Author: Jeta almakos

A janë të vërtetë nënshkrimet e anëtarëve të ASh-së të cilët i publikoi kryetari i kësaj partie Arben Taravari!? Me këto nënshkrime Taravari po pretendon se e ka përkrahjen e shumicës së anëtarësisë. Por një anëtare e kuvendit të ASH-së e cila e ka parë vetën në këtë listë, thotë se ajo nuk është nënshkruar. “Në lidhje me situatën e fundit të krijuar në partinë tonë dhe me disa nënshkrime të publikuara që janë mbledhur kinse në mbështetje të kryetarit, Arben Taravari ju njoftoj se unë, Mediana Ameti nuk kam nënshkruar në asnjë peticion apo listë. Ju bëj thirrje iniciatorëve…

Lexo më Shumë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu ka pasur paraqitje para mediave para Qeverisë në lidhje me vendimin e Qeverisë, për shkarkimin e Bujare Abazit dhe Gazmend Abdijut nga posti i drejtorit, transmeton TV21. Aliu për këtë e akuzon BDI-në, zëvendësministrin e parë Artan Grubin dhe kryeministrit teknik, Talat Xhaferi. “Artan Grubi pa mos i lexuar, i refuzonte ndërkaq kryeministri teknik vetëm bënte “amin”. Gjithashtu dua të ju njoftoj se që nga dje, një grup i Aleancës për Shqiptarët bëjnë presion të madh ndaj drejtorëve me qëllim që drejtorët të jenë në anën e tyre. Gjithashtu në seancën e…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në paraqitje para mediave bashkë me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu – bashkëpartiak, janë ankuar se në seancë qeveritare u janë refuzuar të gjitha pikat e propozuara nga ata. Thotë se kjo është hakmarrje politike. “Është e dukshme se nuk është në pyetje interesi publik i qytetarëve, por por hakmarrja politike”, tha Mexhiti, transmeton TV21.

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler, ka takuar sot kreun e Prokurorisë Themelore Publike Shkup, Gavrill Bubevski. Siç njoftojnë nga Ambasada Amerikane në Shkup në rrjetet sociale, Aggeler në takimin me Bubevskin ka shprehur mbështetjen e saj për prokurorinë e pavarur. “Unë shpreha mbështetjen tonë për prokurorinë e pavarur, e cila është kyçe për avancimin e sundimit të ligjit dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë drejtësi dhe vendimmarrje të paanshme, theksoi ambasadori Aggeler”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Lexo më Shumë

Dy ministrat nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, ai i Shoqërisë Informatike dhe Administrative, Azir Aliu, si dhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në konferencë të jashtëzakonshme për media, kanë bërë të ditur nuk do të dorëhiqen, njofton SHENJA. “Ne nuk do të dorëzojmë dorëheqje, e para për shkak se kemi punuar me transparencë dhe e dyta partia jonë nuk mund të kërkojë shkarkimin tonë sepse nuk ka bazë mbi çka mund të kërkojë këtë, sepse rezultatet flasin vet. Gjithashtu dua të ju njoftoj se që nga dje, një grup i Aleancës për Shqiptarët bëjnë presion të madh ndaj drejtorëve…

Lexo më Shumë

Partia Aleanca për Shqiptarët që konsiderohet me peshë për garën në zgjedhjet e 8 majit në Maqedoninë e Veriut, ka shkaktuar debat të gjerë politik, por së fundi edhe incidente pas ndarjes së saj në dy pjesë. Kryetari i partisë që është pjesë e Qeverisë teknike, Arben Taravari, është kërcënuar me një plumb pas vendimit për të kaluar në radhët e opozitës shqiptare. Një pjesë tjetër e partisë e ka kundërshtuar këtë vendim dhe ka paralajmëruar shkarkimin e Taravarit. Zhvillimet në këtë parti, nga analistët, vlerësohen si betejë e dy blloqeve tjera për forcimin e pozicioneve të tyre. Përplasjet në…

Lexo më Shumë

Nëse keni fëmijë me kollë që zgjat deri në dy minuta ose me të vjella, ka shumë mundësi që të jeni të infektuar me kollën e madhe, përcjell TV21. Dy raste të reja janë regjistruar sot, duke e çuar numrin në 12 brenda një muaji. Nesër do të mblidhet Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe do të vendosë nëse do të shpallet epidemi. Mjekët u bëjnë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. “Ka raste të reja, dje ishin 10, sot janë 12 të diagnostikuar me kollë të madhe dhe ky numër do të rritet, duke pasur parasysh situatën e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në një konferencë për media në Qeveri, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nuk ka thënë nëse është pranuar kërkesë për shkarkimin e ministrave të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informative dhe Administratës. Ai shpjegoi vetëm shkurt procedurën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Nëse ka ndonjë kërkesë nga ndonjë prej partnerëve të koalicionit, ajo siç tha ai i drejtohet kryeministrit. “Nuk emëron dhe shkarkon qeveria, por Parlamenti. Nëse ka një kërkesë nga ndonjë prej partnerëve të koalicionit, ajo i drejtohet kryeministrit dhe më pas kryeministri vendos nëse do ta kalojë atë në Kuvend…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE në bazë të neneve 38, 40, 41 dhe 42 të Statutit të VMRO-DPMNE-së si dhe konkluzioneve të miratuara në seancën e Komitetit ekzekutiv të datës 05.12. 2023, shpall thirrje publike për kandidatë për president të Republikës së Maqedonisë i cili do të mbështetet nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Siç kumtuan sot nga VMRO-DPMNE, kandidati i cili do të paraqitet dhe plotësojë kushtet e parapara do të zgjidhet në Konventën që do të mbahet më 2 mars në Shkup, sipas vendimit të KE të VMRO-DPMNE-së. Kandidatët e interesuar për pjesëmarrje në Konventë duhet t’i përmbushin obligimet dhe kushtet…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, Zyrtare Kryesore Financiare dhe anëtare e Bordit të Drejtorëve të Komercijalna Banka SHA Shkup, Maja Stevkova Shterieva, dhe drejtori i Klasterit të Ballkanit Perëndimor, Farmaci në “Alkaloid” SHA Shkup, Vladimir Indov, sot nënshkroi marrëveshjen për themelimin e qendrës së re urgjente të mjekësisë interne të Klinikës Universitare për Toksikologji. Bëhet fjalë për investim në vlerë rreth 470 mijë euro, dhe atë nga Komercijalna banka në punimet e ndërtimit, dhe nga Alkaloid në instalimet e makinerive. Në një prononcim për shtyp, ministri Mexhiti ka theksuar se qëllimi i kësaj qendre është të përfaqësojë kontaktin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i degës së ASH-së në Butel të Shkupit, Vullnet Selimi ka bërë thirrje për unitet në ASH-së, duke lënë armiqësitë. Ai këtë letër publike ia ka drejtuar Arben Taravarit dhe Ziadin Selës. Ja postimi i plotë: “MIQËSIA! Edhe miqtë ndonjëher mund të gjenden në debate të ashpra! Megjithatë miqtë e vërtetë me lidhje të thella,nuk mund të qëndrojn të ndarë dhe të armiqësuar. Miqët e vërtetë duhet lën egon dhe mosmarveshjet, të përqafojn njëri-tjetrin dhe të vazhdojn ashtu sic kanë qenë. Pavarësisht se cili është shkaku i një mosmarveshje apo thjesht një grindjeje, më të mirët janë ata që…

Lexo më Shumë