Në një njoftim zyrtar, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka shprehur opinionin se, megjithëse vendimet e Gjykatës Themelore Penale Shkup për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për katër të dyshuarit në rastin e ngjarjeve në M-NAV, Ligji për procedurë penale nuk i lejon prokurorisë të bëjë ankesë kundër këtyre vendimeve. Gjatë ditës së djeshme, Këshilli Penal ka vendosur masën e arrestit shtëpiak dhe ka bërë të ditur se palët kanë të drejtë të anksohen në Gjykatën e Apelit Shkup në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimeve. Megjithatë, prokuroria bën të ditur se, sipas Ligjit për procedurë penale, ankesa…
Author: Jeta almakos
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot deklaroi se do të shqyrtohet mundësia e prolongimit të afatit për vlefshmërinë e dokumenteve personale. Ai falënderoi të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilët sipas tij kanë punuar ditë e natë dhe kanë arritur që të lëshojnë 1.2 milionë pasaporta. DIMITAR KOVACEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Dokumentet personale, fillimisht ka disa lloje të dokumenteve personale, ato që janë për përdorim të brendshëm, letërnjoftimet të cilat do të vazhdojnë, ndërsa pasaportat nuk nxirren për institucionet por nxirren që qytetarët të mund të udhëtojnë sepse me pasaportë udhëtoni jashtë vendit.…
Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas një përleshje të ejten në mbrëmje me armë zjarri në spitalin e Tetovës, ndërsa policia ka arrestuar 4 persona, në mesin e tyre edhe një grua. Nga Ministria e Punëve të Brendshme sqaruan se këtij rasti gjatë ditës së enjte i ka paraprirë edhe një përleshje fizike mes njërit prej të plagosurve dhe njërit prej të dyshuarve për pjesëmarrje në sulmin në spital. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Më 11-janar në ora 23:10 , zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat R.T. (35) dhe M.T.(44) nga Tetova, ndërsa më herët edhe 55-vjeçaren…
Derisa po numërohen ditët e fundit për vendosjen në funksion të Qeveris teknike, VMRO-DPMNE mbajti Komitetin Ekzekutiv dhe Qëndror të partis dhe vendosën të marrin pjesë në Qeverinë teknike, por jo edhe ta votojnë atë. Duke shpalosur konkluzat, nënkryetari i VMRO-s Timço Mucunski, përsëriti qëndrimin e partisë që nuk e mbështesin Talat Xhaferin për kryeministër teknik dhe u shpreh se nuk kanë biseduar për çështje kadrovike. Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së “Në seancë, çështja e parë që u hap ishte a do të marrim pjesë në Qeveri teknike dhe njëzëri u vendos që VMRO-DPMNE të marrë pjesë në Qeverinë teknike…
Ministri i Punëve të Brendshme , Oliver Spasovski, ka takuar ndihmës sekretarin e shtetit amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien. Nga MPB informojnë se në takim u diskutua për mbështetjen që SHBA ia jep RMV-së, progresin në luftën kundër korrupsionit, si dhe listën e sanksioneve amerikane. Në takimin që u mbajt në Departamentin Amerikan të Shtetit, Spasovski i ka premtuar O’Brienit se të gjitha direktivat dhe personat e vendosur në listën e sanksioneve të SHBA-së do të vendosen në kornizë ligjore në mënyrë që të mos kenë mundësi të marrin pjesë në prokurimet publike, të jenë pjesë e Qeverisë…
BE pret që gjyqtarët të jenë rrezistentë nga ndikimet e jashtme dhe ta kryejnë punën e tyre në pajtim me standardet më të larta. BE pret që çdo lloj tentim për ndikim në gjyqsor, të përfundojë. Kështu deklaroi euroambasadori, Dejvid Gir, i cili porositi që sundimi i ligjit të respektohet në mënyrë të rreptë. David Geer, Ambasadori evropian “Bashkimi Evropian ka qëndrim shumë të qartë që ka të bëjë me sundimin e ligjit. Ne presim që sundimi i ligjit të respektohet në mënyrë të rreptë dhe në këtë kontektst vlerësojmë se gjyqsori duhet të punoj në mënyrë profesionale, të veproj…
Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së sonte mori vendim me të cilin vendoset që partia të merr pjesë në Qeverinë teknike. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski tha se një vendim të tillë pret edhe nga Komiteti Qendror i partisë, ndërsa arsyeja për një vendim të këtillë është për shkak se gjendja nuk ka qenë asnjëherë më keq. “Maqedonia është në një situatë aq të keqe sa nuk ka parregullsi që nuk është bërë nga qeveria”, tha Mucunski Ai shtoi se vendimi për të marrë pjesë në qeverinë teknike nënkupton emërimin e personave nga partia për funksionet në atë qeveri. Ndryshe, zgjedhjet parlamentare…
Klan Maqedoni mëson ekskluzivisht për detajet e krismave në hyrje të spitalit të Tetovës ku u plagosën dy persona. Burime të Klan Maqedoni njoftojnë se të përfshirë në ngjarje janë dy familje, ajo Musai dhe Terezia të cilat kanë pasur një zënkë edhe më herët. Rastin e zënkës e kanë denoncuar edhe në polici. Por më pas janë takuar tek hyrja e spitalit i Tetovës. Aty ka ndodhur edhe një përleshje tjetër me armë zjarri ku të plagosur kanë mbetur Adhurim dhe Zendel Musai. Policia punon në zbardhjen e plot të rastit.
Policia greke ka zbardhur ekzekutimin mafioz të Orhan Bajramit, i cili u ekzekutua në një atentat më 15 korrik 2023, gjatë kohës që ishte me pushime në Kalkidhiki. Atentati u krye nga një skuadër prej disa personash, të cilët qëlluan për vdekje me një pistoletë zastava të kalibrit 7.65 mm, Orhan Bajramin, si dhe plagosën rëndë bashkëshoqëruesin e tij Sead Sezlovijk. Prej hetimeve rezultoi se autor i ngjarjes është G.T. i datëlindjes 1991, shtetas i Maqedonisë së Veriut me orgjinë shqiptare. Mediat greke bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorë të tij, edhe këta shtetas të…
Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Stefan Bogoev tha se të ardhurat doganore janë rritur për 10.3 për qind në krahasim me vitin 2022. Ai po ashtu bëri të ditur se Drejtoria e Doganave mbush 43% të buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Rritje ka edhe në bazë të të hyrave nga akciza, të cilat në vitin 2023 ishin 32,4 miliardë denarë, gjegjësisht 5 për qind më shumë se në vitin 2022. Rritje të ndjeshme ka edhe të ardhurat nga taksat për mjetet motorike. Në vitin 2023 janë mbledhur 2,2 miliardë denarë ose 46,7 për qind më shumë se në…
Dy persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarrit mbrëmjen e sotme në afërsi të Spitalit të Tetovës. “Sot rreth orës 18:05 në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes në Qendrën Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga fshati Gajre i Tetovës, të cilët kanë pësuar lëndime me armë zjarri. Shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik janë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave të dyshuar në lidhje me rastin. Ndryshe, këtij rasti sot i ka paraprirë edhe një përleshje fizike mes njërit prej të…
Sonte në mbrëmje në Spitalin Klinik të Tetovës janë dëgjuar të shtëna arme, Si pasojë e të shtënave, dy persona janë plagosur, raporton Telegrafi Maqedoni. Jozyrtarisht, njëri prej të plagosurve është dërguar në Shkup dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. “Sot rreth orës 18:05 në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes në Qendrën Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga fshati Gajre i Tetovës, të cilët kanë pësuar lëndime me armë zjarri. Shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik janë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave…

