Author: Jeta almakos

Qeveria para pak çastesh ka zgjedhur që Hekuran Asani të jetë drejtor i ri i Këshillit Drejtues të M-NAV, pasi njëher u zgjodh Ilir Memedi por ai nuk i plotësoi kushtet, mëson Klan Maqedoni. Sapo ka përfunduar mbledhja e Qeverisë, e cila u mbajt pas zhvillimeve në M-NAV për çka sindikata e pavarur e punonjësve në Agjencinë e Fluturimeve Civile i kërkoi Qeverisë që të shkarkohet udhëheqësia aktuale. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Nje tërmet i dobët eshte ndjere në Maqedoni. Mëngjesin e sotëm në orën 05:48 një tërmet i dobët ka tronditur Maqedoninë. Sipas të dhënave të EMCC, tërmeti ka qenë me magnitudë 2 ballë të shkallës Rihter, 13 kilometra nga Ohri. Termeti eshte ndjere ne qytetin e Ohrit, Struge dhe ne vendbanimet perreth. Nuk raportohet per deme materiale. Simptomatike eshte se brenda muajit te fundit ne territorin e Maqedonise jane regjistruar me shume termete te vogla.

Lexo më Shumë

Përllogaritja e re e shporrtë s sindikale minimale ka për qëllim të evidentojë më mirë nevojat themelore të një familjeje me katër anëtarë. Shporta minimale e Sindikatës u krijua në vitin 2011 dhe deri më tani ajo përfaqësonte treguesin e vetëm përkatës dhe një model më realist të llogaritjes së kostos së jetesës për një familje të supozuar, d.m.th. një familje prej katër anatarësh që jeton në një banesë prej 50 metrash katrorë dhe që nuk posedon një veturë. Shporta minimale sindikaliste ishte arsyeja e miratimit të Ligjit për pagën minimale dhe ishte baza për negociatat e sindikatave për të…

Lexo më Shumë

Motrat Rejhan dhe Shyrete Arifi, nga lagjja Hasanbeg e Shkupit, të cilat janë të sëmura dhe të paafta për punë, mundohen të mbajnë familjen e tyre e përbërë prej 6 anëtareve, kryesisht të gjinisë femrore. Ata jetojnë vetëm me një ndihmë sociale prej 9000 denarëve dhe me këtë ata thojnë se nuk munden që t’i sigrojnë as medikamentet, e mos të flitet për gjërat tjera elemtare për jetesë. Ende më të rëndë e bënë situatën motra tjetër e tyre, e cila është e paralizuar dhe e palëvizshme, ndërsa për ta duhen të kujdesën këta dy motra dhe nëna e tyre…

Lexo më Shumë

Kërkohet arrest shtëpiak për Aleksandar Gjorcevski, babain e të rrëmbyerës dhe të vrarësVanja Gjorçevska, njëkohësisht edhe i dyshuar në hetim. Kërkesa është bërë nga avokati i tij, Vladimir Tufegxhiq.  Avokati ka theksuar se asnjë masë nuk justifikohet, por zëvendësimi i masës së paraburgimit efektiv do t’i ndihmojë familjes së prekur nga tragjedia. VLADIMIR TUFEGXHIQ, AVOKAT “Edhe pse asnjë masë ndaj të dyshuarit nuk justifikohet, masa e arrestit shtëpiak do të ruajë kohezionin e familjes e cila është thellësisht e prekur nga kjo tragjedi”. Në të njëjtën kohë, ai kërkoi nga prokurori që ta marrë në pyetje Gjorçevskin, i cili nuk…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur për herë të parë rreth përfshirjes së Vetëvendosjes në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.  Në një emison në Top Channel, ai  ka thënë se është pyetur nga ndërkombëtarët lidhur me vendimin e kryeministrit  të Kosovës, Albin Kurti për përfshirjen e tij në situatën politike në Maqedoninë e Veriut. Duke pasur parasysh përfshirjen e Kurtit atje, Ahmeti thotë se ndërkombëtarët i kanë thënë se si shpjegohet kjo, kur Kurti ankohet se Vuçiq po bën aktivitete politikë në Kosovë? Megjithatë, Ahmeti pohon se “kështu e ka demokracia”. ALI AHMETI  “Unë nuk e…

Lexo më Shumë

Përgatitjet zyrtare për Qeverinë Teknike në Kuvend do të zhvillohen në periudhën nga 22 deri në 28 janar, njoftoi  kabineti I kryetarit të Kuvendit,Talat Xhaferi,  pas takimit të parë me koordinatorët e grupeve parlamentare. KABINETI I KRYETARIT TË KUVENDIT “Në periudhën nga 22 janari deri më 28 janar pritet të konstatohet dorëheqja e kryeministrit aktual, Dimitar Kovaçevski dhe dorëheqja e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi”. Po ashtu në këtë periudhë kohore do të ndodhë edhe zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, njoftimi i presidentit  për caktimin e mandatit të kryetarit të ri të Qeverisë, zgjedhja e Qeverisë teknike, ministrat,…

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2022, kostoja e jetesës është rritur për 9,4 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 7 për qind, ka bërë të ditur Enti Shtetëror i Statistikave. Ndërkohë, sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë 56.522 denarë i duhen një familje katër anëtarëshe, me dy fëmijë në shkollë, për të mbuluar shpenzimet elementare mujore, shkruan Alsat. Nga LSM tashmë kanë bërë të ditur se sipas Metodologjisë së re të ekspertëve ekonomikë, më të prekur janë familjet që paguajnë qira, sepse shporta e tyre sindikale është më e shtrenjtë për 21.324 denarë për shkak të…

Lexo më Shumë

Policia Financiare ka hyrë në ambientetet e Agjencisë së Navigacionit të Fluturimeve të Maqedonisë M-NAV ku po kryen kontrolle. Kontrolli dhe vështrimi në punën e M-NAV, siç informuan ata, bëhet në bazë të raportit të përgatitur. Në lidhje me ndërhyrjen në M-NAV dyshohen tetë persona, mes të cilëve edhe Bekim Neziri, këshilltar i drejtorit të M-NAV-së dhe kryetar i degës së BDI-së.

Lexo më Shumë

“KSHZ-ja mund të funksionojë me gjashtë anëtarë, por megjithatë është e dëshirueshme që Kuvendi të zgjedhë anëtarin e shtatë për të kompletuar përbërjen për një funksionim më të suksesshëm të KSHZ-së, si nga aspekti administrativ, organizativ dhe teknik”, thotë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski. Ai tha se KSHZ-ja vazhdon me aktivitetet për realizimin e zgjedhjeve të dyfishta, veçanërisht ato do të intensifikohen pas shpalljes së zgjedhjeve, që pritet në mesin e shkurtit. KSHZ-ja është duke punuar edhe në pastrimin e Listës zgjedhore, organet zgjedhore janë plotësuar me personel. Personi i parë i organit më të lartë zgjedhor thotë se 800…

Lexo më Shumë

Sëmundja e rezikshme e ashtuquajtur “Kolla e mirë” është konfirmuar tek foshnja gjashtëmuajshe nga Shkupi në Klinikën e fëmijëve “Kozle”, ka konfirmuar për MIA-në shtetërore, mjekja pediatre specialiste në Klinikë, Dr Mirjana Popovska. Mësohet se një fëmijë me Covid-19 ndodhet aktualisht në spitalin “Kozle”, dhe nga data 1 deri më 7 janar të këtij viti janë regjistruar 72 raste të reja me Covid-19 në vend. Dr. Popovska informoi se në “Kozle” në ambulancë-poliklinikë janë deri në 200 fëmijë në ditë, të cilët kalojnë nëpër klinikat konsultative dhe tani rreth gjashtëdhjetë janë të hospitalizuar. “Më shpesh bëhet fjalë për infeksione të…

Lexo më Shumë

Në rrjetet sociale shpesh publikohen fotografi nga përdoruesit për johumanitetin e individëve ndaj kafshëve, ndërsa fotot ku shihet një copë sallami e shpuar me një numër të madh gozhdave dhe e lënë për kafshët në Gjorçe Petrov shkaktuan një numër të madh të reagimeve dhe komenteve negative. Një vajzë në Facebook ka postuar dy foto nga një copë sallam që është hedhur nëpër rrugët në lagjen e Shkupit, Gjorçe Petrov. “Monstrat ecin mes nesh!” Gjatë një shëtitjeje me qentë e gjetëm këtë në Gjorçe. Një foto do të thotë më shumë se çdo fjalë. Kujdesuni për kafshët tuaja shtëpiake! Dhe…

Lexo më Shumë