MPB njofton se në Veles, zyrtarët policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve në spb Veles dje në ora 15:10 ka ndalur 30-vjeçarit M.A., P.T.(34) dhe B.A.(42), të gjithë nga Velesi. Njoftoi sot Ministria e Brendshme. “Me urdhër të Gjykatës Themelore Veles, gjatë kontrollit në shtëpinë e M.A., ku u gjet P.T. dhe B.A., sipas njoftimit, u gjetën dhe u konfiskuan heroinë, kokainë, tableta dhe një peshore digjitale”, shkruhet në lajmërim. Ata janë ndaluar në komisariat, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.
Author: Jeta almakos
Zëvendëskryeministri i për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, në një takim me përfaqësuesit e Bundestagut, Gjerman dhe ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, shprehu bindjen e tij se investimi në miqësi dhe bashkëpunim me Republikën Federale të Gjermanisë është rruga më e mirë drejt një të ardhmeje të ndritur për Maqedoninë e Veriut dhe për të gjithë Evropën. Në këtë takim, temat e diskutuara u përqëndruan në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe në mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë në këtë drejtim. Zëvendëskryeministri Mariçiq shprehu falënderimin e tij për Bundestagun gjerman për rezolutën e tyre të fundit,…
Në stacionin policor qëndror për nxjerrjen e dokumenteve personale në Kisella Vodë të Shkupit tanimë po funksionojnë 14 baza fotografike. nga MPB kanë theksuar për televizionin publik MTV se tollovitë janë zhdukur dhe procesi i nxjerrjes së dokumenteve është përshpejtuar. Qytetarët që presin radhë thirren një nga një nga lista që kanë marrë zyrtarët nga ricaktimi i termineve të planifikuara, përcjell INA. Deri të shtunën do të punohet deri në orën 15:00, nga e hëna me dy turne deri në orën 22:00. Deri në dy mijë njerëz pritet të fotografohen çdo ditë. MPB bën me dije se së shpejti do…
Anëtari i lartë i LSDM dhe njëherit zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Bojan Mariçiq ka komentuar ndërrimin e ministrave nga ASH, pas përplasjeve të fundit mes Arben Taravarit dhe Ziadin Selës. “Unë personalisht por edhe si LSDM vlerësojmë secilin dhe çdo subjekt politik, vlerësojmë të gjithë anëtarët e Qeverisë dhe e gjithë rrjedha do të varet nga ajo se si do të vlerësoj kryeministri, cilat janë sinjalet nga Aleanca për Shqiptarët dhe qëndrimet e tyre, por sigurisht se cilat do të jenë numrat”, deklaroi Mariçqi, duke komentuar zhvillimet brenda ASH-së, dhe propozimet që së fundi janë dhënë për të bërë…
VMRO-DPMNE ka përparësi të dyfishtë ndaj LSDM-së në pushtet, sipas anketës së fundit të opinionit publik, të realizuar nga Instituti për hulumtime politike në Shkup për nevojat e Radio Televizionit të Maqedonisë, e cila u prezantua në emisionin Objektiv. Në pyetjen se për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, VMRO-DPMNE ka përparësi të dyfishtë ndaj LSDM-së, gjegjësisht për VMRO-DPMNE-në japin mbështetje rreth 19,4 për qind të qytetarëve, ndërsa për LSDM-në vetëm 10 për qind. E treta sipas mbështetjes së qytetarëve është BDI-ja me 6.5 për qind, por një rritje të konsiderueshme ka edhe LEN me 5.4…
U formua Këshilli për koordinimin e aktiviteteve të Maqedonisë në NATO, që është nevojë e drejtpërdrejtë për anëtarësimin tonë në Aleancë. Ndryshe, ky është viti i katërt pasi vendi ynë u bë anëtare e NATO-s “Duke marrë parasysh sfidat e sigurisë dhe qëndrueshmërisë me të cilat përballet komuniteti euroatlantik, ne formuam një Këshill që përforcon rezistencën tonë dhe do të ndihmojë në qasjen tonë të koordinuar si institucione, kur bëhet fjalë për sigurinë në kuptimin më të gjerë dhe punën e NATO-s”, tha Talat Xhaferi, kryeministër teknik. “NATO-ja është aleanca më e suksesshme e mbrojtjes në histori, në kuadër të…
Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se vetë statistikat shtetërore serbe hedhin poshtë një legjendë të Beogradit, për eksodin masiv të serbëve nga Kosova. Shifrat korrespondojnë me rënien në Serbi, thuhet në artikull. Pretendimi i Serbisë se nga Kosova ka eksod të serbëve “mund të vërtetohet i rremë, bazuar në statistikat zyrtare të shtetit serb”, shkruan Michael Martens, korrespondent i gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung në Beograd në numrin e sotëm (07.02.) të FAZ. Martens thotë se “numri i serbëve në Kosovë ka vite që është në rënie të vazhdueshme, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për numrin e popullsisë në Serbi, përveç…
Kryeministri Albin Kurti në takimin e djeshëm me ambasadorët e QUINT-it, ku është diskutuar gjendja aktuale në vend, me theks te rregullorja e Bankës Qendrore për Operacione me Para të Gatshme, ka prezantuar disa dokumente, përmes të cilave ka paraqitur gjendjen faktike. Në dokumentet e publikuara nga RTKlive, të cilat i pari i ekzekutivit ua ka dorëzuar ambasadorëve, ai ka prezantuar funksionimin e strukturave ilegale të Serbisë brenda Kosovës, e të cilat e cenojnë rëndë rendin juridiko-kushtetues të Republikës së Kosovës. Kryeministri ua ka bërë të qartë ambasadorëve se Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet e miratuara në Kuvendin…
Të punësuarit e Fondit të Sigurimit Shëndetësor pezullojnë grevën përkohësisht deri më 31 Maj. Kjo është ujdia e përkohshme ndërmjet sindikalistëve dhe autoriteteve që të enjten të fillojnë me punë të gjitha kapacitetet e sigurimeve shëndetësore. U deshën vetëm tri ditë grevë nga të punësuarit në Fondin Shëndetësor për të ardhur deri tek një zgjidhje e përkohshme për mosuljen e pagave të të punësuarve. Kryetari i SPOGJ-it Tërpe Deanovski, tha se ky ultimatum përkon me periudhën e zgjedhjeve të dyfishta. “Greva është pezulluar por nuk është ndërprerë. Të ishte vendimi i bordit udhëheqës dhe të rekomandimit të qeverisë që deri…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar në rrjetin social facebook duke dhënë një mesazh të shkurtër, raporton SHENJA. “ASH-ja i është bashkuar Ndryshimit…pjesa që mbetet është një BDI në hall!”, ka shkruar Taravari. Kujtojmë që ASh e Selës ka propozuar shkarkimin e dy ministrave të Shëndetësisë dhe Informatikës dhe zëvendësimin e tyre me dy emra tjerë.
Komisioni për sëmundje infektive në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar shpalljen e epidemisë së kollës së keqe (pertusis) në Shkup, për shkak të rritjes së rasteve me të prekur. Sipas të dhënave të Komisionit të publikuara të mërkurën, janë gjithsej 18 persona të prekur nga kolla e keqe dhe prej tyre, 14 raste janë regjistruar në Shkup. Vendimi i Komisionit duhet të miratohet nga Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut dhe shihet si ‘masë për të parandaluar përhapjen e infeksionit’. Kolla e keqe është paraqitur nga fundi i dhjetorit të vitit 2023 dhe në mesin e prekurve ishin dy foshnje…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot propozim ligjin për Lojrat e Fatit. Zëvendëskryeministri, Artan Grubi përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se pas tre viteve bllokadë nga opozita maqedonase, sot ligji gjeti përkrahje dhe u miratua. Grubi shton se ky vendim është edhe një premtim tashmë i realizuar pas kryeministrit të parë shqiptar dhe korridorit 8. Statusi i plotë: Largojmë përfundimisht kazinot dhe bastoret nga objektet shkollore ! Pas tre viteve bllokadë nga opozita maqedonase dhe shqiptare dhe fushatës së tmerrshme të sponzorizuar nga industria e kazinove dhe bastoreve kundër meje dhe BDI-së,…

