Zoran Jolevski, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, sot do të qëndrojë në vizitë pune në Trakoshqan të Kroacisë. Siç thuhet nga Ministria e Mbrojtjes, Jolevski do të marrë pjesë në takimin ministror të vendeve anëtare të SHBA-së Karta e Adriatikut, i cili do të mbahet në Trakoshqan.
Author: Rilinda
Që nga viti 2002 regjistrimi i popullsisë në Maqedoni është vetëm shprehje. Shumë fusha mbeten të paorganizuara dhe pa perspektivë shkaku i mos-regjistrimit të popullsisë. Shqetësimi është shtuar tani kur jemi në prag të zgjedhjeve të parakohshme dhe kur ka probleme me njësitë zgjedhore dhe ndryshimin e numrit të banorëve. Sipas ish drejtorit të Entit për statistikë, Donço Gerasimovski, duke pasur parasysh faktin se statistikat janë të vjetra, del se në nuk mund të bëjmë paralele ose analiza që të përcaktojmë gjendjen faktike. “Nëse nuk funksionojnë institucionet e sistemit, në raport me krahasimin e të dhënave, në raport me dhënien…
Partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sot e përfundojnë fushatën zgjedhore me prezantimin e programit të tyre zgjedhor para qytetarëve. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), do të mbajë tubimin përmbyllës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2016 në sheshin “Iliria” të qytetit të Tetovës. Rilindja me BESË do të mbajë tubim në sallën e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE do të mbajë tubime në Krushevë dhe Prilep. Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” do të mbajë tubim në komunën Gazi Babë. Koalicioni për ndryshime dhe…
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, nga fundi i ditës me vranësira të vogla mesatare. Paradite nëpër disa lugina do të ketë mjegull të dobët. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus nëntë deri në zero. ndërsa ajo e ditës prej nëntë deri në 15 gradë Celsius. Në Shkup kryesisht mot me diell, nga fundi i ditës me mjegull deri në vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus shtatë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në nëntë gradë. Në ditët në vijim, moti do të jetë me diell me temperatura…
BDI ka vazhduar me avazin e vjetër duke u bërë presion jo vetëm funksionarëve por edhe funksionarëve të institucioneve të shtetit, shkruan Fakte. Në mesazh kërkohet numri i personave që do të sjellin secili prej të ftuarve, si dhe është dërguar numër telefoni për kontakt ku do të dërgoheshin të dhënat.
Shkruan: Xhevdet Hajredini Çdo votë për BDI është edhe votë për VMRO-DPMNE njësoj siç ishte para 2 viteve kur BDI për interesa të VMRO-s kërkoj zgjedhje të parakohshme, me qëllim që të behet e mundur zgjedhja e Ivanovit kryetar të shtetit dhe VMRO-DPMNE të fitojë 63 deputet. Shëtitën dhe u gostitën funksionarët e BDI-së dhe nuk siguruan asnjë votë për deputet shqiptarë nga diaspora, as nga Zvicra ku jetojnë mbi dyqind mijë shqiptarë nga Maqedonia, ku me dekada kanë qëndruar edhe funksionar të BDI-së. Mbas këtyre zgjedhjeve nuk u realizua asnjë premtim i dhënë gjatë fushatës parazgjedhore,as kryetar konsesual, asnjë…
Dyshime për mundësinë e manipulimeve me vërtetimet e lëshuara për personat me probleme gjatë lëvizjes të cilët do të votojnë të shtunën. Sipas detajeve nga hetimi policor, në listën e dorëzuar në KSHZ janë gjetur edhe persona që janë të punësuar, ndërsa do të votojnë ditën e njëjtë me të paaftit. Burime policore thonë se një pastruese e gjimnazit “Nikola Karev” dhe një i punësuar në kompaninë private “Zhito Luks” kanë siguruar vërtetime mjekësore me diagnozën se kanë vështirësi gjatë lëvizjes. Policia të njëjtit i ka ftuar për bisedë, por ato nuk kanë qenë në shtëpi. Mes tjerash, policia ka…
Zëvendëskryeminsitri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki i cili sot po merr pjesë në këshillin e 23-të ministror të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) që po mbahet në qytetin gjerman Hamburg sot deklaroi se tema kryesore të takimit, krahas Ukrainës, Sirisë, ishin kërcënimet nga terrorizmi ndërkombëtar, të kthyerit nga Shteti islamik dhe kriza e refugjatëve. Ai në margjina të këshillit ministror të OSBE-së në Hamburg pati takime me disa kolegë të tij ku tha se prej tyre mori mbështetje për përpjekjet të cilat i bën Maqedonia për të siguruar zgjedhje të drejta të cilat do…
Bartësi i listës së kandidatëve për deputetë nga LSDM-ja në Njësinë zgjedhore 6, Petre Shilegov sot në takimet me banorët e komunës së Gostivarit e prezantoi programin parazgjedhor. Përsëriti disa thekse midis të cilave edhe paralajmërimet për pagë minimale prej 16.000 denarëve dhe pagë mesatare 30.000 denarë. Njëherit theksoi se me programin është paraparë paga e kuadrit mësimor të mos jetë më e ulët se paga mesatare. Në fjalimin nga qendra e Gostivarit i komentoi edhe pretendimet e kundër kandidatit të tij Vlladimir Gjorçev nga koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” rreth 37 projekteve të paralajmëruara për Gostivarin.
Dënime të larta me para dhe burg parashihet për rastet e shkeljeve të rregullave të procesit zgjedhor të 11 dhjetorit të këtij viti, njofton Portalb. Prej 3 deri më 6 vjet burg do të dënohet personi i cili pengon për të votuar, mbajtje të armës dhe detyrim për votim. Personi i cili e fotografon votën e tij do të dënohet nga 300 deri më 100 euro. Deri më 500 euro është dënimi nëse mbani simbole në vendvotimin. Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit zgjedhor mund të merr kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në vlerë…
Një numër i madh i qytetarëve iu drejtuan Avokatit të Popullit me ankesa se në Listën zgjedhore, në adresë të tyre, akoma ka njerëz tjerë. Disa prej këtyre njerëzve kanë dorëzuar edhe ankesa, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk. Lista zgjedhore është mbyllur dhe votuesit e mbetur fantomë, të regjistruar me adresa të caktuara në Maqedoni, nëse paraqiten të dielën do të kenë të drejtë të votojnë, sepse letërnjoftimet e tyre janë valide edhepse MPB tashmë i ka anuluar. Qytetarët që tani janë në dyer të Avokatit të Popullit, sapo kishin vërejtur emra të panjohur në adresat e tyre kishin shkuar në…
Mbrëm në Restaurantin Biznis në Shkup ka një natë festive mes ushtarëve të Uçk-kombetare ku do të marrin pjesë edhe disa figura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i ashtuquajturi përfaqësues i UÇK-kombetare Ali Ahmeti ku edhe un isha i ftuar si ish pjestarë i Uçk-kombëtare mirëpo për hirë të së vërtetës un refuzova këtë ftesë sepse ka shum arsye : 1. Nuk munda ta paramendoj vetën në mesin e tyre kur dihet qartë se njerëz të Bdi dhe A.A janë të implikuar thellë në tradhtitë e shokvë të mi të luftës dhe të shpyrtit si : Komandant Shqiponja ,…

