Gjykata Administrative sot duhet të shqyrtojë edhe dy padi që i parashtroi Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe një VMRO-DPMNE-ja për vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për negociatat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.
Gjykata Administrative mbajti dy seanca në të cilat ka shqyrtuar dy padi të tjera të parashtruara nga Koalicioni i kryesuar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Në seancën e parë u shqyrtua padia e parashtruar nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja për anulimin e Vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga 17.12.2016.
Në seancën e dytë të Gjykatës, megjithatë, është shqyrtuar padia e parashtruar nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja për anulimin e Vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga 17.12.2016.
Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja parashtroi katër padi deri te Gjykata administrative, ndërsa një padi e parashtroi VMRO-DPMNE-ja.
Vendimet për paditë, Gjykata administrative duhet t’i sjellë më së voni 24 orë pas debatit për to dhe t’i publikojë në ueb faqen e tij. Vendimet e Gjykatës administrative janë përfundimtare.
Këshilli i gjykatësve është i përbërë nga Vesna Jovanovska – kryetare dhe anëtarët Burim Sejdini, Aneta Xhigerova, Gjoko Zhivkovski dhe Dragosllav Radiçevski.
Data 15.06.2026
Aktuale
- Shkup, mbahet programi i hapjes së projektit të shkollës verore që do të organizohet me mbështetjen e TIKA-s
- Dosja ‘Meta’, Fatime Kryemadhi refuzon gjykimin e shkurtuar: S’kam bërë pastrim parash! GJKKO rrëzon kërkesën për dërgimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës
- Turisti 70-vjeçar nga Maqedonia shpëtohet nga rojet bregdetare në Greqi
- Saliu: Balancuesi nuk ishte problem, problemi është zëvendësimi i tij
- Bullgaria po përgatitet t’i kundërvihet amendamentit të ri të Vajcit
- VIDEO/ Përplasja fizike në kafazin e xhamit, momenti kur forca të shumta policie mbërrijnë në GJKKO! Kush janë personat që u përfshinë në sherr gjatë seanca për vrasjen e Renis Dobrës!
- Ahmeti: Unë dhe Sadulla Duraku deshëm t’i bashkojmë tokat shqiptar
- Tmer në Tetovë: Gruaja kapet duke e përplasur foshnjën 3-muajshe në asfalt, arrestohen dy persona

