Aparatet për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit në Shkup mbrëmë kanë shfaqur shifra alarmante për praninë e grimcave PM10. 981 mikro gram në metër kub ka shfaqur stacioni matës tek Rektorati, ndërsa 559 në lagjen Lisiçe. Nga Instituti për Shëndet Publik, thonë se kjo është pasojë e ndërtimeve të shumta dhe urbanizimit të qytetit, numrit të madh të automjeteve, por edhe ngrohja me drunj gjatë periudhës së dimrit. Megjithatë, theksohet se problemi është shumëdimensional, andaj edhe qasja drejt zgjidhjes së problemit duhet të jetë e tillë. Nga Instituti për Shëndet Publik apelojnë që gjatë periudha kur ka ndotje ekstreme të ajrit, të shmanget qëndrimi jashtë, apo të përdoren maska për frymëmarrje.
Data 22.08.2026
Aktuale
- Gjesti tregon muskujt nga fitnessi, habit me transformimin e trupit
- Binjaket e bashkuara në kokë humbin jetën pas operacionit 15-orësh për ndarjen e tyre
- Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë
- Turqia dënon zyrën e kryeministrit izraelit për deklaratat kundër presidentit Erdogan
- Ahmeti rrëfen lidhjet me Rexhep Malën e Nuhi Berishën: Po përgatitej “partia e luftës”
- ”Qeveri e krimit, Rama jepe dorëheqjen! ” – Mbyllet protesta e 83-të kundër kryeministrit, protestuesit thirrje qytetarëve të bashkive që shkrihen: Bashkohuni në revoltë!
- Taravari paralajmëron Mickoskin: “Napoleoni filloi të humbë kur besoi se ishte i pathyeshëm”
- “Shkrirja e bashkive është shpopullim, s’do të ketë më Shqipëri” – Biznesmeni Erlind Xhindi thirrje SPAK: Vepro! Ke mbështetjen tonë


