Dy persona kanë kryer plaçkitje mbi një banor 27-vjeçar të Gostivarit kur fizikisht e kanë sulmuar dhe ia kanë marrë paratë dhe telefonin celular.
Plaçkitja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 kur në rrugën rajonale Gostivar – Kërçovë, pas urës së lumit Vardar, dy persona, nga të cilët njëri F.Sh. nga Shqipëria, kanë kërkuar që 27-vjeçari F.A. t’i dërgojë deri te fshati Raven. Kur kanë arritur kanë kërkuar nga ai që të ndalojë dhe t’u bëjë dritë me telefonin celular për shkak se i kanë humbur çelësat. Pasi që kanë dalë jashtë, dy personat fizikisht e kanë sulmuar F.A., duke e goditur me grushta për koke, ndërsa në një moment njëri nga personat ia ka kapur duart F.Sh. ndërsa tjetri ia ka marrë 100 euro, 2.800 denarë dhe telefonin celular, pas së cilës kanë ikur në drejtim të panjohur.
Ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të rastit.