Dyshime për mundësinë e manipulimeve me vërtetimet e lëshuara për personat me probleme gjatë lëvizjes të cilët do të votojnë të shtunën. Sipas detajeve nga hetimi policor, në listën e dorëzuar në KSHZ janë gjetur edhe persona që janë të punësuar, ndërsa do të votojnë ditën e njëjtë me të paaftit.
Burime policore thonë se një pastruese e gjimnazit “Nikola Karev” dhe një i punësuar në kompaninë private “Zhito Luks” kanë siguruar vërtetime mjekësore me diagnozën se kanë vështirësi gjatë lëvizjes. Policia të njëjtit i ka ftuar për bisedë, por ato nuk kanë qenë në shtëpi. Mes tjerash, policia ka vizituar edhe institucionin që ka dhënë vërtetimet.
Pasi i kanë kontrolluar vërtetimet e lëshuara, kanë konstatuar se një mjeke brenda 40 minutash ka firmosur 29 vërtetime. Do të hetohet nëse vula e saj është keqpërdorur ose ajo personalisht i ka lëshuar të njëjtat. Kontrolli gjithashtu ka treguar se ata që kanë marrë vërtetime nuk kanë paguar participim prej 60 denarëve. MPB-ja konfirmoi se po heton mundësinë e keqpërdorimeve gjatë votimit të personave të sëmurë dhe të me probleme në lëvizje në komunën Gjorçe Petrov dhe në mbarë territorin e vendit. Në KSHZ ekziston lista me 6600 persona që do të votojnë të shtunën. Krahasuar me ciklet e kaluara, numri i personave të sëmurë dhe me probleme në lëvizje është më i vogël.
Data 21.08.2026
Aktuale
- Operacion antidrogë në Korçë / Arrestohet një person, sekuestrohen doza kokaine, para dhe municione
- Një plakë shumë spimatike, kështu pritet të duket Gresa Behluli në vitin 2050!
- Zv/kryeministri libanez: Izraeli po pengon mbështetjen e huaj për ushtrinë libaneze
- “Arresto Ramën, arresto Ballukun”! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion
- MPB: Janë privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit
- “Nuk e dinim që ishte martuar”, familja e italianes zbulon të vërtetën pas aksidentit tragjik
- Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama
- Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës: Duhet trajtuar me seriozitet dhe jo me tallje e përçmim ndaj një komuniteti të tërë


