Ministria e punëve të brendshme njofton opinionin se ka proceduar ndaj të dhënave për dhënie të paligjshme të vërtetimeve mjekësore për qytetarët, me qëllim që ata të mos votojnë më 11 dhjetor, por të votojnë më 10 dhjetor, gjoja si persona të sëmurë dhe të paaftë, Sipas tyre, më 2 dhjetor, MPB-ja ka pranuar një informacion se janë lëshuar vërtetime me të dhëna të rrejshme nga mjeku M.I, i punësuar në ”Entin e gjinekologjisë 11 nëntori”. Nga kontrolli i bërë në dokumentet e lëshuara, është konstatuar se M.I më 25 nëntor, ka lëshuar 30 dokumente mjekësore, ndërkaq më 28 nëntor…
Author: Rilinda
Së paku 10 mijë shqiptarë, që është dashur të punësohen në bazë të Marrëveshjes së Ohrit në administratë më së voni deri në vitin 2006, nuk janë punësuar as sot e kësaj dite, thonë ekonomistët shqiptarë. Këtë konstatim e mbështesin në shifrat zyrtare të qeverisë, sipas të cilave në Maqedoni ka të punësuar gjithsej 128 mijë persona në administratë. Duke u nisur nga deklaratat e vetë përfaqësuesve të BDI-së, që thonë se në Maqedoni janë punësuar 20 mijë administrator shqiptarë, del që përfaqësimi i shqiptarëve është dikun 17-18 për qind, që ende është larg 25 përqindjes së shqiptarëve në Maqedoni.…
Në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi me kandidatin e BDI-së Xhevat Ademi duke festuar ditëlindjen. më pas një lexues i jonë ka dërguar një fotografi me mbeturina të hedhura pranë një shkolle, për të cilat thotë se janë nga festa e ditëlindjes së Xhevat Ademit.
“Ne planifikojmë të kërkojmë që të zhbëhet Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes e Ohrit dhe përgjegjësinë ta ketë në bazë të Kushtetutës, ministri, drejtori, ose udhëheqësi i çfarëdo institucioni për pjesëmarrjen e drejtë të shqiptarëve në të”, tha kryetari i partisë “UNITETI” në emisionin “#DEBAT” në Portalb. Ai gjithashtu ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit, i cli thekson se më nuk duhet të flitet për të, por duhet të shihet se sa është realizuar “Marrëveshja e Ohrit më nuk duhet të përmendet, por duhet të përmendet se a është realizuar Kushtetuta ose jo”, tha Ostreni, duke shtuar se nuk…
Unë qëndroj para qytetarëve të mi në mbrojtjen e tyre, i drejtë, krenar dhe i vendosur – Unë nuk do të lejojë askush që të mashtrojë dhe të frikësojë qytetarët e Maqedonisë. E them të qartë është se do të dështojnë përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për të përhapur gënjeshtra, frikë dhe presionet mbi qytetarët e Maqedonisë. Unë kërkoj nga mediat për të informuar qytetarët për këtë në vijim: Të dielën do të zhvillohen zgjedhjet historike në Maqedoni. Qytetarët zgjedhin mes jetës dhe regjimit. Zgjedhja do të bëhet me votim të fshehtë. Përsëris – një votim të fshehtë. Votimi zgjedhor i qytetarëve…
Në periudhën 5 deri më 8 dhjetor, Asociacioni Qytetar ‘Civil’ ka marrë më shumë se 600 thirje nga qytetarët të cilët kanë shprehur brengosjen se a do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e votës më 11 dhjetor. ‘Civil’ sot në ora 13 do të mbajë konferencë për media para KSHZ-së, dhe më pas do tu dorëzohet atyre dokumentacion me 60 raste të trysnive të paraqitur nga qytetarët. “Më shumë se 170 raste të trysnive, kërcënimeve, keqpërdorimeve dhe parregullsi të tjera kanë arritur në ‘Civil’ nga 21 nëntori deri më 8 dhjetor, duke mos llogaritur edhe ankesat që kanë të…
As 20 për qind e të punësuarëve në Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës nuk janë shqiptarë, thonë për Gazetën Lajm të punësuar shqiptarë në këtë zonë. Sipas tyre edhe më i vogel është numri i shqiptarëve në poste udhëheqëse. “Në poste udhëheqëse thujase nuk ka asnjë shqiptar, kurse edhe numri i të punësuarëve nuk besoj se kalon mbi 20 për qind. Kjo tregon se as në Tetovë, qytetin më të madh shqiptar në Maqedoni nuk respektohet përfaqësimi i paraparë sipas Marrëvshjes së Ohrit”, thotë për Lajm një i punësuar nga Tetova. Edhe pse bëhet fjalë për investine private, Punësimet…
Çdo ditë rritet numri i kërkesave të qytetarëve, që adresohen deri të Prokuroria Speciale Publike e që kanë të bëjnë me përgjimet e paligjshme. Deri sot kanë arritur 81 kërkesa ku qytetarët interesohet se vallë numrat e tyre kanë qenë caku i përgjimeve të paligjshme. Kërkesa kanë të bëjnë me gjithsejtë 245 numra telefonik, njofton PSP. “Njoftojmë opinionin se secili që është i interesuar mund të dërgojë kërkesë deri te ne, ku duhet ta shkruani numrin e telefonit ose numra të telefonit për të cilat dyshoni se kanë qenë cak i përgjimeve. Në kërkesë është e nevojshme që të parashtrohen…
Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Shkup dhe Berovë. Sipas matjeve të DPHM në Shkup – Petrovec dhe Berovë janë regjistruar -8 gradë, -6 në Demir Kapi, Kumanovë, Shtip dhe Tetovë, -5 në Dibër, Strumicë, Prilep, Kriva Pallankë, Manastir dhe Shkup Zajçev Rid, -4 në Vinicë dhe, -3 në Lazaropole, -2 në Pretor, Ohër, Gjevgjeli, Mavrovë, Pozharanë dhe Topollçan, -1 në Gjurishte dhe 0 në Krushevë. Këtë mëngjes moti është i kthjellët, kryesisht i qetë dhe i ftohtë, me mjegull të dobët në disa lugina. Gjatë ditës do të jetë me diell, ndërsa nga fundi i ditës me mjegull…
Ajo që ne nuk jemi mësuar të dëgjojmë dhe të shohim akoma është mënyra se si paragjykimi religjioz të trajtohet si cenim i dinjitetit dhe i karakterit të njeriut. Aq shumë është adoptuar lirshmëria në lidhje me shprehjen publike të këtij fenomeni në media e kudo, sa të mendosh ndryshe kthehet në herezi publike. Duke qenë se karakteristikat nënçmuese midis përkatësisë biologjike dhe asaj religjioze janë të njëjta, atëherë lind me të drejtë edhe pyetja: A mundet që paragjykimin religjioz ta konsiderojmë “racizëm kulturor”? Mendoj se edhe pse racizmi është i lidhur drejtpërdrejt me përkatësinë racore, termi “racizëm” ka hyrë…
Në aeroportin e Shkupit ka ndodhur një aksident, kur aeroplani i linjës Shkup – Mynih gjatë ngritjes ka goditur një tufë zogjësh, mëson portali dokazm. Sipas këtij portali, aeroplani mezi ka ateruar për të mos ndodhur fatkeqësia. Por gjithçka ka kaluar pa dëme dhe pasoja.
Përderisa sondazhet tregojnë fitore për partitë qeverisëse VMRO DPMNE-BDI, pesimizmi i gjerë dhe përqindja e konsiderueshme e votuesve të papërcaktuar që tregojnë anketat, mund të ul diferencën e koalicionit dhe në mënyrë potencial t’i prish raportet e tyre, thuhet në raportin parazgjedhor të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI). Sipas IRI-t, dalja në këto zgjedhjet do të jetë më shumë se 60%. “Zgjedhjet konsiderohen tregues për stabilizimin e krizës në shtet. Misioni i zyrës së OSBE-së ka paraqitur një numër të caktuar ankesash për ushtrim të trysnisë ndaj të punësuarve në sektorin publik që ata të votojnë për parti të caktuara politike,…

