Partia VMRO-DPMNE në Maqedoni ka prezantuar planin e tyre për të përmirësuar sistemin shëndetësor në vend, duke fokusuar në rritjen e aksesit në barna falas dhe ndërtimin e qendrave klinike të reja në Shtip dhe Shkup. Sipas tyre, qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do të përditësojë dhe do të zgjerojë listën pozitive të barnave falas, duke e bërë atë më të gjerë dhe të përfshijë më shumë barna që janë të nevojshme për qytetarët. Në të njëjtën kohë, planifikohet ndërtimi i dy qendrave klinike në Shtip dhe Shkup për të siguruar shërbime më të larta shëndetësore, në përputhje me standardet…
Author: Jeta almakos
Edhe pse është një masë jopopullore, tashmë është marrë vendim për grevë për shkak të uljes së paralajmëruar të pagave në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (FSSH), thotë kryetari i Sindikatës së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, në një intervistë javore për Radio Evropa e Lirë . Punëtorët do të protestojnë edhe nëse miratojnë një sërë ligjesh me të cilat qeveria dëshiron të ulë pagat, shton ai. “Ajo që kam si informacion si kryetar i SSM-së, është se tashmë është marrë vendim për grevë. Greva është një masë jopopullore që punëtorët dhe sindikatat i drejtohen vetëm në një situatë ku nuk…
Zëvendëskryeministri i parë i ngarkuar për çështje evropiane në qeverinë teknike, Bojan Mariçiq, ka thënë sot se nuk ka probleme në funksionimin e qeverisë teknike dhe se pret të mbetet e tillë deri në fund të mandatit, dmth. deri në fillimin e zgjedhjeve. Ai shtoi se tashmë është mbajtur një seancë dhe janë konsultuar organet qeveritare. “Pritet që të martën të ketë ndoshta më shumë se një seancë dhe të miratohet Ligji për masa kufizuese”, tha ai. Mariçiq theksoi se emri dhe vepra e Dellçevit meriton të festohet në mënyrë dinjitoze. “Na vjen mirë që këtë vit nuk ka provokime,…
Bekim Qoku A kanë nevojë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për ndryshim? Arben Taravari sot u përgjigj: PO. Reagimet e qytetarëve tregojnë se sa i drejtë është vendimi i kryetarit të ASH-së Arben Taravari. Vendimi i Arbenit na dëshmon që interesi publik ende mund të triumfojë mbi atë privat. Ai na tregoi se politika shqiptare përmban vlerat të larta morale dhe mund t’i rezistojë tundimit të forcave të errëta. Shpirtrat opozitarë sot liristh mund të ndihen krenarë dhe të përfaqësuar.
Kryetari i degës së ASH në Çair, Zudi Enuzi Koka dhe drejtor i MEPSO, përmes rrjeteve sociale ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të Arben Taravarit. Postimi i plotë: Anëtarët e ASH-së por edhe opinioni tash e disa muaj janë të njoftuar me vendimin e Kryesisë së partisë në lidhje me zgjedhjet paralamentare 2024 dhe ai është UNANIM me votën edhe të kryetarit të partisë Arben Taravari që ASH-ja të garoj e VETME në zgjedhje. Si pjesë dhe funksionar i kësaj partie ju njoftoj se deri më tani në asnjë moment nuk na është thënë apo njoftuar nga kryetari…
Deputeti Elmi Aziri kundër Taravarit: I çuditshëm komunikimi i kryetarit nëpërmjet rrjeteve sociale Deputeti i ASH-së nga Kumanova, Elmi Aziri duket se mban qëndrimin e kryetarit të Kuvendit, Ziadin Sela, konkretisht kërkon të respektohet vendimi i Kryesisë Qendrore që ASH të shkojë e vetme në zgjedhje deri në një vendim tjetër të marrë pikërisht në mbledhjen e Kuvendot të partisë. Në një postim në Facebook, deputeti Aziri akuzon kryetarin e partisë, Arben Taravari se po suspendon demokracinë dhe se në organet e partisë nuk ka ardhë asnjë propo,im tjetër pos asaj që është në fuqi – dalja të vetëm në…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski, theksoi se për VMRO-DPMNE-në nuk vlen parimi fituesi me fituesin, sepse ai tashmë është shkelur nga BDI në vitin 2016 dhe se partneri i dëshiruar i koalicionit janë partitë opozitare shqiptare. Mucunski theksoi se edhe anketat tregojnë se partitë nga blloku opozitar shqiptar po i afrohen BDI-së, madje mund ta kalojnë atë. -Parimi fituesi me fituesin është shkelur nga BDI në vitin 2016, që do të thotë se nuk duhet të zbatohet më. Partneri ynë i dëshiruar dhe e themi publikisht është koalicioni nga opozita shqiptare. Sondazhet e opinionit publik dhe ato sondazhe që i…
Reagime të shumta nga eksponentë të Aleancës për Shqiptarët në lidhje me publikimin e qëndrimit të kreut të partisë, Arben Taravari, që njoftoi se personalisht është “pro” koalicionit me opozitën shqiptare, përcjell TV21. Ka reaguar edhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, që vjen nga radhët e ASH-së, Azir Aliu. Ai shkruan se mbështet liderin e partisë. “def support_leader: print(“Ne mbështesim plotësisht liderin tonë!”) support_leader () def upgrade_system(): print (“Upgrading system…”) #Politika është art i navigacionit të ndryshimeve! print(“System upgrade complete.”)”, ka shkruar Aliu.
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi ka reaguar ndaj Arben Taravaritm duke shkruar në Facebook se vendimet partiake merren gjithmonë në organet e partisë. Mehmedi shton se do iniciativë tjetër është tentativë e dështuar. Statusi i plotë: Vendimet e Aleancës PËR SHQIPTARËT ashtu si deri dje edhe nga neser do të merren në organet e Aleancës PËR SHQIPTARËT. Çdo tentativë tjetër nga cilidoqoftë do të ngelin tentativa dështuese dhe dëshpruese!
Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti ka reaguar pasi kreu i partisë, Arben Taravari përmes një shkrimi në Facebook bëri të ditur qëndrimin e tij personal se është “pro” koalicionit me opozitën shqiptare, përcjell TV21. Dauti thotë se qëndrimi është dashur të tregohet në Kuvendin Qendror të partisë, ku edhe pritet të merret vendimi. “JO, faleminderit! Lirinë e vendimarrjes së anëtarësisë nuk e këmbejmë me asgjë. Propozimet jepen në Kryesi dhe aty merren vendimet, pastaj nëse kalojnë aty i përcillen Kuvendit Qendror. I vetmi propozim që ka kaluar në Kryesi të cilin edhe vetë e keni votu është: Aleanca…
MPB njoftoi se dje një i dënuar ka tentuar të arratiset nga burgu i Idrizovës, por është ndaluar nga punonjësit. Siç bën të ditur MPB, bëhet fjalë për I.M. (31) i cili në tentativë për arratisje ka sulmuar fizikisht një nga punonjësit. “Me datë 02.02.2024 në ora 16:00 në SPB Shkup, kanë raportuar nga Idrizova se i dënuari I.M.(31) ka tentuar të arratiset nga objekti, por është ndaluar nga punonjësit, me ç’rast ka sulmuar fizikisht një prej tyre. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë raporti përkatës”, bën të ditur MPB në buletinin e sotëm.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në një deklaratë gjatë një vizite në Gjenevë me komitetet jashtë shtetit, shpreh shqetësimin e tij për problemet që ka krijuar qeveria aktual në largim në lidhje me dokumentet e udhëtimit. Ai vlerëson se kjo situatë është e shkatërrueshme për qytetarët e Maqedonisë, duke theksuar se kapaciteti aktual i administratës shtetërore është i kufizuar për të trajtuar volumin e madh të dokumenteve. Mickoski shton se ka një numër të madh dokumentesh të udhëtimit që nuk janë rinovuar, dhe për këtë arsye parashikon se do të duhet të kalojnë së paku dy vjet që të rregullohen…

