Për sigurimin e detyrueshën të automjeteve gjatë vitit të kaluar janë paguar 87 milionë euro, prej të cilave 21 milionë euro janë paguar për kartonin e gjelbër, informoi Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve. Të gjitha çmimet për sigurimin e detyrueshëm automobilistik rregullohen nga shteti. AMS-ja, Ministria e Financave dhe industria e sigurimeve janë duke punuar në përgatitjet për procesin e liberalizimit të çmimeve, i cili është një nga kushtet në negociatat për anëtarësim në BE. Në vitin 2023, qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë siguruar më shumë se 697.700 automjete (mjete pasagjerësh dhe mjete mallrash, autobusë, motoçikleta, traktorë, rimorkio dhe mjete…
Author: Jeta almakos
Për katër vјеt, që nga fillimi i pandemisë së Kovidit, Qeveria ka shpenzuar 2 miliardë euro si burime financiare për qytetarët dhe bizneset, ka informuar zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Sipas tij, pakoja e fundit e masave kundër krizës në vlerë prej 662 milionë euro do t’u dedikohet nxënësve, studentëve, qytetarët e kategorive të rrezikuara si dhe personave me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, 155 milionë euro ishin të destinuar për pensionistët, shoqërinë civile, si dhe 492 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat. Sipas Bytyqit është paraparë një paketë mjaft e madhe për financimin e sektorit privat, masë që…
Mbikëqyrja në M-NAV kryhet në përputhje me vendimin e Qeverisë, sipas të cilit Inspektorati Shtetëror i Punës ngarkohet të kryejë mbikëqyrjen inspektuese. Në vitet e kaluara nuk ka pasur një mbikëqyrje të tillë, tha drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Vesna Tomovska. E pyetur nëse hetimi do të zgjerohet në M-NAV për shkak të akuzave se aty janë të punësuar familjarë të zyrtarëve të caktuar, Tomovska tha se kur bëhet fjalë për një punonjës, nuk ka rëndësi kush është i afërmi i tij. “Për ne nuk ka rëndësi kush është i afërmi. Të gjithë punonjësit janë për ne. nëse ka shkelje…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Vjenë të Austrisë ka takuar Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid, njoftojnë nga shtypi i qeverisë. Në takim, theksojnë nga atje, u përshëndet kryesimi i suksesshëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, me të cilin shteti edhe një herë tregoi përkushtimin e tij për multilateralizëm. “Në takim, të dy bashkëbiseduesit deklaruan se kryesimi i OSBE-së nga Maqedonia e Veriut ishte një detyrë komplekse, të cilën vendi e përfundoi me sukses në kushtet e krizës më të madhe të sigurisë dhe gjeopolitike në kontinentin evropian pas Luftës së…
Zgjedhjet e ardhshme do ta bllokojnë aktivitetin ekonomik në vend të paktën pesë muaj. Edhe ato pak para që vinin nga buxheti i shtetit për biznesin, do të lihen nën pikëpyetje. Fondet do të jenë në praktikë jofunksionale të paktën deri në qershor të vitit 2024. Gjatë kësaj, më të rrezikuara do të jenë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM). Te ato situata e tillë reflekton në mënyrë dramatike. Ata punësojnë shumë njerëz, prej tyre varen shumë fate, duhet të ndajnë pagesë. Nuk mund të përmbajnë bllokada prej 100 ditë, plus zgjedhje, plus formim të qeverive dhe plus…
Lidhja Evropiane për Ndryshim sot ka akuzuar BDI-në se është shkak për frenimin Maqedonisë drejt procesit të eurointegrimeve. “Këtë së fundmi e vërtetoi edhe BE përmes ambasadorit holandez në vend Dirk Jan Kop, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë reagoi në takimin me Ali Ahmetin për gjithë presionin politik që i bëhet kryetares së Gjykatës Supreme, zonjës Besa Ademi, pasiqë ajo nuk ra pre e presionit politik dhe mediatik të orkestruar nga BDI për kthimin e Nikolla Guevskit në vend. Në këtë drejtim reagoi edhe ambasadorja e SHBA në vend Angela Aggeler, e cila për presionet ndaj kryetares së Gjykatës…
Në prag të 25-vjetorit të Masakrës në Reçak, kryeministri Albin Kurti priti në një takim miqësor ambasadorin William Walker, të cilin e falënderoi për kontributin e pazëvendësueshëm gjatë kohës së luftës dhe jehonën që i dha masakrës në Reçak në rrafshin ndërkombëtar. Në takim u rikujtuan vitet 1998-1999, kur ambasadori Walker ishte në Kosovë në krye të Misionit Verifikues të OSBE-së, që kishte për mision të verifikonte nëse forcat serbe po vepronin në përputhje me marrëveshjen e tetorit të Kombeve të Bashkuara, për të tërhequr forcat e armatosura dhe për të respektuar armëpushimin. Ambasadori Walker tha se ndjehet i lumtur…
Prioritetet e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2023 ishin përmbushja e misionit dhe detyrave kushtetuese, përmirësimi i kapaciteteve dhe aftësive sipas kërkesave të NATO-s. Ushtria vazhdoi me transformimin, pajisjen dhe modernizimin, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës, standardizimin e dokumenteve dhe procedurave të NATO-s, zhvillimin e kapaciteteve stërvitore si dhe pjesëmarrjen në operacione jashtë vendit. Struktura e re organizative formuese e Armatës, e cila filloi në fillim të vitit të kaluar në përputhje me Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes dhe për të përmbushur objektivat e kapaciteteve të NATO-s, statusi numerik i Armatës është parashikuar në 7100…
Interesat e të rinjve mbeten kryefjalë e partive politike, qofshin ato në pushtet apo opozitë, veçanërisht para zgjedhjeve akoma pa filluar fushata zyrtare, duke premtuar përfshirjen e të rinjve në politikëbërje, hartimin e politikave në interes të të rinjve, si dhe uljen e papunësisë në mesin e të rinjve. Hulumtimi që ka realizuar Forumi për ndryshime në arsim, me të rinjtë e moshës 17 deri 24 vjeç tregon se të rinjtë ndihen të shpërfillur nga institucionet për sa i përket zhvillimit të politikave në arsim. Të rinjtë, gjithashtu, kanë theksuar se “nuk ndihen të rëndësishëm për institucionet dhe politikanët” Blendi…
Në një objekt në fshatin Markova Sushica- Shkup, këtë fundjavë është gjetur i vdekur një person me inicialet M.D. (28) nga fshati Elovë, Shkup. Rasti është raportuar në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup të premten, më 12 janar. Trupi i pajetë i 28-vjeçarit është dorëzuar për autopsi, pas së cilës është konstatuar se vdekja ka ndodhur si pasojë e goditjes elektrike./KlanMacedonia
Shtetasit e Maqedonisë janë të tretët në numër në listën e punëtorëve të huaj që zyrtarisht kanë pasur leje pune dhe kanë punuar në Kroaci vitin e kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme e Kroacisë, vitin e kaluar në Kroaci kanë punuar 13.412 shtetas të Maqedonisë. Shumë njerëz nga Maqedonia, sidomos gjatë sezonit turistik, shkojnë për të punuar në këtë vend, i cili është pjesë e Bashkimit Evropian dhe ka një sektor të zhvilluar turistik. Numri më i madh i punëtorëve të huaj në Kroaci, mbi 23 mijë, ishin nga shteti aziatik i Nepalit. Më pas…
Kështu duken disa nga rrugicat e lagjes Vizbeg. Mjafton një ditë të bie shi dhe me javë të tëra, fëmijët janë të detyruar të veshin çizme ose t’i mbështjellin këpucët me qese të plastikës “për të shpëtuar” nga balta. Mumin Imishti banorë i kësaj lagjeje thotë se qytetarët janë të detyruar çdo muaj t’i rregullojnë veturat që po ua prishin rrugët. “Faktikisht neve janë duke na gënjyer. Nuk vijnë me e ndërtu rrugën. Këtu më poshtë ka gropa, atje më lartë mblidhet uji dhe gratë e fëmijët duhet të veshin çizme për ta kaluar ujin, ose për hekurudhat e trenit…

