Author: Jeta almakos

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në “Top Story” tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po ndërhyn në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa nga ana tjetër lavdëroi qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke thënë se ai ka punuar për t’i bashkuar partitë shqiptare. Ahmeti tha se Kurti ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, ndërsa “pyeti pse Kurti nuk reagon për ndërhyrjet e Vuçiqit”. “Unë e kam thënë dhe e përsëris Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë ka diskutuar shumë hapur në Bruksel për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Edi ka qenë i…

Lexo më Shumë

Lidhja Europiane për Ndryshim (LEN), me mospjesëmarrjen në koordinimin e rregullt të sotëm me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, në një far forme fillon bojkotin e punimeve të Kuvendit, tha për MIA koordinatorja e grupit parlamentar të LEN-it, Safije Sadiki-Shaini. Sadiki-Shaini theksoi se do të vazhdojnë me masat tjera ligjore për bojkotimin e punimeve të Kuvendit, nëse nuk votohet kandidati i tyre për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve – Abdush Demiri. “Nëse pika për anëtarin tonë të KSHZ-së nuk votohet në seancë plenare, ne do t’i bojkotojmë punimet në Kuvend. Hapi i parë i bojkotit është mospjesëmarrja në koordinim. Për informim,…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e saj, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka propozuar Ilir Memedin dhe Milan Koraç për drejtor të ri të M-NAV në pako me propozimin për shkarkimin e Fahrudin Hamidi dhe Lube Stamenkovski. Në seancën e sotme të Qeverisë, në të cilën si pikë në rendin e ditës u gjet situate në M-NAV nuk është propozuar shkarkimin i bordit drejtues dhe drejtorit të M-NAV, Hasim Deari, Jo zyrtarisht shpjegimi është se Deari ka pak kohë që është caktuar në këtë pozitë dhe nuk ka qenë pjesë e problemit në M-NAV. Paraprakisht njoftuam se Qeveria në seancën e sotme i…

Lexo më Shumë

“Sulmi në Kullën e kontrollit në Aeroportin e Shkupit është një incident skandaloz me përmasa ndërkombëtare”, reagon Aleanca për Shqiptarët (ASH). Më tej thuhet se ky akt ka rrezikuar komunikacionin ajror ndërkombëtar dhe jetën e qindra ose mijëra pasagjerëve që mund të kenë pësuar si pasojë e këtij incidenti. “Përshëndesim reagimin e prokurorisë dhe kërkesën për paraburgimin e të dyshuarve dhe presim që drejtësia të jep verdikt të drejtë dhe të merituar, me qëllim që aktet e këtilla të marrin dënimin e duhur dhe të mos përsëriten më asnjëherë. Njëkohësisht kërkojmë nga autoritetet përgjegjëse që të rrisin nivelin e sigurisë…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme të Shtipit njoftoi se sot pasdite në autostradën Shtip – Radovish ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave, njëra prej të cilave ishte ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trenchevska. “Me datë 05.01.2024 në ora 17:28 në SPB Shtip është raportuar se në rrugën Shtip-Radovish në afërsi të fshatit Lakavicë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti të udhëtarëve ‘Skoda’ me targa të Shkupit, në pronësi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e drejtuar nga 53-vjeçari G.A. nga Shkupi, në të cilin ka qenë ministrja e punës…

Lexo më Shumë

Sipas burimeve të Alsat, pronar i kompanisë është Samir Bilbiloski, njeriu i afërt me shoferin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Burime brenda M-NAV tregojnë se kompania e sigurisë me qarkullin 3 milion euro në vit është e bashkëpartiakut të Ahmetit. Edhe pse ka fituar tender për mbrojtjen e hapësirave të Shoqërisë Aksionare për kontrollimin e fluturimeve civile në Maqedoni, nëpunësit e “2SS Security” kanë lejuar të hyjnë persona të pa autorizuar në kullat e radareve në Aeroportin e Shkupit, ku edhe u sulmuan tre kontrollues gjatë orarit të punës të enjtën rreth orës 15:15. Sipas Kodit Penal, pritet që…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër tetë personave të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale “Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror” të dënuar nga neni 303 paragrafi 2 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal. Të dyshuarit me 4 janar me veprim të përbashkët kanë kryer vepër penale me të cilën rrezikohet siguria e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim të kryerjes së veprës penale sulm ndaj një personi, kanë penguar shërbimet në aeroport. Me veprimet e tyre ata kërcënuan sigurinë e trafikut ajror ndërkombëtar në kohën…

Lexo më Shumë

Ajo që është më e rëndësishmja për qytetarët dhe publikun është se trafiku ajror në Republikën e Maqedonisë së Veriut është i sigurt dhe zhvillohet në përputhje me rregullat e “Eurokontrol”, thotë Ministri i Mbrojtjes. Trafiku ajror në vend është i sigurt, ndërsa propozimi për shkarkimin e menaxhmentit dhe bordit të drejtorëve të M-NAV është që të dërgohet mesazhi se nuk do të ketë kompromis me sigurinë e trafikut ajror dhe nuk duhet të ketë, tha Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska lidhur me zhvillimet në M-NAV. “Propozimi i rezolutës është për shkak se ne duam të dërgojmë mesazhin se nuk…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sonte janë dërguar katër persona të lidhur me rastin e dhunës në ndërmarrjen e fluturimeve civile M-NAV pranë Aeroportit të Shkupit. Gjykata për MPB-në konfirmon se janë sjellë katër persona, por thonë se Prokuroria ende nuk ka marrë propozim për aktakuzë. Në ndërkohë televizioni Telma ka publikuar pamjet nga momenti i sjelljes së personave në Gjykatën Penale, mes tyre edhe Bekim Neziri, këshilltar i drejtorit të M-NAV-së dhe kryetar i degës së BDI-së në Çair. Policia njoftoi se me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike është zhvilluar intervistë zyrtare me B.N. Në një komunikatë mbrëmë vonë, MPB ka…

Lexo më Shumë

Lëvizja Besa sot ka reaguar në lidhje me ngjarje në M-NAV, ku kanë kërkuar që partia në pushtet BDI të marrë përgjegjësi. “BDI nuk duhet deklarativisht të dënojë sulmin në M-NAV por duhet urgjentisht të përjashtojë Bekim Nezirin nga Partia. Duhet urgjentisht të kërkojë shkarkimin e tij nga çdo pozitë në M-NAV! BDI nuk duhet të vazhdojë të luaj rolin e dyfytyrëshit por të veprojë. Distancoju nga Ramiz Merko e përqafohu me të nëpër evente, distancoju nga Bekim Neziri edhe puno për ta shpëtuar nga drejtësia, distancou nga Drini dhe pasurohu me Soravia”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka publikuar një të dhënë sa i përket asajë se si kjo ministri, e mbylli vitin 2023. Sipas Rexhepit, ky ishte një vit i suksesshëm sepse shihet në fotografinë që i ka bashkëngjitur shkrimit, ministria në fjalë për vitin 2023 ka shënuar rekord në realizimin e buxhetit. Sipas të dhënave të Rexhepit, ministria e Transportit dhe Lidhjeve vitin që lam pas ka realizuar 99.4% të mjeteve të parapara për realizimin e projekteve kapitale, mjete këto që kapin shumën e 307 milionë eurove. “Ishte një vit i…

Lexo më Shumë

Katër të dyshuar për sulmin e mbrëmshëm ndaj punonjësve në M-NAV mes tyre edhe Bekim Neziri, sonte pas orës 19:00 janë sjellë në Gjykatën penale në Shkup. Ndryshe, prokuroria dhe MPB-ja ende nuk kanë bërë të ditur se për cilën vepër do të ndiqen penalisht të dyshuarit që kanë kryer sulmin fizik në kullën e trafikut ajror.

Lexo më Shumë