Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska ka njoftuar se ka kapur persona në vepër duke kryer ekocid në komunën Gjorçe Petrov. Ajo nëpërmjet një video-materiali të shpërndarë në rrjetin social facebook ka shkruar se klienti më i zakonshëm i kësaj deponie ilegale është pikërisht komuna, ndërsa pronar i parcelës është një person i punësuar në administratën komunale në sektorin e financave. Në video material Arsovska zbulon shënimet e evidentuara për hyrjet dhe daljet e kamionëve të cilët kanë paguar për ti hedhur mbeturinat brenda deponisë ilegale. DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT “A e dini se jeni duke…
Author: Jeta almakos
Besimtarët ortodoksë sot festojnë festën e Epifanisë, e cila shënohet që nga shekulli i dytë. Festa quhet Epifania për shkak të shërbimit të madh të ujit që kryen kisha në këtë ditë. Organizimin e këtij shenjtërimi tradicional të ujrave të lumit Vardar dhe aktin e vënies së Kryqit të Shenjtë e kishtë bërë Dioqeza Ortodokse e Shkupit KOM-OA. Në ujërat e Vardarit këtë vitë kanë hyrë 157 qytetarë. Kremtimi i festës së Epifanisë filloi në orën 09:00 në tempullin “Lindja e Shën Mërisë” e kryesuar nga kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase. Sipas besimeve, ai që kap kryqin do ta ndjekë…
Në një njoftim të fundit, Ndërmarrje publike (NP) “Rruga e Maqedonisë” ka bërë apel ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës për të respektuar masat dhe dispozitat ligjore në lidhje me ndryshimin e kushteve të motit në ditët në vijim. Sipas parashikimeve të DPHM, pritet një ndryshim i dukshëm me reshje të dendura bore dhe temperatura të ulëta nga data 19.01.2024 deri më 21.01.2024 (e premte, e shtunë dhe e diel). Në këtë kontekst, NP “Rruga e Maqedonisë” ka bërë thirrje që të gjithë përdoruesit e rrugës të respektojnë dispozitat e detyrueshme ligjore për të poseduar pajisje dimërore. Këto përfshijnë përdorimin…
Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, sot përshëndeti hapjen e lektoratit në gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase në Tiranë me deklaratë se çdo afirmim i gjuhës maqedonase jashtë kufijve, si tha ajo, është për përshëndetje. Në deklaratë për mediat para tribunës në Lidhjen e luftëtarëve, ministrja u shpreh se ky aktivitet rregullohet me një marrëveshje ndërshtetërore. “Dëshiroj ta përshëndes atë aktivitet për themelimin e kursit të gjuhës maqedonase, i cili është në kuadër të Universitetit të Tiranës. Hapja e lektoratit rregullohet me një marrëveshje ndërshtetërore. Natyrisht, kjo është ende në nivelin e një kursi falas, të njëjtin që kemi tashmë…
Sonte rreth orës 18:00, është djegur kazinoja “Admiral” në një objekt banesor në pjesën e re të Velesit, në lagjen Bagremçe, përcjell KlanM. Sipas informacioneve fillestare nga SPB Veles, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur persona brenda. Në fikje janë përfshirë dy makina zjarrfikëse nga Velesi dhe rreth njëzet zjarrfikës. Vendi i zjarrit është siguruar nga policia, për momentin nuk ka rrezik për banesat në pallat dhe ambientet përreth.
Në periudhën nga data 8 deri më 14 janar të këtij viti, Institutit Shëndeti Publik (ISHP) ka raportuar një numër alarmues të rasteve me grip dhe sëmundje të ngjashme në vend. Sipas të dhënave të fundit, numri i rasteve është shënuar me një rritje prej 15.3% krahasuar me javën e kaluar. Gjatë kësaj jave, janë raportuar gjithsej 1182 raste, ndër to 26 raste pozitive me grip, 22 A(H1)pdm09, 1 Influenza A(H3), dhe 3 Influenza A – jo të nëntipe. Në laboratorin virologjik të ISHP-së janë mbërritur 49 materiale, dhe është konstatuar një rast pozitiv me SARS-CoV-2. Rritja e shqetësuese vërehet…
Klan Maqedoni merr vesh ekskluzivisht, se ish Kryeministri Zoran Zaev, Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti janë takuar sot në Shkup. Klan Maqedoni merr vesh se Zaevi, Ahmeti dhe Kovaçevski kanë drekuar për 4 orë rresht dhe kanë diskutuar për “frontin europian” dhe zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Klan Maqedoni merr vesh se dreka e punës ka përfunduar në atmosferë konstruktive dhe pozitive, por pa detaje rreth temave tjera të diskutuara. Ndryshe, një takim i ngjashëm me drekë pune midis Ahmetit dhe Zaevit, para një viti, u mbajt edhe në Strumicë./KlanMacedonia
Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme vlerëson se Ligji I ri për Arsim të mesëm dhe arsim profesional do të sjell lehtësime të mëdha në provimet e maturës shtetërore, posaçërisht për nxënësit e drejtimeve profesionale. Drejtuesi I UNSHM-së, Berin Muhamed tha për Alsat se nxënësit profesional, përveç gjuhës amtare në provim do të mund të zgjedhin edhe një lëndë profesionale. “Do të fokusohet në tre tema, tre teste të cilat duhet ti kalojnë. Testi I parë do të jetë poashtu gjuha amë, si çdo herë në maturën shtetërore. Por, testi I dytë nuk do të jetë matematikëose anglisht, do…
Bekim Murati, anëtar i BDI, është shkarkuar pozitën e drejtorit të Agjencisë së Punësimit. Në vend të tij, do të zërë postin Vedat Osmani, i cili ka konfirmuar këtë ndryshim për Agjencinë Informatike të Maqedonisë (AIM). Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, është shprehur se Osmani është pjesë e stafit të tyre. Shkarkimi i Bekim Muratit u bë i ditur nga vetë ai nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook. Në postim, ai ka shkruar: “Të nderuar Zotërinj, Sot përfundova detyrën time si drejtor i Agjencisë së Punësimit. Në vitin 2021, kur mora besimin për të drejtuar…
MPB njofton se një fëmijë katër vjeçar nga Strumica në gjendje të rëndë shëndetësore pas një sulmi fizik është dërguar dje në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. “Në SPB Strumicë në orën 02:30 të ditës së djeshme është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm Strumicë në ora 00:58 është sjellë një fëmijë katër vjeçar në gjendje të rëndë shëndetësore. Është transferuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku nga ana e mjekut është konstatuar se fëmija është sulmuar fizikisht”, sqaron MPB. Për ngjarjen është njoftuar një inspektor për delikuencën e të miturve nga Departamenti i Çështjeve…
Nga një shpërthim, siç informojnë zjarrfikësja e Kumanovës, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, me ç’rast ka intervenuar një automjet zjarrfikës dhe gjashtë zjarrfikës. Një 30-vjeçar nga Kumanova ka mbetur i lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në katin e parë të një ndërtese nën “Suma” në qendër të qytetit. Policia e Kumanovës njofton se është raportuar se nga shpërthimi i një bombole gazi në banesë në rrugën “Mosha Pijade” në Kumanovë, në pronësi të F.D. (30), ka shpërthyer zjarri, ndërsa banesa është djegur plotësisht. Nga zjarri është lënduar rëndë pronari i…
Në rrjetet sociale, një sërë qytetarësh në Maqedoninë e Veriut ndajnë faturat e muajit dhjetor për rrymë, për të cilat ankohen se janë më të larta se zakonisht, raporton Kanal5. Çmimi i ri i rrymës ka filluar në janar dhe tashmë të gjitha amvisëritë kanë një tarifë të lirë ditore të cilën përveç natës e përdorin edhe ditën nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Ideja ishte që në atë mënyrë të ulen faturat e energjisë elektrike për qytetarët. Pas reagimeve të qytetarëve, Kanal5 ka kërkuar përgjigje edhe nga EVN-ja edhe nga ESM, por nuk ka pasur përgjigje. Krahas rrymës, ESM-ja…

