“Më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk mund të përballojnë pushimet vjetore”, thuhet në analizën e portalit statistikor “Landgeist”, bazuar në të dhënat e Eurostat. Nga atje thuhet se 55% e banorëve të Maqedonisë nuk mund të përballojnë një pushim vjetor njëjavor larg vendbanimit të tyre. Ndërsa sa i përket Shqipëria 58.3% e qytetarëve nuk mund të shkojnë me pushime, Turqia 60.8%, Rumania 62.5%, Mali i Zi 67.2% dhe Kosova 69.5% janë më keq se ne në Evropë. Sipas kësaj statistike shihet se pushimet më të gjata se një javë gjatë vitit mund të përballohen kryesisht nga banorët e…
Author: Jeta almakos
Kryeministri i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi, në një intervistë për MIA-n paralajmëroi se në seancën e nesërme të qeverisë do të ketë zgjidhje më konkrete për problemin me dokumentet e udhëtimit. Deri më 12 shkurt qytetarët duhet të ndërrojnë dokumentet e udhëtimit për shkak të ndryshimit të emrit të shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Duke pasur parasysh se nuk është e mundur të udhëtohet nga jashtë pa asnjë dokument, shteti ka krijuar një rrjet përfaqësive diplomatike-konsullore që kanë autoritetin dhe detyrimin për të lëshuar një dokument të përshtatshëm për udhëtim në një drejtim në raste të tilla në…
Nga VMRO-DPMNE me akuza se LSDM-ja dhe BDI-ja tashmë po e përsërisin praktikën e M NAV, kësaj radhe në Fondin për sigurim shëndetësor – duke ngacmuar punonjësit ekzistues për të rekrutuar kuadro të reja partiake. “LSDM dhe BDI shkatërruan shëndetësinë. Në vend që të stimulojnë punonjësit e shëndetësisë me paga më të larta, ata ulin pagat. Punonjësit e FSSH-it janë viktima të politikave të këqija të LSDM-së dhe BDI-së. Është e palejueshme të luhet me më shumë se 800 punonjës të FSSH-it për t’u ulur rrogat me 21%, dhe në të njëjtën kohë të shpallen 61 vende të reja pune…
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka reaguar pas ngjarjes me vendosjen e një plumbi në oborrin e shtëpisë së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari. Në një postim në Fejsbuk, Gashi ka shprehur mbështetje për Taravarin dhe familjen e tij dhe ka bërë thirrje për zbardhje sa më të shpejtë të rastit. “Kërcënimi ndaj kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përtej traumës familjare dhe shijes së hidhur personale për të, që sigurisht është për keqardhje dhe empati të shkallës më të lartë, më shumë flet për mentalitetin tribal të atyre që mendojnë se vendimet politike mund t’i…
Studentët e Universitetit të Shkupit akuzuan Ministrinë e Arsimit të Maqedonisë së Veriut se i ka lënë në harresë studentët, në kohën kur, siç thanë, “sikur të gjithë qytetarët e tjerë, edhe ne po përballemi me gjendje të rëndë ekonomike”. Studentët të hënën shprehën indinjatën e tyre ndaj dikasterit të arsimit për vonesën e pagesave të bursave, shpenzimeve të udhëtimit, për shujta, por edhe për probleme tjera që kanë të bëjnë me kushtet për studime. Aleksandar Nikollovski, kryetar i Kuvendit Studentor, tha për Radion Evropa e Lirë se për shkak të neglizhencës së institucioneve shumë studentë po përballen me probleme…
Plehra në ambiente publike, por edhe grumbuj mbeturinash përreth kontejnerëve. Kjo është fotografia në muajt e fundit pasi Komuna e Tetovës në disa raste premtoi se një kompani sllovene me të cilën ka nënshkruar kontratë do të fillojë me menaxhimin e mbeturinave. Por të huajt nuk gjenden askund dhe grumbujt e mbeturinave janë në çdo hap. Ajo që është shqetësuese është se mbetjet po afrohen më shumë me fëmijët. Në kopshtin e fëmijëve në lagjen Potok të Tetovës ka dalë një deponi e egër dhe në oborr ku ka mbeturina kullosin bagëtitë. Në një kohë kur qyteti nën Shara po…
Në zgjedhjet e vitit 2024 do të kemi dy blloqe të partive politike, njëri për integrim evropian dhe tjetri për izolim, një bllok i cili do të jetë që Maqedonia të jetë anëtare e BE-së, pjesë e Evropës Perëndimore, dhe blloku i dytë me një alternativë të paqartë, të pashpjeguar nga askush, e cila do të shikojë më shumë nga lindja sesa nga perëndimi, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve. “I takon Aleancës të vendosë nëse do të shkojë në perëndim apo në lindje, nëse do të shkojë për Europën apo për disa alternativa…
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton opinionin se është marrë vendim që ngjitësit me shenjën “NMK” do të jenë në përgjegjësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ato do të duhet të ngjiten në targa dhe do të jenë falas për qytetarët. Ndërrimi i targave nga “MK” në “NMK” vjen si pasojë e ndryshimit të emrit të shtetit sipas marrëveshjes së Prespës.
Lidhja Evropiane për Ndryshim sot ka reaguar në lidhje me kërcënimin që i është bërë kryetarit të ASH-së, Arben Taravari. Nga atje thonë se kërcënimi i kryetarit të ASH-së, Arben Taravari është një akt i rëndë kundër demokracisë dhe vlerave Evropiane. “Po shihet qartë se BDI nuk mund të dalë nga e kaluara dhe aspak nuk mund të bëhet pjesë e vlerave europiane. Pushteti i kriminalizuar, tash i mbështetur edhe nga Ziadin Sela vazhdon stilin e tij me kërcënime dhe vrasje ndaj të gjithë atyre që ia kërcënojnë qëndrimin në Qeveri. Akti i sotëm, ku Arben Taravarit i lihet plumbi…
Numri i të prekurve nga gripit stinor ndryshon nga java në javë. Në Klinikën për sëmundjet e mushkërive tek fëmijët “Kozle” situata është e qëndrueshme. Mjekja, Mirjana Popovska thotë se në dy javët paraprake kryheshin deri në 200 kontrolle në ambulancë në ditë, ndërsa tani deri në 120. “Edhe pse mund të them se gjendja është stabile, nuk është alarmante, të paktën tek ne në klinikë. Në këtë periudhë kemi vende të lira në spital dhe kam përshtypje se numri në ambulancë dhe tek fëmijët e shtruar në spital, në javën e fundit apo 10 ditët e fundit, si të…
Propozim ndryshimet për ligjit për masa kufizuese nesër do të jetë në rend dite në seancën qeveritare. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq pret që Qeveria të kalojë këtë propozim, pasi thotë se, nuk ka asnjë problem në funksionimin e Qeverisë teknike. Propozim ndryshimet ishin dorëzuar njëherë në Kuvend, por më pas ishin tërhequr. Për këtë, Qeveria ishte arsyetuar se ato u tërhoqën për shkaqe administrative. Përmes ndryshimeve të ligjit për masa kufizuese, parashihet që personat që do të jenë në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për korrupsion, krim të organizuar, shpërdorim detyre dhe…
Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçeski thotë se ende po vazhdojnë bisedimet nëse do të dalin me lista të përbashkëta dhe vendimi do të varet nga analizat që po bëhen si dhe nga vendimet e organeve të të gjitha palëve. Me BDI-në theksoi se kanë komunikim normal. Ai informoi se së fundi ka mbajtur një takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, ku kanë biseduar për performancën në zgjedhje. Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së “Kemi komunikim normal me BDI-në. Me Ahmetin kemi pasur një takim para disa kohësh ku kemi diskutuar për performancën në zgjedhje. Sigurisht që jemi në koalicion. Sigurisht,…

