Author: Rilinda

MAQEDONI Kshz duhet të vendos, Besa synon deputetin e VMRO-së ByLajmpressE postuar më 14-12-2016, 15:35 kshzzz Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka afat qe deri sot pasdite ose më së voni nesër të shqyrtojë ankimimet për parregullsitë që i kanë parashtruar dje partitë politike. Në KSHZ kanë arritur 8 ankimime nga Lëvizja Besa dhe 8 nga LSDM-ja. Lëvizja Besa ka parashtruar ankimim për njësinë e 2 zgjedhore, ku sipas tyre, nëse pranohen ankimimet e tyre mund të merr edhe një mandat, të cilin sipas rezultateve preliminare e ka marrë VMRO DPMNE, ndërsa Besa pretendon se rezultatet janë sajuar dhe ky mandat i…

Lexo më Shumë

Në komisionin zgjedhor komunal të Kavadarit ka ndodhur një vjedhje. Keqbërësi është futur në sallë dhe ka marrë llambat violetë dhe disa hastëk vulash dhe stilografa që janë përdorur në ditën e zgjedhjeve. Me këtë rast, një ekip i Stacionit policor të Kavadarit ka kryer kontrollë dhe ekspertizë, ndërkaq janë marrë masat e patjetërsueshme për të gjetur personin që është futur në zyra të KZK-së. Rasti duhet paksa i çuditshëm, pasi që nuk ka asnjë dëmtim pronësor, gjatë hyrjes në sallë për të vjedhur materialet e lartëpërmendura.

Lexo më Shumë

Në raportin e fundit të përparimit për Maqedoninë është cekur se zbatimi i direktivës për hedhurinat është njëra nga pjesët më të hershme dhe se janë të nevojshme përkrahje ekonomike për t’u përmirësuar gjendja me menaxhimin e bërllogut. Kështu tha Mauro Diveroli, zv. ambasador i BE-së në Shkup, në fillim të Twinning projektit për forcimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e direktivës strukturore për hedhurina dhe direktivave për rrjedhat e posaçme të mbetjeve, që financohet nga BE-ja. Diveroli bëri të ditur se legjislativi i BE-së në sferën e ambientit jetësor është mjaft i ndërlikuar dhe kërkon mjete financiare për zbatimin…

Lexo më Shumë

Është i paqartë fati i të punësuarve në Jugohrom në janar. Sindikata dhe drejtuesit javën e ardhshme do të nisin bisedime për gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme. Po pritet edhe vendimi i Komisionit të shkallës së dytë për ankesa tek e cila gjendet ankesa e kompanisë ndaj vendimit të Inspektoratit shtetëror për ambient jetësor për mbylljen e saj. Njashtu pritet edhe formimi i qeverisë së re e cila do të duhet të vendos nëse Jugohrom do të mund të llogaris në vazhdimin e afatit për instalimin e mjeteve për mbrojtjen e ambientit jetësor. Drejtori i kompanisë, Vasko Skenderovski deklaroi…

Lexo më Shumë

Oliver Spasovski dhe Frosina Tashevska Remenski ende janë ministra për punë të brendshme dhe për punë e politikë sociale dhe në mënyrë kategorike kanë mohuar se janë shkarkuar, transmeton TetovaSot. Ata sot kanë deklaruar se janë në punë në ministritë përkatëse dhe thuan se atje do të ngelin derisa KSHZ-ja t`i bëje publike rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet. “Si mundet që qeveria të na shkarkoje kur Parlamenti na ka ngarkuar? Unë jam në punë dhe jam duke e kryer funksionin e ministrit. Ligji qartas thotë se mandati i jonë ndalohet kur do të janë përfundimtare rezultatet nga zgjedhjet. Kur KSHZ-ja do…

Lexo më Shumë

Një person e humbi jetën në një fatkeqësi komunikacioni që ndodhi sot në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar në afërsi të fshatrave Kolibri dhe Dllapkin Doll, njofton MIA. Policia kumtoi se fatkeqësia ka ndodhur dje në orën 14:25 minuta, ndërsa nga lëndimet e marra në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar jetën e humbi Sheza J. (76) nga fshati Kolibari. Fatkeqësia e komuniakcionit ndodhi kur Sheza J., duke e drejtuar automjetin “mercedes” dëshiroi nga rruga lokale nga fshati Kolibari të kyçet në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, ndërsa nga ana e majtë të automjetit të tij, ështlë ndeshur me automobilin “audi” i cili…

Lexo më Shumë

“Nuk kishte urdhër për arrestimin e shefit të policisë së Kumanovës por vetëm për kontroll në shtëpinë e tij”, informuan nga Prokuroria Themelore Publike për hetimin e krimit dhe korrupsionit të organizuar. Sipas njoftimit të PTHP, qëllimi i kontrollit ishte gjetja e gjurmëve të kryerjes së veprës penale ose të lëndëve të rëndësishme për procedurën penale dhe konfiskimin e tyre. “Janë konfiskuar lëndë që përmbajnë të dhëna në formë të shkruar dhe lëndë që përmbajnë të dhëna në formë elektronike në lidhje me veprat penale shoqërim kriminal sipas nenit 394 dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve nga neni 353…

Lexo më Shumë

Avokati i popullit me mbështetjen e CRONSEE – Rrjetit të ombudsmanëve për fëmijë dhe organizatës “Save the Children”, sot dhe nesër në Shkup, organizon takim tematik për “Rolin e ombudsmanit në mbrojtjen e fëmijëve refugjatë/emigrantë”. Takimin do ta hapin avokati i popullit, Ixhet Memeti dhe drejtori i programit “Save the Children” Ballkani Veriperëndimor, Ahmed Pjano. Për gjendjen e fëmijëve refugjatë/emigrantë pa shoqërues do të flasin zëvendësavokatja e popullit Vaska Bajramovska-Mustafa, përfaqësuesi i Qendrës për menaxhim me kriza Dushko Petrovski, si dhe këshilltarja për mosdiskriminim dhe luftë kundër tregtisë me njerëz në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Svetllana…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Shkup njoftoi se të premten do të vazhdoje procesi gjyqësor kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish ministrit Mile Janakieski, të akuzuar në rastin TNT të Prokurorisë Speciale Publike për shuplakat e porositura për kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski. Gruevski dhe Janakieski të premten pritet që për herë të parë të ulen në bankën e të akuzuarve para gjykatëses Tatjana Mihajlova e cila është ushtrues detyre, kryetar i gjykatës. Seanca e parë është prolonguar për pas zgjedhjeve. Prokuroria Speciale Publike me 15 shtator ka dërguar një propozim aktakuze kundër Gruevskit, Janakieskit dhe tre personave tjerë për…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka refuzuar takimin e kërkuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me krerët e partiveshqiptare në Maqedoni. Mediat në Maqedoni njoftuan se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ftuar në takim në Tiranë liderët e katër partivepolitike shqiptare dhe dje ka takuar liderin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ndërsa sot pritej të takonte edhe kryetarët e BDI-së, Ali Ahmetidhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi. Dje Rama, pas takimit me krerët e partive politike në Maqedoni, tha: “Meqë Maqedonia është në përfundim të një procesi zgjedhor, shqiptarët duhet të përfitojnë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka thirrur në negociata sekrete krerët e katër partive shqiptare që morën deputetë në zgjedhje. Të gjtha partitë kanë pranuar ftesën dhe kanë mbërritur në Tiranë. Burime për Top Channel thonë se Tirana po kërkon të bashkojë të gjithë faktorin shqiptar. Edi Rama lëshoi mesazhe të drejtpërdrejta për partitë shqiptare në Maqedoni, të cilat kanë në dorë formimin e qeverisë së re në Shkup, pas zgjedhjeve të kësaj të diele. Nga pritja me diplomatët e akredituar në Tiranë, ai kërkoi që ata të flasin me një zë për të rivendosur çështjen shqiptare brenda kornizave të Marrëveshjes së…

Lexo më Shumë