Të akuzuarit në rastin Lagja e Trimave në burgun e Shkutës ankohen se gardianët e burgut ua marrin veshmbathjet dhe ushqimet që u sjellin familjarët. Këtë e konrmojnë edhe avokatët e të akuzuarve Naser Rau dhe Mefail Arsllani. Madje, këta të fundit, i akuzojnë për hajni gardianët dhe një pjesë të strukturave udhëheqëse të burgut.
“Në këtë burg ankohen disa nga të akuzuarit se një pjesë dërmues e produkteve që ju dërgojnë familjet a posaçërisht gardëroba nuk u jepet dhe punohet për një hajni nga na e gardianeve dhe strukturave të ndryshme të burgjeve”., u shpreh avokati, Naser Rau. Pala mbrojtëse thotë se veshmbathjet e siguruara me shumë vështirësi nga të akuzuarit kanë mbetur në Shutkë gjatë transferimit tyre në burgun e Prilepit dhe atë Ohrit. Sjellja e tillë e gardianëve ka lënë pa rroba të mjaftueshme në temperatura të ulëta shumë të akuzuar nga grupi i Kumanovës.
“Gjërat elementare që duhet ti ketë një burg nuk i ka burgu i shturës, luftë të madhe bëhet me ftohtin siç kemi informata nxehja burg është një orë brenda ditës ku është problem për qëndruar dhe si pasoje ë kemi ftohjen e ose sëmurjen e klientëve tanë “, ka shtuar avokati tjetër Mefail Arsllani.
Përfaqësuesit e burgut të Shutkës nuk u përgjigjen këtyre akuzave pavarësisht tentimeve të televizionit Alsat. Drejtori dhe zëvendës drejtori premtuan se do të përgjigjen gjatë ditëve të ardhshme. Seanca e radhës për rastin e Kumanovës do të zhvillohet me 23 dhjetor kur pritet që të publikohen edhe bisedat e përgjuara nga pala e akuzës gjatë periudhën kur grupi i Kumanovës është futur në Maqedoni.
/Senat Zylbehari
Data 22.08.2026
Aktuale
- Gjesti tregon muskujt nga fitnessi, habit me transformimin e trupit
- Binjaket e bashkuara në kokë humbin jetën pas operacionit 15-orësh për ndarjen e tyre
- Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë
- Turqia dënon zyrën e kryeministrit izraelit për deklaratat kundër presidentit Erdogan
- Ahmeti rrëfen lidhjet me Rexhep Malën e Nuhi Berishën: Po përgatitej “partia e luftës”
- ”Qeveri e krimit, Rama jepe dorëheqjen! ” – Mbyllet protesta e 83-të kundër kryeministrit, protestuesit thirrje qytetarëve të bashkive që shkrihen: Bashkohuni në revoltë!
- Taravari paralajmëron Mickoskin: “Napoleoni filloi të humbë kur besoi se ishte i pathyeshëm”
- “Shkrirja e bashkive është shpopullim, s’do të ketë më Shqipëri” – Biznesmeni Erlind Xhindi thirrje SPAK: Vepro! Ke mbështetjen tonë


