Sipas të dhënave zyrtare të KSHZ-së, jehona e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare gjatë këtij viti deri në ora 10:00 është më e madhe nga ajo e regjistruar në vitin 2014. Krahasuar ndër Njësi zgjedhore fotograÞa është me sa vijon: I 9,80% II 8,63 III 13,32 IV 11,37 V 9,73 VI 5,26 Në 2016: I 11,05% II 9,73 III 11,23 IV 11,38 V 9,05 VI 5,10 Deri në ora 13:00 përqindja është më e madhe për 6 për qind.
Author: Rilinda
Jo zyrtarisht, se në rrugën “Dizhon”, të paktën 4 persona, 2 nga të cilët nga Kosova, kanë kërcënuar votuesit që shkonin për të kryer të drejtën e tyre të votimit, duke i agjituar për një parti të caktuar. Personi që ka denoncuar rastin, gjithnjë sipas burimeve jo zyrtare, ka pasur edhe armë me vete, duke ia treguar votuesve, si formë kërcënimi. Kontrolli i brendshëm i MPB-së, në disa raste, se si policë, pa lejen e ministrisë, kanë dhënë edhe urdhra, sipas qejÞt të tyre. Edhe këto denoncime, janë duke u veriÞkuar. Për më shumë, ALSAT ka dërguar pyetje pranë ministrisë…
Rreth 90 për qind e personave të arrestuar për shkelje të procesit zgjedhor zgjedhore gjatë ditës së djeshme dhe të sotme janë shqiptarë nga radhët e partive në pushtet, kanë njoftuar burime nga MPB, transmeton Gazeta Lajm. Sipas tyre, deri në fund të ditës do të ketë edhe shumë arrestime tjera, për manipulime që janë dokumentuar, por autorët e atyre manipulimeve tek pritet të arrestohen. LajmTV ka vizituat disa vendvotime. Porosia jonë është që të mos tentohet të bëhen manipulime, sepse ka prezencë të madhe të policisë, të gatshëm për të arrestuar secilin që tenton të bëjë manipulime. Veçmë e…
Shumë votues të cilët kanë votuar në zgjedhjet e kaluara, ankohen se sot nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, njofton Gazeta Lajm. Në mesin e tyre ka qenë edhe Agon Selmani, djali i kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani, njëherit kritikues i ashpër i pushtetit. “E kthyen nga vendvotimi me arsyetim se nuk është në listë. Unë para dy javëve personalisht i kam verifikuar të gjithë anëtarët e familjes nëse gjenden ose jo në listë dhe Agoni ka qenë aty. Sot del se është në mesin e votuesve të kontestuar dhe se nuk është paraqitur me kohë”, deklaroi…
Problemi me qendrën e votimit 10-27 në Kumanovë, e vendosur paraprakisht në Kino-kozjak dhe pastaj e zhvendosur në kafenenë “Boem”, është evidentuar edhe nga ekipi yn ënë terren. Reporteri i televizionit ALSAT, ka kontaktuar me zv/kryetarin e vendvotimit, i cili ka deklaruar se vendimi i zhvendosjes është marrë për shkak të mungesës së hapësirave. https://www.youtube.com/watch?v=dEw9THiF0wI
Në KSHZ në Çair deri më tani janë paraqitur më shumë se 400 qytetar të cilët nuk gjenden në listën zgjedhore. Në këtë njësi mund që të paraqiten qytetarët nga komunat Çair, Butel dhe Shuto Orizari. Qytetarët që janë shtirur nga një vendvotim në vendvotimin tjetër nuk kanë mundur që t`i gjejnë emrat e tyre në asnjërën prej listave. Nga filiali rajonal janë dërguar në filialin kryesor në KSHZ që të ankohen.
Ambasadori amerikan, Xhes Bejli ka qëndruar sot në Komunën e Likovës, ndërsa ka vëzhguar nga afër procesin e votimit në vendvotimet e fshatit Sllupçan. Ambasadori Bejli ka inkurajuar qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa ka uruar që procesi i votimit të kalojë në mënyrë të qetë dhe pa incidente.
Vëzhguesit e Lëvizjes BESA po njoftojnë nga terreni se votuesit përballen me obstruksione të mëdha kur shkojnë në kutitë e votimit, pasi që nuk shfaqen në listat zgjedhore, edhe pse ata janë të regjistruar zyrtarisht në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Votuesit edhe pasi shkojnë në Komisionet Shtetërore Lokale për t’u paraqitur që më pas të votojnë, ata edhe aty pengohen në forma të ndryshme për të fituar të drejtën e votës. Kjo gjë është shqetësuese për procesin zgjedhor të sotëm në të cilin duket se po shkelen të gjitha të drejtat demokratike. Apelojmë deri te organet përgjegjëse që së ma shpejtë…
Sipas informatave të vërtetuara, të lajmëruara nga vëzhguesit dhe zyret rajonale të MOST-it, deri më tani janë vërejtur parregullsitë vijuese nëpër vendvotime: VV 0473, komuna Mavrovë dhe Rostushë, anëtarë i KZ votuesit të cilët votojnë i evidenton në listë të veçantë dhe i njëjti ia dorëzn personit të paautorizuar. Në VV 0558, komuna Qendra Zhupë, person i paautorizuar ka hy brenda dhe është paraqitur si vëzhgues partiak, mirëpo nuk ka poseduar akreditim dhe për këtë shkak këshilli zgjedhor e ka larguar nga vendvotimi. Personi ka ngelur prezent para derës së vendvotimit dhe i ka evidentuar votuesit. Në SHF “Jane Sandanski”…
Në linjën SOS e cila është pa pagesë 0800 88 888, sot deri në orën 12, janë pranuar shumë thirrje të qytetarëve me ankesa që nuk janë gjetur në listën Votuese dhe për atë shkak nuk mund të realizojnë të drejtën e votës, njofton iniciativa qytetare “Ne Vendosim.” “Në konsultim me Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), është marrë informatë që ekziston opsion për qytetarët të cilët nuk janë gjetur në listën Zgjedhore, por janë në një ekstrakt të veçantë për votim jashtë vendit edhe pse nuk kanë aplikuar për të vtuar jashtë vendit. Prandaj i këshillojmë qytetarët, nëse nuk janë në…
Prokurorja speciale Katica Janeva votoi këtë mëngjes në Gjevgjeli. Ajo dërgoi një mesazh deri tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë se sot ata vendosin për të ardhmen e tyre. Mes tjerash shtoi se beson që përbërja e re parlamentare do ta kuptojë rëndësinë e Prokurorisë Speciale publike dhe do të vazhdojë mandatin e saj. Këtu mund të shikoni edhe videon e Nova TV, gjatë kohës së votimit të prokurores speciale Katica Janeva: https://www.youtube.com/watch?v=pi-s5BlOF6g
Raportohet për tentim të blerjave të votave në Strumicë dhe Koçan. Në rastin e parë, policia tha sot se dje, gjatë kontrollit të transportit rrugor në udhëkryq të rrugëve Lenin dhe 24 tetor në Strumicë, tek makina e tipit “Fiat” gjeti një kopje të listës zgjedhore, dhe një fletore me emrat dhe numrave të amzës të personave të nacionalitetit rom dhe numra të qendrave të votimit, ku ata duhet të ushtrojnë të drejtën e votës së tyre. Makina drejtohej nga B.G. (52) nga Strumica, dhe në të cilën, si pasagjerë ishin personat E.F. (44), A.A. (32), A.A. (55) dhe K.A.…

