Kim Mehmeti Keni kujdes: BDI-ja ka banditët e vet, ajo ka policët e vet, ka gjykatësit e vet…, andaj ata të rrahin e të vrasin e nuk i kap ligji. Dhe si çdo organizate që vepron sipas rregullave ‘mafioze’, ajo nuk e ka frikë as shtetin as popullin e vet, sepse institucionet shtetërore i ka blerë, e popullin e ka ‘tredhë’. Ndërkohë naivët shkojnë e ankohen nëpër ambasadat perëndimore, duke besuar se ndërkombëtarët nuk e dinë se ‘ortakëria’ qeveritare maqedonase-shqiptare mbështetet vetëm mbi një ideal e koncept politik: që pala maqedonase t’i zhvatë të gjithë qytetarët e Maqedonisë, ndërkaq BDI’-ja…
Author: Jeta almakos
Presidenti Stevo Pendarovski dënon me vendosmëri sjelljen e dhunshme në M-NAV nga ana e punonjësve të atij institucioni dhe personave të tjerë të cilët pa autorizim kanë hyrë në objektet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në të njëjtën kohë, mbështet iniciativën e Qeverisë, e cila njoftoi ndryshimin e plotë të të gjitha strukturave drejtuese në M-NAV, të cilat janë drejtpërdrejt përgjegjëse për situatën në institucion dhe puna e të cilave është thelbësore për funksionimin e sigurt të trafiku ajror. Ministria e Punëve të Brendshme ka edhe mbështetjen e plotë të presidentit Pendarovski për zbardhjen sa më të shkurtër të ngjarjeve…
Edhe më tej nuk ka datë të saktë se kur kryeministri Kovaçevski do të ketë takim me shefin e opozitës, Mickoskin, ku duhet të bisedojnë për formimin e Qeverisë teknike. Pas paralajmërimeve të Kovaçevskit se planifikon që ky takim të jetë publik, Mickoski në një intervistë për press24 tha se nuk pajtohet me takime të fshehta, ndërsa në lidhje me atë se kur do të kumtojë kandidatët, paralajmëroi se kjo do të bëhet pas festave. Mickoski nuk pranon takime të fshehta, Kovaçevski përgjigjet: Mund të ulemi edhe në ndonjë kafene “Jo, nuk kemi pasur asnjëfarë takimi. Dhe nuk ekziston diçka…
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço, ka thënë se situata në vitin 2024, në Kosovë, do të mbetet shqetësuese dhe se do të ketë provokime të reja serioze nga Serbia. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Karamuço, ka theksuar se qëllimet e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq mbajnë erë baruti për shqiptarinë. Në këtë intervistë, eksperti i sigurisë ka folur edhe për rastin e Liridona Ademajt, duke thënë se ajo që dinte e ndjera mbi një ngjarje tjetër kriminale, përbënte rrezik, ndaj dhe ndodhi edhe vrasja e saj. “Bota sot”: Z. Karamuço, për vrasjen e Liridona Ademajt, që tronditi…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se rasti i konfiskimit të një sasie të madhe të lëndëve piroteknike në makinën e nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmeti është proceduar në Prokurori si edhe për çdo qytetar. “Qëndrimi im është i njëjtë me atë të institucioneve, se bëhet fjalë për kontroll të rregullt në të cilin është identifikuar një person që ka bartur lëndë piroteknike. I gjithë rasti pastaj i dorëzohet Prokurorisë si për çdo qytetar”, tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve lidhur me spekulimet se politika ka gisht në rastin e Drin Ahmetit, pas prezantimit të investimit të parë të huaj në…
Vesna Dameva kthehet në krye të Këshillit Gjyqësor. Kurse kryetari aktual do të jap dorëheqje vullnetarisht. Këto janë vendimet e Këshillit Gjyqësor, pas një diskutimi rreth tre orësh dhe pasi Gjykata Administrative vendimin e saj e publikoi edhe zyrtarisht, se Dameva ishte shkarkuar në mënyrë të paligjshme. Hanif Zendeli, zëvendëskryetar “1.Konstatim për ndërprerje të mandatit të kryetarit të Këshillit Gjyqsor të RMV-së, me kërkesë të tij. 2. Veprim pas vendimit të Gjykatës Administrative dhe pika e tretë, e Ndryshme, vendoset në rendin e ditës”. Sipas Gjykatës Administrative Këshilli Gjyqsor pa arsyetim e ka verifikuar pabesinë e kryetares Dameva, pas çka…
Foshnja e parë e lindur në vitin e ri 2024 në komunën e Gazi Babës është femër! Sot në mëngjes në klinikën për gjinekologji dhe obstetrikë vizitova nënën Xheljan Seydi nga Straçinca e cila solli në jetë fëmijën e katërt femër. Komuna Gazi Babës shpërblen një herë në të holla në vlerë prej 20.000 denarë nënës që lindi foshnjën e parë në vitin 2024. Uroj që në vitin e ri të lindin shumë fëmijë dhe komuna të jetë këtu për të krijuar kushte për një fëmijëri pa brenga.
Ministri i Drejtësisë, Krenar Loga në urimin e Vitit të Ri drejtuar qytetarëve u ka uruar atyre shëndet, lumturi, suksese dhe qetësi. Ai ka shkruar që viti 2024 të jetë vit vendimesh të mençura, përgjegjësie dhe përkushtimi për të siguruar një jetë cilësore dhe dinjitoze. Në ndërkohë, ai ka bërë të ditur edhe për ligjet që janë miratuar këtë vit dhe janë propozuar nga Ministria e Drejtësisë: PËR 9 MUAJ, 14 LIGJE REFORMUESE ⚖️ Ligjet që janë miratuar në vitin 2023, propozues i të cilave është Ministria e Drejtësisë 1. Ligji për ekspertizën 2. Ligji për Akademinë e Gjyqtarëve dhe…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar për ardhjen e vitit të ri 2024. “Në çastet e fundit të vitit që po lëmë pas, le të përkujtojmë së bashku sukseset, sfidat e vështirësitë me të cilat u përballëm dhe le të nisim me këmbë të mbarë një vit të ri, me ambicie të reja përparimtare. Këtë vit do ta kujtojmë me fillimin e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor që nga pavarësia e vendit, Korridorit 8, kryesimin me OSBE-në, rimëkëmbjen ekonomike me uljen e papunësisë, pensione dhe paga më të larta minimale dhe mesatare, me rrugë e shkolla të…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në urimin për vitin e ri, ka shkruar se gjatë vitit që po lëmë pas ishim të dëshmitar të shumë vështirësive ekonomike, sociale dhe arsimore. Ai thotë se viti 2024 do të jetë viti i ndryshimit. Ja dhe urimi i tij i plotë: Vitin që po e lëmë pas, ishte një vit shumë i vështirë. Bashkërisht ishin dëshmitarë të vështirësive ekonomike, sociale, arsimore. Ishim dëshmitarë të fuqizimit të korrupsionit dhe krizës së madhe në sundimin e ligjit. Ishim dëshmitarë të kapjes së shteti nga një grusht njerëzish, të cilët mendojnë vetëm për vete. Ndaj,…
Pas gjetjes së 750 mjeteve piroteknike në veturën e Drin Ahmetit, nipit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe pronar i qendrës tregtare “Soravia”, aktualisht nuk dihet se cila do të jetë përgjegjësia e tij. MPB-ja informoi se SPB Shkup, në koordinim me prokurorin publik, ka dorëzuar parashtresën përkatëse në Prokurorinë Publike të Shkupit për veprime të mëtutjeshme. Prokuroria sqaron se për rastin është i nevojshëm ekspertimi. “Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Sipas Prokurorisë, në varësi të fakteve që do të vërtetohen me ekspertizë për mjetet piroteknike të gjetura, prokurori publik do të vendos për rrjedhën e mëtutjeshme të…
Kryetari i Alencës për Shqiptarët dhe kryetar i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri. Në një postim në profilin e vet në “Facebook”, Taravari uron që çdo ditë e vitit 2024 të jetë e mbushur me gëzim. “Uroj gëzuar Vitin e Ri 2024! Qoftë çdo ditë e këtij viti e mbushur me gëzim dhe besim! Nëse besojmë, të gjithëve na presin ditë më të mira! Me respekt e përkushtim”, shkruan Taravari në urimin e tij.

