Author: Jeta almakos

Nesër në Shkup nuk do të ketë transport publik. Kjo vjen pasi punonjësit e Ndërmarrjes Publike Transportuese (NPT) nuk kanë marrë pagën e muajit janar. “Sot është 15 shkurt. Dita e fundit ligjore për pagesën e pagave. Duke filluar nga nesër, Drejtoria e të Ardhurave Publike do të marrë 0.03 përqind të grumbullit tonë. Nuk jemi pajtuar me kryetarin dhe drejtorin e NPT Shkup. Këshilli i Qytetit të Shkupit mori vendim dhe përfundoi punën e tij. Tani mbetet vetëm që paratë të transferohen dhe paga të jetë në kohë”, tha Miço Stojanovski, kryetar i Sindikatës së NPT-së. Paratë nuk janë…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, kërkon ulje të dënimit me burg nga Gjykata e Apelit. Ai i kërkon gjykatës që të lirohet para kohe nga burgu. Kërkesa për lirim me kusht është dërguar në gjykatë më datën 3 të këtij muaji. Mijallkov, pas marrëveshjes me prokurorinë për rastin Perandoria, u dënua me tre vite burg. Ligji i lejon të dënuarit pas skadimit të gjysmës së dënimit dhe për shkak të sjelljes së mirë, të mund të kërkojnë ulje. Mijallkov po vuan dënimin në burgun e Strugës, pasi ka ndërruar adresë. Burgu i Strugës është një lloj burgu i hapur.

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben taravari ka ftuar sot Kongresin e jashtëzakonshëm partiak që duhet të zhvillohet ditën e nesërme në SHkup. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Taravari, përcjell tvklan.mk. “Në bazë të nenit 31, pika 1, të Statutit të Aleancës për Shqiptarët, thërras Kongres të jashtëzakonshëm ditën e nesërme, e premte, 16 shkurt 2024, ora 19:00, në Aleksandar Palace në Shkup. Ndryshimi Ka Nis”, shkruan Taravari në njoftimin e Kongresit. Ndërkaq nga ana tjetër edhe krahu i Ziadin Selës në këtë parti ka ftuar kongres për ditën e diel më 18 shkurt./tvklan.mk

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se çdo sulm mbi Kosovën, është sulm mbi Shqipërinë. Ai tha se Kosova nuk është vetëm, jo thjesht se e ka Shqipërinë, por sipas tij, sepse i ka edhe aleatët strategjik. “Shqipëria nuk është thjesht një entitet gjeografik apo një entitet shtetëror që ka lidhje speciale me Kosovën dhe çdo sulm mbi Kosovën, është sulm mbi Shqipërinë, por nga anën tjetër, mos të harrojmë asnjëherë dhe për këtë arsye duhet me i pasë parasysh të gjitha kur nganjëherë e kalojmë masën në raport me aleatët, se Kosova nuk është vetëm, jo thjesht se ka…

Lexo më Shumë

Nga kabineti i kreut të ASH-së, Arben Taravari kanë konfirmuar kandidimin e tij për President të RMV-së nga radhët e opozitës shqiptare, përcjell tvklan.mk. Taravari do ta bëjë publike kandidaturën e tij nesër paradite, ndërsa në eventin që do të zhvillohet në sheshin e Gostivarit do të marrin pjesë edhe partnerët tjerë të koalicionit LEN, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Bekim Qoku. “Ftoheni që nesër, e enjte,15 shkurt 2024, me fillim në ora 10:00, të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, ku Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, do të shpallë kandidaturën e tij…

Lexo më Shumë

Nesër në Prishtinë, më 15 shkurt 2024, do të promovohet libri “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger. “Ky promovim po organizohet në shenjë të 16-vjetorit të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik. Kosova ka hyrë në vitin e katërt prej kur presidenti Thaçi, figura kryesore e pavarësisë, po mbahet padrejtësisht në Hagë, të cilit nuk i është mundësuar madje as arresti shtëpiak, as atij dhe as bashkëluftëtarëve të tij”, ka thënë Ismail Syla, ish-këshilltar i Thaçit. “Pavarësisht, zhvillimeve të këtij procesi gjyqësor në Hagë, historia moderne e…

Lexo më Shumë

BDI do të dalë me kandidatin e saj në zgjedhjet presidenciale, mëson TV21 nga burime brenda kësaj partie. Siç njoftojnë nga atje, ka pasur debat nëse kandidati duhet të jetë partiak ose jopartiak. Si emra jopartiak janë përmendur Imer Selmani, Abdylmenaf Bexheti dhe Besa Arifi. Por pasi është shterur debati, është vendosur që kandidati të vjen nga partia, dhe siç bënë të ditur burimi, si emër më serioz është Bujar Osmani./TV21

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit Naser Zyberi, në intervistë për Alsat deklaroi se vendimi i Qeverisë për të ndërtuar shkollë të re për nxënësit shqiptarë në Çashkë, nuk është zgjidhje e duhur për problemin e krijuar në shkollën fillore “Todor Janev”. Zyberi tha se ky vendim është diskriminues dhe në kundërshtim me vullnetin e nxënësve shqiptarë që dëshirojnë të mësojnë me bashkëmoshatarët e tyre maqedonas në të njëjtin objekt shkollor.

Lexo më Shumë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin. Pas takimit, von der Leyen tha se Maqedonia e Veriut ka një ambicie të fortë evropiane. “Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim përpjekjet e saj për të avancuar në rrugën drejt BE-së”, shkroi von der Leyen. Ky është takimi i parë i Xhaferit me von der Leyen prej se kur ai e ka marrë detyrën si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka marrë masa ndaj dy punonjësve të policisë nën dyshimet se kanë kryer veprën penale – ryshfet në pikën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal ndaj K.M. për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “marrje ryshfeti” në bazë të nenin 357 dhe kundër G.B. për shkak ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale” në bazë të nenin 365 nga Kodi Penal”, raportoi Policia. Ata dyshohet se nga tre shtetasit e Republikës së Shqipërisë, më 4 janar të vitit ë kaluar, kanë…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme ka sjell vendim për rastin gjyqësor “Alfa”, pasi u dërguan dëshmi të reja për rigjykim për njërin nga të dënuarit, Almir Dërplanin. Dëshmi të reja janë dërguar edhe për të dënuarin Agim Islami. Për Dërplanin Supremja vendosi të mos ketë rigjykim, ndërkaq lëndën e Islamit do ta dërgojë në Gjykatën Themelore. Kësisoj, hapet mundësia për rigjykim të rastit “Alfa” dhe të shqyrtimit të aktakuzës së Islamit, i cili është i dënuar me burg të përjetshëm.

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, u bën thirrje të gjitha subjekteve politike dhe kryetarëve të partive në vend që në prag të shpalljes së zgjedhjeve, të udhëhiqen ekskluzivisht nga interesat shtetërore dhe të qytetarëve, duke mos i dëmtuar pozitat ndërkombëtare të shtetit dhe mos i hutojnë qytetarët me manipulime dhe të pavërteta. Xhaferi thotë se çështja e përdorimit të emrit kushtetues të shtetit në dokumentet e udhëtimit është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare. “Së këndejmi, është joserioze, populiste dhe ekskluzivisht në interes partiak thirrja e ashtuquajtur për mbështetjen e zgjidhjes…

Lexo më Shumë