Author: Jeta almakos

Po punohet me dinamikë të përshpejtuar që qytetarët të furnizohen me dokumente personale dhe se 12 shkurti nuk është data e limitit, pasi dokumentet do të lëshohen edhe pas kësaj date”, ka siguruar i parë i Policisë, Oliver Spasovski për TV21. “Unë duhet të them se deri më tani kemi rreth 1 milion e 210 mijë pasaporta që janë ndryshuar në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe gjithashtu rreth 1 milionë e rreth 100 mijë letërnjoftime dhe rreth 540 mijë patentë shoferë. I pyetur se opozita akuzon se do të shkelet limiti, Spasovski tha se nuk ka një gjë të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Igli Hasanin, ministër i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në suazat e vizitës së tij zyrtare në vendin tonë. Kryetari Talat Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë ndajnë qëllime dhe interesa të përbashkëta në planin e jashtëm politik në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal. Intensiteti i vizitave të realizuar dypalëshe në të gjitha nivelet, sipas Xhaferit është një nga treguesit më të mirë për…

Lexo më Shumë

“Zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe kuvendare do të na kushtojnë rreth 12 milionë euro me tendencë që kjo shumë të rritet së paku në 15 milionë euro, pasi mund të ndodhin gjëra të paparashikuara. Duke pasur parasysh se janë zgjedhje të dyfishta, nuk janë shumë para, pasi votohet edhe jashtë vendit dhe ka nevojë për më shumë angazhim”. Kështu thotë kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Dashtevski në një intervistë për AIM. Ai tha se kur kanë negociuar me ministrin kanë përcaktuar një shumë, por pasi ka shkuar buxheti në Kuvend është shkurtuar shumë. “Nuk mund t’ju them me saktësi.…

Lexo më Shumë

Sot, në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sekretari Organizativ, Alim Rama, së bashku me Sekretarin Për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çeku, dhe anëtaren e këtij sekretariati Anila Vrajolli, mirëpritën një delegacion të partisë LSDM nga Maqedonia e Veriut, të përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm,  Mile Zeçeviq, Sekretari Ndërkombëtar, Bojan Mariçiq dhe Kryetari i Forumit Rinor,  Marko Mihajlovski. Kjo bëhet e ditur në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje. “Në këtë takim miqësor u diskutua për zhvillimet politike në dy vendet tona dhe në rajon përgjithësisht. U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet dy subjekteve tona që njëherazi janë edhe anëtare të përbashkëta në platformat…

Lexo më Shumë

Qeveria miratoi ndryshimet në ligjin për masat kufizuese dhe kështu listat e zeza të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe do të jenë baza për sanksionim edhe në vend. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në TV21 tha se ndryshimet e reja ligjore parashohin një varg aktivitetesh dhe një sërë veprimesh. “Është sinonimi i partneritetit tonë strategjik. Natyrisht, masat kufizuese të marra nga vende të caktuara, ju e dini që i kemi në Bashkimin Evropian, në SHBA, në Mbretërinë e Bashkuar etj, i referohen parimeve më të rëndësishme – krimit, korrupsionit si një nga prioritetet strategjike të shoqëria maqedonase,…

Lexo më Shumë

Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani në deklaratën e përbashkët për media me ministrin e jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë gati ti hapin klasterët dhe kapitujt e negociatave me BE-në. Osmani tha se qytetarët me të drejtë janë të paduruar për të marrë më shumë nga Evropa tani. BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME I RMV-SË “Të dy vendet tashmë një vit në mënyrë aktive zhvilluan negociata të cilat kanë përfunduar me sukses procesin e skriningut, duke marrë nota të mira, madje të shkëlqyera dhe janë gati t’i hapin klasterët…

Lexo më Shumë

Jeta e fëmijëve po bëhet edhe më e vështir në socializim dhe komunikim, shkak i pajisjeve elektronike, veçanërisht telefonit. Defektologët rekomandojnë kujdes nga ana e prindërve pasi fëmija është fryt i veçant në jetën e tyre. Defektologia, Shpresa Rashiti, nga Qendra për edukim dhe rehabilitim “Bota ime” e intervestuar nga televizioni Shenja, ka shpjeguar se si ndikojnë pajisjet elektronike tek fëmijët, deri në cilën moshë nuk lejohen përdorimi nga ana e fëmijëve dhe çfarë zgjidhje egzistonë për një të ardhme të shëndoshë tek fëmijët. Ajo theksoi se përdorimi i pajisjeve tek fëmijët veçanërisht deri në moshën 3 vjeçare duhet të…

Lexo më Shumë

Besa Ademi, mbetet në krye të Gjykatës Supreme. Kjo pasi votat e Këshillit Gjyqsor nuk ishin të mjaftueshme për ta kaluar iniciativën e antarit të Këshillit Milazim Mustafa, për shkarkimin e Ademit. Këshilli Gjyqsor me 7 vota “pro” dhe 4 “kundër” vendosi që kryetarja e Gjykatës së Lartë, të mos shkarkohet nga funksioni. Parashtruesi i kësaj iniciative Milazim Musatafa, e lëshoi seancën përshkak se i ishte kërcënuar asaj me burg dhe prandaj nuk kishte të drejtë vote. Kryetarja e Këshillit Gjyqsor Vesna Dameva u shpreh se mungesa e Ademit në seancat e Këshillit, nuk e ka dëmtuar Këshillin Gjyqsor, sepse…

Lexo më Shumë

Shqiptarëve po u pamundësohet të kenë pasaporta në gjuhën shqipe. Kështu deklarojnë nga Lidhja Evropiane për Ndryshim.  Saranda Imeri tha se gratë shtatëzëna, fëmijët dhe të mëshuarit  presin me ora të tëra,  ndërsa në fund të ditës pas shumë malltretimeve përgjigjja është se  nuk ka passaporta në gjuhën shqipe. Ky kaos që po ndodhë kohëve të fundit tek nxerrja e dokumenteve me emrin e ri të shtetit, e ka vetëm një emërues, e ajo është siç tha Saranda Imeri, paaftësia e pushtetit për të menaxhuar këtë proces. SARANDA IMERI, LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM “Këto rradhë të gjata nuk janw të…

Lexo më Shumë

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Shkup të hënën më 22 janar. Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të jetë mikpritës i takimit kushtuar Planit për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian Në darkë do të jenë të ftuar kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç. Gjithashtu pjesë e takimit do të jetë edhe Ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien Milatović dhe Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së KE-së…

Lexo më Shumë

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, gjatë një prononcimi për televizionin rajonal N1, ka deklaruar se shpërthimi I mbrëmshëm në veri të Mitrovicës, është një mesazh drejtuar serbëve të Kosovës, se mund të kenë fatin e njëjtë sikurse Oliver Ivanoviqi. Rada Trajkoviq ka rikujtuar se ekziston një dokument që ka mbërritur nga Qeveria e SHBA-së, për implikimin e Milan Radojiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit. “Në fakt është një mesazh. Shteti vazhdon të lejojë dominimin e njerëzve që kanë marrë pjesë në organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe këto lajme nuk janë surpriza. Janë mesazhe drejtuar serbëve të Kosovës – ne…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut ende nuk e di me saktësi se si do t’i integrojë pajisjet biometrike për identifikimin e gjurmëve të gishtërinjve të njohur si “fingerprint”, për të cilat nga buxheti i shtetit janë ndarë 11 milionë euro. Nga KSHZ-ja thonë për Radion Evropa e Lirë thonë se janë duke diskutuar me kompaninë gjermane që e ka furnizuar këtë institucion me këto aparate, rreth modelit të zbatimit të sistemit të ri biometrik – identifikimin e votuesve përmes gjurmëve të gishtave gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe atyre për zgjedhjen e presidentit të shtetit që duhet të…

Lexo më Shumë