Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski, në një deklaratë gjatë vizitës në Zvicrës, theksoi se situata në Maqedoni është alarmante, duke shtuar se qytetarët e Maqedonisë po përballen me sfida të mëdha në nivelet kombëtar, ekonomik dhe të korrupsionit. “Shumë gjëra po ndodhin, e di që po udhëtoni në vendlindje, po takoheni me miqtë, po takohemi me ju dhe kur vini në Maqedoni, ajo që është praktikisht shqetësimi juaj këtu është edhe shqetësimi ynë në Maqedoni. Nëse duhet ta përshkruani me një fjali atë që po ndodh në Maqedoni, është se maqedonasit po nëpërkëmben në nivel kombëtar, ekonomia po fundoset dhe…
Author: Jeta almakos
Gripi po merr vrull edhe në Ohër, më të prekurit janë personat nga mosha 15 deri në 40 vjeç, çdo javë regjistrohen rreth dyzet raste të reja me këtë sëmundje, por nga qendra e shëndetit publik thonë se numri është shumë më i lartë, duke qenë se disa nga të sëmurët po trajtohen në shtëpi dhe nuk kërkojnë ndihmë mjekësore. Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje. Epidemiologët rekomandojnë vaksinimin e të gjithë popullatës, veçanërisht personave nga grupet e rrezikut – personat mbi 65 vjeç, fëmijët, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, si dhe punonjësit e…
Aktivisti dibran nga SHBA dhe njëri nga anëtarët e ASH-së, Ibrahim Kolari përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet në ASH, duke u rreshtuar në krahun e Arben Taravarit. Sipas tij, diaspora në ShBA me padurim e pret ndryshimin. Ja postimi i tij: “Themelimi pa interes shume vite ma para i LR-PDSH ishte per te sjelle ndryshim dhe per te luftuar krimin dhe korrupsionin partiak ne RMV. Ne u rritem me Aleancen per Shqiptaret per te sjelle Demokracine ne popull, per intergrim e jo internim, qe te behemi pjese e popullit Europian e Atlantik. Miku im Arben, sot…
Sot, në një konferencë për shtyp, Ziadin Sela, kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët (ASH), ka adresuar situatën e krijuar në partinë e tij pas deklaratave të Arben Taravarit, i cili propozoi që ASH të shkonte në zgjedhje në bashkëpunim me partitë opozitare. “Këtu janë deputetët e ASH të cilat kurrë nuk dekoruan para çdo tenderë për dhe shantazh. Ky shantazh është bërë për të ndarë anëtaret e ASH. Prandaj ju them se ditën e e shtunë, Taravari do të vendoset para përgjegjësisë. I cili ka 2 muaj nuk i ka thirrur organet e kryesinë e ngushte, në të…
Ziadin Sela tha se takimit e fundit, Arben Taravari i ka bërë vetëm pa asnjë përfaqësues të ASH-së. “Taravari kontrabandoj partinë tek ato që kanë dëshmuar se vetëm duan ta shkatërrojnë ASH-në, tek ata prej të cilëve kemi marr thika pas shpine. Ata që na kanë shkel dhe na kanë tradhtuar natyrisht që do të marrin përbuzjen dhe do tua kthejmë shpinën” tha Sela, i cili nënvizoi se Taravari në takimet e fundit ne liderët e LEN-it, por dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, Kovaçevskin dhe Mickoskin, dhe se nuk ka marr me vete në këto takime as edhe një…
Integriteti i zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut përmendet vetëm para zgjedhjeve, vlerëson Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit në këtë vend, prandaj, sipas tij, mosveprimi i institucioneve bën që zyrtarët e korruptuar të mos përballen me drejtësinë. Reagimi i këtij Komisioni ka ardhur pas aktualizimit të debatit për një ligj për vettingun për zyrtarët aktualë, dhe ish-zyrtarët shtetërorë. Procesi i vetttingut nënkupton rivlerësim të zyrtarëve të lartë shtetërorë, rritjen e tyre profesionale, luftim të korrupsionit dhe ndaljen e ndikimit të politikës apo elementëve tjerë në drejtësi. Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, i ka bërë thirrje partisë opozitare,…
Pas ngjarjeve të fundit në Aleancën për Shqiptarët, nga partia njoftojnë se kryetari i Kuvendit Qendror të ASH-së, Ziadin Sela do të ketë konferencë për shtyp. “Kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela, sonte ora 18:00 do të mbajë konferencë për media në selinë qendrore në Tetovë”, thonë nga ASH.
Tensionet në Myftininë e Tetovës nuk kanë të ndalur. Janë pubikuar pamjet nga kamerat e sigurisë, teksa Selver Xhemaili,i emëruar u.d. myfti nga reisi Shaqir Fetahi për myfti i Tetovës, ka ardhur me disa policë, pa pasur asnjë vendim nga gjyqi ose policia, ku ka tentuar të hyjë me forcë brenda objektit të Myftinisë së Tetovës. Në pamjet e publikuara shihet qartë se si i emëruari nga reisi, Selver Xhemaili, tenton me dhunë që të futet brenda objektit të Myftinisë së Tetovës, me ç’rast kjo situatë e palakmueshme e tij dhe bashkëpunëtorëve rreth tij, në disa raste ka detyruar që…
Në 24 orët e ardhshme kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët do të marrë vendimin për thirrjen e mbledhjes të këtij organi, pas kërkesës së liderit të partisë Arben Taravari për mbështetje për bashkim me opozitën shqiptare. Siç mëson Alsat kjo mbledhje pritet të mbahet brenda ditëve të ardhshme. Megjithatë mbetet e paqartë se cila do të jetë pika e rendit të ditës në Kuvendin e ASH-së të përbërë nga rreth 130 anëtarë. A do të shqyrtohet qëndrimi i fundit i Taravarit apo në tavolinë do të vendosen edhe propozime të tjera ende nuk dihet. Nga kjo parti nuk…
Arben Taravari ka reaguar sërish pas publikimit të statusit të djeshëm. Ai thonë se ka pranuar qindra mijëra mesazhe dhe se, si asnjëherë më parë në jetën e tij politike nuk ka parë aq shumë njerëz që e duan ndryshimin. Ja dhe postimi i tij i plotë: Pasi bëra publik qëndrimin tim politik ku tregova se duhet sjellim Ndryshimin E Madh bashkë me opozitën shqiptare jam bërë dëshmitar i gjallë i mrekullisë së një populli! E dija se shumë veta do ishin dakort me deklaratën time pasi unë e mora këtë vendim duke ju pasur prioritet ju dhe nevojën tuaj…
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Strugë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në polici është raportuar se një strugan ka ndërruar jetë në spitalin e Strugës, pasi paraprakisht iu kishte përkeqësuar gjendja në një kazino. “Më datë 03.02.2024, në ora 16:24 në SPB-Strugë është raportuar se në një kazino në Strugë është sëmurë dhe ka rënë M.K.(45) nga fshati Radolishtë i Strugës, pas çka është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, të ndjerit do t’i bëhet autopsi”, thonë nga MPB.
Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me deklaratat e Arben Taravarit, kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), në lidhje me një mundësi të bashkëpunimit me opozitën shqiptare në Maqedoni. Kovaçevski nuk dëshiron të komentojë në detaje këto ngjarje, duke e lënë përfaqësuesin e ASH-së të shpjegojë pozicionin e tyre. Ndërkaq, Kovaçevski theksoi se oferta e partisë së tij, LSDM-së, për të bashkëngjitur të gjitha partitë dhe individët që janë “pro” integrimit europian të vendit, mbetet e vlefshme. Ai u përqendrua në rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie të hapur dhe demokratike, ku çdo parti politike…

