Anëtarët e komisioneve të Programit Vjetor të Ministrisë së Kulturës janë tërhequr në qendër të një debati të ashprë politik pas akuzave të ngritura nga partia opozitare OBRM-PDUKM për mungesë transparence dhe rekomandime politike në emërimet e tyre.
“Nëse Kostadinovska-Stojçevska nuk e di, sepse deri më tani nuk ka qenë pjesë e kulturës, atëherë do t’ia sqarojmë se në kohën e OBRM-PDUKM-së, konferencat për media të ministres gjatë shpalljes së Programit Vjetor janë mbajtur në prania e të gjithë anëtarëve të komisioneve, sepse me buxhete prej 9.000.000-12.000.000 denarë vetëm në teatrot nacionale nuk kemi pasur asgjë për t’u turpëruar. Në të njëjtën kohë, Kostadinovska-Stojçevska duhet të përgjigjet nëse anëtari i komisionit për veprimtari muzeale është mësimdhënës i anglishtes dhe nuk ka pikë kontakti me veprimtarinë muzeale? A është ende student anëtari i komisionit për arte pamore?”, thonë nga OBRM-PDUKM.