Author: Jeta almakos

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar për Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve në seancë parlamentare. Ligji ka për qëllim zgjidhjen e problemeve të sigurisë në institucionet ndëshkuese-korrektuese, krijimin e mjedisit më të sigurt sigurie në burgje, si dhe sigurinë e përgjithshme në shtet, e cila do të arrihet me formimin e Njësisë së inteligjencës së burgjeve dhe Njësisë për ndërhyrje. Vendosja e sistemit për video-mbikëqyrje dhe përdorimi i bodi kamerave në institucione do të sjellë në uljen e korrupsionit në institucionet ndëshkuese – korrektuese. Me ndryshimin e një pjese të legjislacionit penal në vend,…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot kishte takim me shefin e misionit të Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, në të cilin u theksuan hapat kyç të ndërmarrë drejt anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe arritjet kryesor të përbashkëta për të cilat po punojnë me përkushtim në rrugën drejt BE-së, kumtoi SÇE-ja. Duke vlerësuar angazhimin e palëkundur të ambasadorit Gir, qëvendëskryeministri Mariçiq shprehu mirënjohjen për përfshirjen dhe përkushtimin e paçmuar të ambasadorit në integrimin evropian të vendit. U theksua rëndësia e bashkëpunimit, i cili jo vetëm forcon lidhjet dypalëshe, por edhe inkurajon Maqedoninë e Veriut që të zbatojë…

Lexo më Shumë

Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror të Punës, Vesna Tomovska informoi se mbikëqyrja në M-NAV është bërë në përputhje me vendimin e Qeverisë, ndërsa duke marrë parasysh se është një mbikëqyrje më e gjerë, koha më e shkurtër në të cilën mund të përgatitet procesverbali është një javë. Ajo dërgoi apel që hetuesit të lihen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, të konfirmohen të gjitha faktet dhe provat që të mos dalin spekulime të mëtejshme në opinion. Tomovska pas brifingut të sotëm me gazetarët njoftoi se Inspektorati në vitet e kaluara nuk ka kryer kontrolle në M-NAV. Ajo shtoi se…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti gjatë nderimeve që i bëri të hënën në Reçak ka falënderuar ish-ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili i tregoi botës se çfarë kishte ndodhur në këtë vend. Ai ka thënë se Walkeri vazhdon të jetë ndërkombëtari më i sulmuar dhe i urryer në Serbi, pasi e foli të vërtetën mbi masakrën dhe krimin kundër njerëzimit të kryer nga Serbia. “Masakra e Reçakut këtu e 25 vjet më parë, ku u vranë 45 civilë shqiptarë e tronditi si opinionin publik ndërkombëtar, gjithashtu edhe diplomacinë botërore dhe e bëri të domosdoshëm ndërhyrjen ushtarake të…

Lexo më Shumë

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar Masakrën e Reçakut përmes një foto të tij gjatë dekorimit të ish ambasadorit të OSBE në Kosovë William Walker, i cili ishte zyrtari i parë që vizitoi vendin e ngjarjes dhe pa masakrat e kryera në Kosovë. Begaj e ka cilësuar këtë ditë si një zgjim për të gjithë botën për të parë masakrat që regjimi i Sllobodan Millosheviç ka kryer në Kosovë si dhe një ditë reflektimi ndaj barbarive ndaj njerëzimit. Presidenti tha se 15 janari duhet të shërbejë si kujtesë për të mbrojtur paqen dhe sigurinë. “Sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut,…

Lexo më Shumë

Situata me kollën e keqe në vend është e qëndrueshme. Rastet po mbikëqyren, dhe nuk ka vend për panik. Kështu deklaroi numri një i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili njoftoi se Komisioni për Sëmundje Infektive nesër do të mbajë mbledhje ku do ta shqyrtoj gjendjen me kollën e keqe, por dhe rritjen e numrit të rasteve me infeksione respiratorë, shkruan Alsat. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinojnë fëmijët e tyre. “Tani për tani përveç atyre dy rasteve që ishin, nuk kemi rast të tretë, ja nesër komisioni do të tregojë dhe ne e me…

Lexo më Shumë

Nga gjithsej 126 tekste shkollore për të gjitha lëndët e detyrueshme dhe zgjedhore në arsimin nëntëvjeçar, më 1 shtator të këtij viti, MASH-i nuk ka siguruar as 46, që është më shumë se një e treta e numrit të përgjithshëm të teksteve dhe vetëm nxënësit e klasave të para dhe të dyta e nisën vitin shkollor me tekste për të gjitha lëndët. Tani që jemi në prag të nisjes të gjysmëvjetorit të dytë, sërish nxënësit do të kenë mungesë të librave Një pjesë e madhe e nxënësve po kalojnë pushime dimërore pa pasur para vetes të gjitha tekstet për vitin…

Lexo më Shumë

Lojërat e fatit po ua zbrazin xhepat qytetarëve, thotë sociologu Ali Pajaziti. Sipas tij ka edhe prej tyre që në baste dhe kazino po i harxhojnë pensionet dhe ndihmat sociale, me shpresën që mund të fitojnë më tepër. Ai shton se edhe reklamat e tepërta që po bëhen ndikojnë negativisht. “Kemi nevojë për një aktivizim qytetar që të ndalohet ky kancer pa metastazuar deri në fazën kur kurimi është më i pamundur. Institucionet shtetërore merren me provokimin e shtëpive të librave e jo me fabrikat e degradimit dhe antivlerat.”- tha Ali Pajaziti, Sociolog. Xhemal Abdiu nga Lëvizja Antibixhoz vlerëson se…

Lexo më Shumë

Kryediplomati Bujar Osmani ka reaguar kundër zërave antishqiptare, të cilët vjellin vrerë ndaj avancimeve dhe ambasadorëve shqiptarë në diplomaci. “Histeri e paparë kundër çdo shqiptari që punësohet ose emrohet në pozitë, pa i njohur njerëzit fare. Vetëm ua lexojnë emrat se janë shqiptarë dhe fillojnë vjellin vrer. Kjo fushatë po merr përmasa shqetësuese. Ka ardhur koha me u thënë MJAFT!”, ka shkruar i pari i Diplomacisë Osmani, pas reagimit të Sindikatës diplomatike se ministri Osmani ka emëruar përfaqësues diplomatik shqiptarë pa kritere.

Lexo më Shumë

Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, i cili është vënë në rend dite të seancës kuvendore ka për qëllim zgjidhjen e problemeve të sigurisë në institucionet ndëshkuese-korrektuese, krijimin e mjedisit më të sigurt sigurie në burgje, si dhe sigurinë e përgjithshme në shtet, e cila  do të arrihet me formimin e Njësitit të inteligjencës së burgjeve dhe Njësitit për ndërhyrje. Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë vendosja e sistemit për video-mbikëqyrje dhe përdorimi i bodi kamerave në institucione do të sjellë në uljen e korrupsionit në institucionet ndëshkuese – korrektuese. Me ndryshimin e një…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska informoi se në sferën e dhunës në familje, dhuna psikologjike ishte më e përfaqësuar vitin e kaluar. Siç tha ajo, nga janari deri në shtator të vitit të kaluar janë raportuar 1166 raste të dhunës në familje dhe prej tyre 708 kanë qenë të lidhura me dhunë psikologjike. “Nga janari deri në shtator 2023 kemi pasur gjithsej 1166 raste të dhunës në familje. Tani ne i numërojmë rastet për ato për të gjithë vitin, nga shtatori në dhjetor. Së shpejti do të publikojmë të dhënat për të gjithë vitin 2023. Po, shumica…

Lexo më Shumë

Shkupi pasditen e sotme sërish renditet i dyti në mesin e qyteteve më të ndotura në Evropë dhe i gjashti në botë, sipas platformës “IQAir“, e cila monitoron ndotjen e ajrit në kohë reale. Me një indeks të cilësisë së ajrit prej 162, ndotja e ajrit në Shkup aktualisht është e dëmshme për shëndetin, dhe ajri më i keq se kryeqyteti i Maqedonisë në botë është i regjistruar në Lahore në Pakistan, Nju Delhi dhe Kalkuta në Indi dhe Daka në Bangladesh. Nga rajoni, kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës, Sarajeva, e cila është në vendin e parë në Evropë dhe e pesta…

Lexo më Shumë