Author: Jeta almakos

Të nderuar qytetarë, Ju njoftoj se është publikuar thirrja publike për subvencionim të qytetarëve të komunës Gazi Babë për blerjen e kondicionerëve inverter. Lënda e thirrjes publike është rimbursimi deri në 50% të shpenzimeve për blerjen e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë, por jo më shumë se 30.000,00 denarë. Mjetet janë siguruar në përputhje me Programin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Natyrës të Komunës së Gazi Babës për vitin 2024. Një pjesë e kostove për blerjen e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë për vitin 2024 do të rimbursohen që nga dita e publikimit të kësaj thirrjeje publike. Thirrja…

Lexo më Shumë

ZGJIDHET PROBLEMI NË ÇASHKË SHAQIRI: ME HAPJEN E NJË SHKOLLE TË RE NXËNËSIT DO TË MËSOJNË NË GJUHËN AMTARE Problemi afatgjatë në Çashkë do të ketë zgjidhje afatgjate nga qeveria. Kështu njoftoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në profilin e tij Facebook duke bërë publik  zgjidhjen e problemin në Çashkë Sot në seancë qeveritare, u dha pëlqim për themelimin e një subjekti të ri shkollor për nxënësit në Çashkë që të mësojnë në gjuhën amtare lajmin e bëri të ditur Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në rrjetin social facebook një që të tillë e bënë publike edhe nga qeveria.…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja kërkon përgjegjësi nga ish-ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski për, siç thonë kaosin me dokumentet personale, shkruan Alsat. Sipas opozitës, Spasovski duhet të përgjigjet për punë të pakujdesshme në shërbim, sepse ka lejuar lëshimin e dokumenteve të udhëtimit, edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se ato do të bëhen të pavlefshme para afatit të caktuar në pasaporta. Nga VMRO-DPMNE-ja i kanë bërë thirrje Prokurorisë, por edhe Avokatit të Popullit që të reagojnë. “Presim që Prokuroria Publike dhe Avokati i Popullit të iniciojnë procedurë kundër Spasovskit dhe Kovaçevskit, si dhe Qeverisë në tërësi, e cila e çoi…

Lexo më Shumë

Nën organizimin e Konfederatës së   Sindikatave të Lira të Maqedonisë, sot u mbajtë konferencë me temën “Ndikimi i krrupsionit dhe nepotizmit në reformat, pagat dhe kapacitetet e sektorit publik”. Kryetari i Sinditakatave të Lira, Bllagoja Rallpovski, tha se korrupsioni në sektorin publik vlon me të madhe, duke mos precizuar se në cilin sektorë korrupsioni është në nivel më të lartë. Ai shtoi se korrupsioni më i madh vjen nga drejtuesit që udhheqin me instutucionet publike. BLLAGOJA RALLPOVSKI,KRYETAR I SINDIKATAVE TË LIRA TË MAQEDONISË “Problemi lajmërohet çdo herë kur marrim raportin për progresin e Maqedonisë së Veriut nga Komisioni Evropian. Çdo…

Lexo më Shumë

Klinika për Sëmundje të Fëmijëve ka blerë ilaçe para kohe në vlerë prej 8.5 milion denarësh. Gjatë vitit 2022 Klinika për Sëmundje të Fëmijëve ka blerë ilaçe në periudhë kur procedura për prokurim publik ende nuk ka qenë e realizuar, ndërsa faturat janë përgatitur dhe dorëzuar deri tek Klinika, pas lidhjes së kontratave të prokurimit publik. Kështu konstatoi Enti Shtetëror i Revizionit, në raportin më të ri, kushtuar punës së Klinikës. Enti Shtetëror i Revizionit “Duke filluar nga nevoja për sigurim të ilaçeve në vazhdimësi dhe në kohë, vërtetuam se mënyra e vendosur e blerjes ndikon në përdorimin racional të…

Lexo më Shumë

Të mërkurën kryetari i Kuvendit Jovan Mitrevski, në pajtim me Kushtetutën, pritet ti nënshkruaj dhe shpall zgjedhjet presidenciale. Ai në një intervistë për MIA-n është shprehur se ende nuk e din nëse do të shpall në të njejtën kohë edhe zgjedhjet parlamentare, të cilat sipas afateve duhet të shpallen 70 ditë para zgjedhjeve. Jovan Mitrevski, kryetar i Kuvendit “Zgjedhjet presidenciale do të shpallen më 14 shkurt sepse është detyrimi im kushtetues, detyrim që buron nga Kushtetuta. Në Kushtetutë shkruhet nga 70 deri në 90 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve. Në fakt raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është 24 prilli,…

Lexo më Shumë

“Ekipi i Alsat aktualisht ndodhet në pjesën shqiptare të pikës kufitare të Qafë Thanës. Shërbimet kufitare shqiptare i lejojnë qytetarët maqedonas të kalojnë pa problem, pavarësisht nëse e kalojnë kufirin me letërnjoftime apo pasaporta me emrin e vjetër kushtetues të shkruar në to apo me dokumente të reja me “Republikën e Maqedonisë së Veriut”, raporton Miki Trajkovski – gazetar. Ata me të cilët biseduam thonë se është mirë që autoritetet në Tiranë nuk krijojnë probleme, pasi një numër i madh i qytetarëve, sidomos nga zonat kufitare si Struga dhe Ohri, bëjnë çdo ditë vizita ditore në Shqipëri. Nga MPB thonë…

Lexo më Shumë

Shteti i Kosovës nuk bën problem për qytetarët e Maqedonisë së Veriut për ta kaluar kufirin me dokumente dhe targa me emrin e vjetër. Edhe pse nuk i kanë ngjitëset NMK në targa, veturat po e kalojnë pa problem kufirin. “Jemi këtu tek kufiri për në Kosovë dhe pamë disa vetura të cilat nuk i kishin ngjitëset në tabela “NMK” dhe kaluan pa problem. Me një qytetarë të cilin biseduam ai na tregoi se edhe lejet e vozitjes por edhe me letërnjoftimet e vjetra mund ta kalojnë në Kosovë”, raporton Fazile Halili, gazetare TV21. Edhe një punonjës i MPB-së në…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në propozim të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e emëroi Lençe Ristoska për prokurore publike për lidhje me Eurodrejtësi. “Lloga i uroi punë të suksesshme  Ristoskas me dëshirë që të vazhdojë kontinuiteti i bashkëpunimit të deritanishëm  me Eurodrejtësi-në. Shpallja nga Prokuroria Publike  ishte e hapur nga  dhjetori i vitit 2022, në përputhje me nenin 112 të Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale. Bashkëpunimi me Eurodrejtësinë  është e një rëndësie të jashtëzakonshme  për Republikën e Maqedonisë së Veriut nga aspekti  i luftës me krimin ndërkufitar  dhe luftën kundër terrorizmit”, bëri të ditur…

Lexo më Shumë

Pasaportat me emrin e vjetër të shtetit nga sot janë të pavlefshme. Qytetarët për të udhëtuar jashtë vendit duhet patjetër të kenë pasaportë me emrin Maqedonia e Veriut. Por përveç mungesës së terminëve, problem mbetet mungesa e ekzemplarëve për këtë dokument udhëtimi. Qytetarët të cilët kanë aplikuar, thonë se presin një e më shumë muaj për të marrë pasaportën. Shumë prej tyre ankohen se janë detyruar të anulojnë pushimet jashtë shtetit. “U treguan sa zgjatë pritja për të marrë pasaportën? Po, përafërsisht një muaj. Dhe si i komentoni këto pritje? Katastrofë, pa zgjidhje konkrete, pa i ndihmuar qytetaret”, tha një…

Lexo më Shumë

Pas zëvendëskryeministrit, Artan Grubi, edhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski thotë se deri në fund të muajit do të dihet nëse LSDM-ja do të shkojë në zgjedhje e vetme apo me lista të përbashkëta me BDI-në dhe grupin e Ziadin Selës. Sipas tij, për momentin brenda LSDM-së po bëhen analiza dhe përgatitje për dy kongreset që duhet t’i mbajnë socialdemokratët dhe në fund vendimi do të varet nga dyja palët, nëse do të ketë front Evropian në një listë apo të ndarë në subjekte të ndryshme. “Sikur në të gjitha proceset zgjedhore, LSDM-ja edhe në këtë proces shkon me koalicionin…

Lexo më Shumë

Me 62 vota “pro” Kuvendi ka zgjedhur Ljupço Kocevskin si kryeprokuror publik të shtetit. Ai ka qenë kandidati i vetëm, pasi prokurorja Lidija Raiçeviq nuk ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe Fatime Fetai nuk është diskutuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë të dorëzuar. Kocevski ka marrë mandat gjashtëvjeçar. Kocevski është një ish-avokat, i cili është zgjedhur prokuror i lartë publik në Gostivar në vitin 2008. Më shumë se një vit më parë ai u bë pjesë e Prokurorisë Publike të Republikës, mes dhjetë prokurorëve të këtij institucioni. Ka qenë pjesë e Bordit Drejtues të…

Lexo më Shumë