Author: Rilinda

Lidhur me keqpërdorimin e UÇK-SË gjatë fushatës parazgjedhore nga funksionarë tw BDI-së, me reagim të ashpër në emër të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Kosova, ndryshe bashkëluftëtarët të Sokolit, Begut, Mirsadit dhe figurave tjera të lavdishme të vitit 2001, transmeton Gazeta Lajm. “Kjo emblemë ishte dhe do të mbetët krenaria jonë, me nder e përkushtim e kemi mbajt në kohën kur shqiptarët në Maqedoni kishin nevojë për vëllezërit e tyre nga Kosova, ishim shumë dhe ishim unik e të vendosur për realizmin e të drejtave të tyre atje. Sot, kur disa individ, ne Maqedoni, për arsye karieriste, sepse në…

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në intervistën e tij mbrëmë në TV21 të Shkupit ka thënë se te partitë shqiptare ka tendenca për keqpërdorimin e fesë. “Po ka tendenca të tilla, që janë shumë të sofistikuara. Për shembull fenomen të këtillë unë kam parë te Lëvizja Besa”, tha Ahmeti. Portali përkujton se rrëfime fetare gjatë fushatës parazgjedhore nuk ka hezituar të tregojë as edhe vetë Ahmeti. Ja një i tillë në videon në vijim, të publikuar së fundmi në fejsbuk: https://www.facebook.com/qytetidibres/videos/661423967351058/

Lexo më Shumë

A KA FILLUAR ALI AHMETI TË KRIJOJË TEREN PËR ZGJEDHJE TË JOHAN TARÇULLOVSKIT, KRIMINELIT TË DËNUAR NGA TRIBUNALI I HAGËS PËR KRIME NDAJ SHQIPTARËVE, MINISTËR TË PUNËVE TË BRENDSHME. KËTO DYSHIME JANË KRIJUAR PAS PARAQITJES SË ALI AHMETIT NË LUBOTEN, KU NGA BANORËT E KËTIJ FSHATI KËRKOI TË HARROJNË ATË QË JU KA NDODHUR. Burime partiake shqiptare në BDI thonë se kanë marrë vesh që Ahmeti dhe Gruevski veçmë kanë bë marrëveshje që Tarçullovski të jetë ministër i brendshëm, nëse VMRO dhe BDI formojnë qeverinë e ardhshme. Si kompensim, Gruevski i ka prmuar Ahmetit se do ta marrë në qeveri…

Lexo më Shumë

Në stacionin policor në Bit Pazar, mbrëmë rreth orës 23.00, B.S, S.V dhe R.H kanë paraqitur se në rr. “Pavle Iliq” në banesat e tyre në rrugën e theksuar, në secilën prej tyre veç e veç kanë gjetur pjesë prej plumbave të armëve, ndërsa ka patur edhe dëmtim të dritareve. Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, ndërsa dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga një restorant afër ndërtesave.

Lexo më Shumë

SA MË SHUMË VOTA KA FITUAR BDI-JA, AQ MË SHUMË ËSHTË RRITUR NUMRI I SHQIPTARËVE TË VRARË DHE TË ARRESTUAR NGA POLICIA DHE GJYKATAT MAQEDONASE, KONSTATOJNË ANALISTËT POLITIKË SHQIPTARË. Për këtë arsye, ata e vlerësojnë si rrezik të madh, nëse shqiptarët i besojnë apelit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, që shqiptarët ta unifikojnë votën për BDI-në. Fejzi Hajdari, analist politik dhe drejtor i Gazetës Lajm thotë se Ahmeti nuk ka për qëllim të unifikojë votën shqiptare për ndonjë interes të shqiptarëve, por më tepër për interes të VMRO-DPMNE-së, partnerit tetëvjeçarë të koalicionit. “Në vitin 2014 BDI fitoi 153 mijë…

Lexo më Shumë

Që të afroheni drejt Evropës, votuesit e Maqedonisë duhet të angazhohen për sundimin e së drejtës, për mediume të lira dhe luftë kundër korrupsionit, thotë në video- mesazhin ministri i jashtëm i Holandës, Bert Kunders. Ai u bëri thirrje votuesve të vendit që më 11 dhjetor të dalin në pikat e votimit dhe ta sjellin vendimin për të ardhmen e shtetit. “Holanda është mike e vjetër e demokracisë maqedonase. Për disa ditë Maqedonia ballafaqohet me udhëkryq historik. Si ministër i jashtëm i Holandës, s’mund të qëndroj në anën e ndonjë opsioni politik. Por, angazhimi im është që t’i përfaqësoj vlerat…

Lexo më Shumë

Procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen të dielën përmban disa risi, midis të cilave, më shumë që le përshtypje është vendosja e fotografisë në listën zgjedhore. Mbetet përdorimi i spërkatësit pa ngjyrë i cili mund të shihet vetëm me UV llambë. Fletëvotim i vlefshëm do të konsiderohet ajo në të cilën është rrethuar numri rendor ose bartësi i listës ose simboli i koalicionit ose partisë. Vendvotimet duhet të hapen saktë në orën 07:00, ndërsa votimi zgjatë pa ndërprerë deri në orën 19:00. Kush mund të votojë? Të drejtë vote ka çdo person i cili është…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, tre ditë para zgjedhjeve, në intervistë për CIVIL Media, tregon për gatishmërinë e policisë së Maqedonisë për sigurinë e plotë të procesit zgjedhor. Ai thotë se MPB ka në dispozicion Listën e Votuesve ose “fantazmat”, dhe sipas kësaj, çdo tentim të personave nga jashtë, të cilët nuk janë banorë të Republikës së Maqedonisë të bëjnë keqpërdorime dhe të votojnë me dokumente të huaja dhe të falsifikuara të identifikimit, do të jenë seriozisht të ndëshkuar, në pajtim me rregulloren ligjore. Sa u përket thashethemeve se struktura të caktuara në ditën e zgjedhjes ka mundësi…

Lexo më Shumë

Fotot lart tregojnë luksin e selisë së VMRO-DPMNE-së, që u ndërtua para një viti. Poshtë janë fotot e bëra në Klinikën e Tetovës, që pasqyrojnë kushtet e këqija dhe tmerrin në këtë spital. Prej kur është në koalicion me BDI-në, VMRO-DPMNE është pasuruar për mbi 50 milionë euro, kurse në çfarë gjendje ka ardhur spitali i Tetovës gjatë kësaj periudhe mund të konstattoni vetë nga fotografitë.

Lexo më Shumë

Liderët e katër partive më të mëdha, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi nuk do të kenë duel televiziv gjatë fushatës parazgjedhore. Duele të tilla u anuluan për shkak se liderët ishin të stërngarkuar me fushatën parazgjedhore, së paku kështu qëndronte në kumtesat e partive. Redaktorja e RTVM-së Santa Argirova për “Meta” pohoi se ftesën për debat televiziv nga katër liderët, vetëm Zaev e ka pranuar. Edhe nga televizioni “Telma” kanë deklaruar se Gruevski e ka refuzuar ftesën me arsyetim se është i stërngarkuar në fushatë. Në pyetjen e gazetarëve se a do të merr pjesë Gruevski…

Lexo më Shumë

Qendra e personave me aftësi të kufizuara “Poraka Dibër” në prag të shënimit të 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara organizoi një takim në bashkëpunim me shoqatën e logopedëve të Shqipërisë, ku koordinatore ishte Adiona Llokmani, me temë “Të drejtat dhe mundësitë e ndihmës te personat me aftësi të kufizuara te cilët përballen me pengesa në të folur”. U bë e mundur gjatë këtyre dy ditëve ku shoqata e logopedëve qëndruan në vendin tonë të vizitojnë edhe dy shkollat nëntëvjeçare , ku ka persona që përballen me probleme dhe me pengesa në të folur. “Siç na…

Lexo më Shumë