Departamenti për Punë të Brendshme Strumicë sot (16.01.2024) në Prokurorinë Themelore Publike Strumicëka paraqitur kallëzim penal kundër R.R (30) nga fshati Trpejcë, komuna e Ohrit dhe G.A. (39) nga Radovishi, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 15.01.2024, në ora 23:50, në oborrin e një hoteli në Strumicë, zyrtarët policorë nga DPB Strumicë kanë kryer kontrollin e personave të dyshuar, ndërsa tek R.R dhe tek G.A është gjetur një qese kokainë. “Personat janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për ngjarjen…
Author: Jeta almakos
Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi në “10 Minuta” në TV21 ka zbuluar variantin vendimtar të trasesë së rrugës Tetovë – Prizren. Tha se do të fillojë nga Tetova, do të kalojë kah Kodra e Diellit, nëpër fshatin Shipkovicë të Tetovës. Sqaroi se është zgjedhur ky variant, për shkak të lartësisë më të ulët mbidetare. “U përcaktuam për këtë variant, sepse lartësia mbidetare e këtij aksi rrugor është 1100 metra dhe pjesa tjetër që është me rëndësi, është se një pjesë bukur e madhe e këtij aksi është veçse trase e asfaltuar”, tha Rexhepi.
Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza, duke iu referuar informacionit të EVN Maqedoni, informon se nesër pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të Petrovecit, Sopishtës dhe Sarajit. Nga ora 09:30 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrethinës së pompës së benzinës “Makpetrol”, autolavazhi “Veton” dhe rrethina e Zhito Altanit në Komunën e Petrovecit, ndërsa nga ora 08:30 deri në orën 13:00 konsumatorët e fshati Krushopek të Komunës së Sarajit. Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatit Zelenikovë dhe fshati Vërzhallë, ndërsa…
Kryetari Arben Taravari sot priti në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, shkëlqesinë e tij, Jarosllav Ludva. Në takim kryetari Taravari dhe ambasadori Ludva bashkëbiseduan rreth sfidave me të cilat përballet vendi, me theks të veçantë shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe ndryshimet kushtetuese. Kryetari Arben Taravari falënderoi ambasadorin çek për mbështetjen e vazhdueshme që e jep shteti çek si partner i dëshmuar i vendit dhe procesit eurointegrues.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani së bashku me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Metju Loson, mbajtën fjalime përmbyllëse para të pranishmëve në trajnimin e NATO-s, i cili realizohet në kuadër të projektit për forcimin e kapaciteteve të Drejtorisë për NATO-n pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, i mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar. Siç njoftojnë nga MPJ, para pjesëmarrësve të trajnimit, Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme britanike për mentorimin dhe ndërtimin e kapaciteteve. “Më vjen mirë që dobi nga ky projekt kanë edhe institucionet e tjera, që njëherit është edhe qëllimi i tij – të krijojë vetëdije…
10 ditë më parë, kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, në një intervistë për TV21, paralajmëroi se do të formohet një parti e re politike, ndërsa nesër do të emërohet kryetare e partisë tashmë ekzistuese – Alternativa e Re. Nuk është e qartë nëse Arsovska ka ndërruar mendje ose vazhdon me idenë për formim të partisë së re. Alternativa e Re u themelua nga Gjorgji Orovçanec në vitin 2007, në periudhën kur ishte anëtar i Partisë Popullore VMRO dhe deputet në Kuvend. Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën një vit më vonë, ai hyri në koalicionin e udhëhequr nga…
Ambasada holandeze njoftoi sot se ambasadori i Holandës, Dirk Jan Kopp, ka pasur një takim me kryetaren e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva. “Ambasadori Dirk Jan Kopp u takua sot me Vesna Dameva, kryetaren e Këshillit Gjyqësor. Ambasadori Kopp shprehet i kënaqur që Këshilli Gjyqësor është sërish një person juridik. Tashmë është e një rëndësie dhe urgjente të madhe që të fillohet rikthimi i besimit të publikut dhe komunitetit ndërkombëtar në Këshillin Gjyqësor”, thuhet në postimin në profilin e Ambasadës në Facebook. Dameva, theksohet, ka dhënë një pasqyrë se si do të zbatohen në mënyrë transparente rekomandimet e misionit vlerësues të…
Pas problemeve të shumta që janë shfaqur në objektet e Ministrisë së Punëve të Brendshme rreth nxjerrjes së dokumenteve personale, Policia e Maqedonisë së Veriut doli me njoftimin e ri rreth vlefshmërisë së letërnjoftimeve, transmeton Portalb.mk. “I informojmë qytetarët e Republikë së Maqedonisë së Veriut se letërnjoftimet me emrin e shtetit “Republika e Maqedonisë” që kanë afat, gjegjësisht nëse afati nuk ka kaluar, do të vazhdojnë të vlejnë edhe pas 12 shkurtit të vitit 2024”, njoftoi Ministria. Ministria theksoi që Ligji për Letërnjoftime nuk ka ndryshuar, për këtë letërnjoftimet me emrin e vjetër do të vazhdojnë të vlejnë edhe pas 12…
Administrata për Policinë Financiare ka njoftuar sot se ka dorëzuar një Njoftim në Prokurorinë Publike kompetente lidhur me informacionet që ka deri më tani në lidhje me rastin me kompanitë e naftës që kanë tentuar të dëmtojnë buxhetin e shtetit me fatura false, dhe për të cilin Administrata për Shërbimet Financiare ka prezantuar dje detaje të hyrat publike. Ai njofton se pas përfundimit të kontrolleve do të dorëzojë parashtresën përkatëse me shkrim te prokurori publik kompetent. Autoriteti i Policisë Financiare deklaron se është duke bashkëpunuar aktivisht me Autoritetin e të Ardhurave Publike për rastin konkret. “Administrata e Policisë Financiare po…
Deri më sot ENER ishte vetem në gjuhën maqedonase. Por ministri Aliu mundësoi që Regjistri i Vetëm Elektronik tani të jetë edhe në gjuhen shqipe duke u plotësuar si mjet i cili është vendosur për informimim elektronik për të gjithë qytetarët e vendit tonë. “Është pritir shumë kohë për të bërë një ndryshim të tillë mirpo nga tani e tutje qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi në këtë sistem elektronik i cili përmban rregullat aktuale, propozim-ligjet të ministrive në fazën fillestare të përgatitjes, si dhe raporte të kryera të vlersimit të ndikimit të rregullores të informohen në gjuhën amtare. Të…
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, afati i paraqitjes është shtatë ditë, përfshi edhe ditën e shpalljes së konkursit. MINISTRIA E MBROJTJES “Të rinjtë të cilët janë të interesuar që të aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte: të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të jenë të moshës madhore, të kenë përfunduar arsimin e mesëm, të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike dhe të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç në ditën e përfundimi të…
BDI në opinion shitet se është kundër kazinove, por me ligj mundësoi që në formë online, kazinotë të hyjnë në çdo shtëpi e në telefonin e çdo qytetari, akuzoi sot opozita shqiptare. Përfaqësuesi i Lidhjes Europiane Për Ndryshim, Fatmir Sabriu, ka deklaruar se shkak i lojrave të fatit që janë të shumtë në numër është BDI. Ai u shpreh me fjalët se armiku kryesor i qytetarëve e veçanërisht i shqiptarëve është politika dyftyrëshe e Artan Grubit dhe BDI-së së Ali Ahmeti. FATMIR SABRIU, PËRFAQËSUSES I LIDHJES EUROPIANE PËR NDRYSHIM “Tani, BDI, nuk vepron vetëm nga një institucion siç është Llotaria Shtetërore,…

