Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, e mirëpret vendimin e Gjykatës Administrative, me të cilën anulohet vendimi për shkarkimin e Vesna Damevës nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor, si të paligjshëm, me çka Dameva kthehet në vendin e Kryetares së Këshillit Gjyqësor. “Kjo vërteton të gjitha pretendimet e ministrit Lloga që ka pasur në periudhën e kaluar për punën dhe veprimet e Këshillit Gjyqësor, gjë që dëshmon se ky institucion ka nevojë për reforma”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. Vendimi i Gjykatës Administrative ngjall shpresë për rikthimin e besimit te institucionet dhe respektimin e parimit të shtetit ligjor.…
Author: Jeta almakos
Ipeshkvia Tetovë-Gostivar e Kishës Ortodokse Maqedonase ka parashtruar ankesë në organin e shkallës së dytë kundër vendimit të inspektoratit ndërtimor komunal të Tetovës për rrënimin e kryqit që është vendosur në oborrin e manastirit të Shën Naum Ohrit në Kodrën e Diellit. Këtë informacion ata e kanë konfirmuar për TV 24 nga Ipeshkvia e Tetovës dhe thonë se janë përgjigjur sipas afatit të përcaktuar dhe se do të presin përgjigje. (INA)
Sportelet për lëshimin e dokumenteve të gatshme në objektin e RTVM-së nesër do të punojnë në periudhën nga ora 8 deri në orën 16, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, procesi i lëshimit të dokumenteve personale në Shkup dhe në sektorët për punë të brendshme në vend është intensiv. “Në brendësi të vendit ky proces është pothuajse nga fundi. Në Shkup u hap pika e re me qëllim të absorbimit të sa më shumë kërkesave. Vetëm në këtë pikë ka 40 mijë kërkesa të dorëzuara nga qytetarët për dokumente personale, jo…
Është publikuar nga familjarët e tij fotografia e dy të vrarëve nga Çellopeki i Tetovës, percjelle Monitor.mk. Ja postimi familjarit: “Nipi Muhamedini, me buzëqeshjen e tij, qëndrimet dhe parimet islame me të cilat jetonte, ndërsa enishtja Faruk, i dashur dhe i sjellshëm me familje dhe krejt neve të rinjëve, kështu do ti kujtojmë sa të jemi gjallë me leje të Allahut. O Allahu ynë, pranoji në mëshirën tënde. Amin. Varrimi, pas namazit të ikindisë.” tha ai. Dy nga të vrarët në Çellopek të Tetovës janë babë e bir të moshës 52 dhe 28 vjeçe, ndërsa i plagosuri është 54-vjeçar, të…
“Më në fund u realizua punësimi i përhershëm për 1117 persona të angazhuar në shëndetin publik, mjekë specialistë dhe staf tjetër mjekësor”. Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Financave, Fatmir Besimi. ” Investimi në punonjësit e shëndetësisë është një nga segmentet më të rëndësishme për të ardhmen e shëndetit publik. Çelësi i krijimit të politikave shëndetësore është zgjidhja e statusit të mjekëve, teknikëve, personelit mjekësor dhe jomjekësor me punësim të përhershëm. Sot po vendosim statusin e 1117 të punësuarve si personel…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në sondazhin e fundit të Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi, del të jetë politikani me më së shumti besueshmëri nga liderët e partive politike shqiptare. Në pyetjen në një shkallë prej 1 deri në 5, sa keni besim te politikanët në vijim, kreu i ASH-së, Arben Taravari për herë të parë gëzon besueshmërinë më të lartë kundrejtë të tjerëve, me 50.3% të opinioneve pozitive dhe besueshmëri neto prej +16.1%. Më pas vjen Kasami me 48.6% të opinioneve pozitive dhe besueshmëri neto prej +16.7%, ndërsa kreu i BDI-së, Ali Ahmeti për herë të…
Tradicionalisht gjatë festave të fundvitit, EVN Maqedoni dhuroi pako ushqimore për Kishën Ortodokse Maqedonase (KOM), Bashkësinë Fetare Islame (BFI) dhe Kishën Katolike. Përveç kësaj, punonjësit e EVN-së realizuan aktivitetin vullnetar “Ndarja e pakove të Vitit të Ri për të pastrehët” në bashkëpunim me organizatën “ACT Makedonija” në Shkup. Bashkësitë fetare përmes organizatave humanitare “Sveti Spas”, “Karitas” dhe “El Hilal” do të mundësojnë që pakot ushqimore të shpërndahen në mbarë vendin. Priftërinjtë e organizatës humanitare “Sveti Spas” do të shpërndajnë ushqim për qytetarët që janë në gjendje të rëndë shëndetësore apo që jetojnë në zona të largëta rurale. Pako me produkte…
Instituti për Politika Publike (IPP) Arbën Xhaferi ka publikuar rezultatet e Barometrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, një sondazh tanimë tradicional i cili mat opinionin publik shqiptar në vend në temat më aktuale politike. Barometri shqiptar i IPP Arbën Xhaferi është realizuar në dhjetor dhe ai shikon në mënyrë specifike perceptimet e shqiptarëve për mbi aleancat strategjike të Maqedonisë së Veriut, kapacitetin e qeverisë për të arritur progres në anëtarësimin në BE, gjasat për ndryshimet kushtetuese dhe statusin kushtetues të gjuhës shqipe. Përveç kësaj, sondazhi mat disponimin e shqiptarëve për dalje në zgjedhje dhe për kandidaturat në rrethin e parë…
Arben Fetahi, Drejtor në Insitutit Arben Xhaferi, ishte i ftuari i fundit për këtë vit në emisionin “Intervistë në Shenja”. Fetahi informoi se në bazë të anktevae të cilat i bëjnë ata, shqiptarët dëshirojnë të kenë një kanditatë të vetëm shqiptarë për President të shtetit. ARBEN FETAHI,DREJTOR NË INSITUTIN ARBEN XHAFERI 17:49 “Jo vetëm votën, por besoj se e kemi obligim të dalim si shqiptarë me kandidatë për Presidentë në këtë vend. Sipas regjistrimit të fundit, je mei mbi 30% e popullatës në këtë vend, të dalim me kandidatë në mënyrë që të imponojmë edhe temat e fushatës dhe jo…
Ne duhet ta mendojmë votuesin tonë i cili është opozitar dhe na dhanë votën për ta sjellur ndryshimin te blloku politik shqiptar. Prandaj mendoj se duhet të mendohemi dhe të sjellim vendim se si më tej pa mos e anashkaluar as qendrimin në Qeveri ose daljen vetë në zgjedhje. Kështua tha sonte kryetari i ASH-së, Arben Taravari në emisionin “24 Hapur” në televizionin 24. “Nuk është logjie për shembull nëse Aleanca për Shqiptarët shkon me partitë opozitare ose vetë në zgjedhje, të jetë pjesë e Qeverisë. Ajo është jo e logjikshme. Nëse shkohet në opsion tjetër, gjegjësisht me BDI-në, atëherë…
Kisha kënaqësinë të shpërndaja paketa Krishtlindjesh për fëmijët me zhvillim jotipikë nga komuna e Gazi Babës. Për rritjen dhe zhvillimin e suksesshëm të çdo fëmije, është e rëndësishme të zhvillohen aftësitë e tij motorike. Komuna e Gazi Babës për të dytin vit radhazi në bashkëpunim me shoqatën e qytetarëve GA-BA Shkup organizon aktivitete të vazhdueshme sportive, ku përfshihen të gjithë fëmijët e shkollave fillore të komunës. Kryhen një sërë ushtrimesh, lojërash dhe poligonesh, me të cilat fëmijët zhvillojnë aftësitë motorike, motorike, si dhe saktësi në lëvizje, saktësi dhe ekuilibër. Si vetëqeverisje lokale, por edhe personalisht si kryetar komune dhe në…
Drejtori i Institutit “Arben Xhaferi”, Arben Fetahu, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se në anketën e tyre ata kanë parashtruar pyetje se cilët janë partnerët strategjik të shqiptarëve. “Kur i pyesim shqiptarët se cili është aleati kryesor strategjik i RMV-së, kësaj here na del SHBA me 36,3%, më pas 34.5% mendojnë se BE është partneri strategjik. Dua të them se vetëm 1.1% mendojnë se Rusia është partneri ynë strategjik, ndërsa 0.1 se ky partner është Kina. Turqia citohet nga 19.2% e qytetarëve ndërsa 8.8 përqind nuk përgjigjen. Pra orientimi i shqiptarëve është kristal i qartë, nëse marrim bashkë SHBA-në…

