gradë Celsius, në Dibër -6, Demir Kapi -5, në Strumicë, Shtip, Tetovë -4, në Manastir dhe Shkup në Lazaropole -3, Mavrovë dhe Kumanovë -2, në Kriva Pallankë, Ohër dhe Prilep 0, në Vinicë, Pretor 2, Krushevë dhe Pozharane 3, në Topollçan 4, në Gjurishte 7, në Gjevgjeli deri në 8 në Dojran. Moti është i kthjellët, kryesisht i qetë dhe ftohtë. Nëpër fushëgropat e ndara ka mjegull të dobët. Me diell, nga fundi i ditës me vranësira të vogla deri në mesatare. Paradite në disa fushëgropa…

Lexo më Shumë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë prej me 15 dhjetor të këtij viti do t`i lëshoje në qarkullim bankënotat prej 200 dhe 2.000 denarësh, ndërsa njëkohësisht do t`i tërheq nga qarkullimi bankënotat prej 5.000 denarësh. BPRM informoi se vendimi për lëshimin në përdorim të bankënotave prej 200 dhe 2.000 denarësh ka dalë nga nevoja reale për rebalancimin e strukturës së parave në qarkullim.

Lexo më Shumë

Në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, pushteti është akuzuar se ka keqpërdorur burimet e ndryshme shtetërore për fushatën e tyre, përcjell Telegrafi. Në këtë drejtim, Telegrafistat na njoftojnë se një shfrytëzim të tillë e ka bërë edhe BDI-ja në tubimin përmbledhës të mbajtur në Tetovë. Sipas fotografive që na kanë dërguar, shihet qartë se autobusët e rinj të transportit publik të Bashkisë së Shkupit, janë shfrytëzuar për bartjen e anëtarëve dhe simpatizantëve të BDI-së.

Lexo më Shumë

Në Qendër të qytetit të Kavadarit kanë bllokuar shtabit zgjedhor të Lidhjes së Romëve të Amdi Bajramit dhe të Partisë Demokratike Rome, me dyshimet se disa persona në hapësirat e tyre kanë blerë votat. Ato siç thuhet nga disa portale maqedonase kanë ndarë nga 1 mijë denarë për person, dhe kjo ka të bëjë me komunitetin rom. Pasi që janë zbuluar, është bllokuar shtabi dhe se pritet vendim gjyqësor për hyrje në shtab.

Lexo më Shumë

Ambasadori amerikan Xhes Bejli përmes rrjetit social Tuitter u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Përmes një cicërrime tjetër, Bejli i ka garantuar qytetarëve të vendit fshehtësinë e votës. “Mos beso në thashetheme! Vota është e fshehtë, dhe askush nuk mund ta dijë për kë keni votuar”, ka shkruar Bejli.

Lexo më Shumë

APEL PUBLIK Aleanca për Shqiptarët: Të nderuar Shqiptarë thuani JO shitjes së votës ! Të dashur shqiptar, Të nderuar votues, Po afrohet momenti i kthesës së shumëpritur në politikë. Dita e zgjedhjeve kudo në botë paraqitet si ditë feste dhe gëzimi. Pikërisht se është dita e popullit dhe e sovranit që vendos. Është forca përcaktuese e popullit që vjen në shprehje në ditën e votimit. Është në dorën tuaj, në shpirtin tuaj, dhe në mirëqenien apo demoralizimin tuaj ekonomik dhe politik. I dashur votues, ndoshta edhe ti ke dëgjuar, se ka shumë të tillë që janë pasuruar mbi kurrizin tënd,…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare në kuadër tëfushatës parazgjedhore, tubimin e fundit e ka mbajtur në Kumanovë. Lideri i kësaj partie, Menduh Thaçi, u premtoi kumanovarëve se kur të vije në pushtet do ta bashkojë Likovën me Kumanovën, dhe kështu sipas tij, Kumanova do të bëhet qytet shqiptar me mbi 50%. Thaçi u kërkoi kumanovarëve që më 11 dhjëtor ta dënojnë Ali Ahmetin dhe BDI-në, dhe shtoi se menjëherë pas zgjedhjeve kur ta merr postin e zv/kryeministrit, vëmendje të veçantë do i kushtojë Kumanovës. “Kam një bindje të plotë, një siguri të paluhatshme se ju me votat tuaja jeni duke e shënuar…

Lexo më Shumë

Rilindje me BESË sonte tubimin e fundit për këtë kampanjë zgjedhore e mbajti në Tetovë, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Jemi mbledhur sonte që ta përcjellim mesazhin e fitores së madhe të koalicionit Rilindje me Besë. Kjo nuk është fitore e subjekteve politike. Është fitore përballë atyre që u thirrën në emër të shqiptarisë e në fakt ishin dorë e zgjatur e qarqeve politike e policore maqedonase!…

Lexo më Shumë

Ndryshe nga qytetet tjera të Maqedonisë që janë zbukuruar për festat e fundvitit, autoritetet e Tetovës ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. “Zbukurimi i vetëm i qendrës së Tetovës deri në këto momente, janë vetëm këto poster të partive politike dhe asgjë tjetër, për dallim prej qyteteve të tjera të cilat ka ditë që janë stolisur për festat e fundvitit”. Banorët e Tetovës thonë se kjo nuk është hera e parë që qyteti i tyre mbetet i pa stolisur në prag të festave. Ata ankohen se autoritetet lokale gjithmonë e lënë Tetovën pas dore. “Duhet të zbukurohet…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike ende nuk e ka pranuar padinë penale nga ministria e Brendshme lidhur me rastin e fëmijës dy vjeçar, prindërit e të cilit pretendonin se ishte dhunuar nga edukatoret në çerdhe. Nga Prokuroria Themelore thonë se prokurori publik kompetent është i informuar për rastin dhe ai tashmë ka lëshuar urdhër për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara. Përgjigjja e tillë e Prokurorisë themelore Publike, vjen rreth një muaj pasi dikasteri i brendshëm informoi për padi penale ndaj tre edukatoreve të çerdhes “ Fidani” në Çair ku i mituri ishte i regjistruar. Alsat pyeti në Prokurori përse po e zvarrit procesin,…

Lexo më Shumë