Prania e gripit stinor, shton mungesat e nxënësve në shkolla. Drejtorët e shkollave që kontaktoi Alsat, thanë se ata bëjnë dezinfektimin e hapësirave dhe hapin dritaret për ajrosje, si masa që të mos lejojnë shpërndarje më të madhe të gripit. Ndërkohë nxënësit thonë se për shkak të gripit ka pasur raste kur një nxënës ka humbur deri në një javë mësim. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin për rritje të vazhdueshme të numrit të të prekurve nga gripi. Në javën e gjashtë të vitit janë regjistruar 1875 raste të reja dhe një viktimë duke e çuar në 10…
Author: Jeta almakos
Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot pasdite në Mynih është takuar me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në takim siç njoftojnë nga Qeveria e RMV-së, u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe miqësia e madhe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, e cila siç thuhet, është shembull i fqinjësisë së mirë në rajon, dhe si rrjedhim kontribut për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë. “Lidhur me marrëdhëniet dypalëshe u konstatua se bashkëpunimi është gjithëpërfshirës, ka një rritje të trendit të shkëmbimit tregtar, dialogu politik është i rregullt dhe në të gjitha nivelet dhe synimi…
Dje edhe zyrtarisht kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari shpalli kandidaturën e tij. Ai tha se vetëm një ditë më parë ka vendosur për ta pranuar ofertën të cilën e ka marrë para një muaji. Vlerësimi i tij është se ky është një hap i mirë, e duke pasur parasysh se përveç zgjedhjeve presidenciale do të mbahen edhe parlamentaret, mendohet se në këtë mënyrë BDI-së do t’i jepet goditje si kundërshtare e tyre politike. Por, Taravari në këtë garë presidenciale do të përballet me disa fronte, duke marrë parasysh përplasjet në ASh dhe paralajmërimin e Selës për shkarkimin e…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një telegram urimi për 16 vjetorin e pavarësisë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph R.Biden Jr. Me këtë rast, Presidenti Biden ka konfirmuar se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm të përforcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues.
Mediat amerikane i kanë dhënë jehonë vdekjes së skiatores në Brezovicë. Skiatorja e njohur amerikane Katherine “Kasha” Rigby vdiq pas një orteku gjatë skijmit në Brezovicë, raporton Sinjali. Për këtë ka raportuar edhe mediumi, Fox News. Në mediat amerikane dhe ndërkombëtare thuhet se Rigby ka qenë pjesëmarrëse në shumë gara amerikane dhe ndërkombëtare. 54 vjeçarja ndërroi jetë pasditen e të mërkurës në zonën “Foleja e Shqiponjave” në Brezovicë.
Qeveria, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, ka emëruar profesoreshën Renata Deskoska për anëtare dhe profesorin Jeton Shasivari për zëvendës anëtar të Komisionit të Venecias. Komisioni i Venecias është organ i Këshillit të Evropës dhe është i përbërë nga ekspertë të pavarur, të cilët janë të pranuar dhe të njohur për përvojën e tyre në institucionet demokratike dhe për kontributin e tyre në të drejtën kushtetuese dhe sistemin politik, me detyrën e ofrimit të këshillave juridike në formë të mendimeve juridike për draft ligje ose për ligje, të cilat tashmë janë miratuar në vende të caktuara. Roli i Komisionit të…
Partitë LSDM e VMRO i hedhin fajin njëra tjetrës për kaosin me dokumentet personale. Darko Kaeski nga LSDM, akuzon VMRO-në se me ministrin e tyre në Ministrinë e Brendshme, po bllokon dhënien e pasaportave dhe po vështirëson jetën e qytetarëve. Darko Kaeski, LSDM “Në vend të zgjidhjes, DPMNE përmes ministri në Qeverinë teknike vetëm i komplikon punët me dokumentet personale dhe e ngatërron dhënien e pasaportave. Edhe pse Qeveria ka sjellë vendim që patentat e shoferëve që duhet të ndërrohen të jenë falas, ministria kompetente vonon me realizimin”. E nga VMRO i kundërpërgjigjen LSDM-së që siç thonë Kaeski të mos…
“Nuk kemi kërcënim të rritur për sigurinë në vend, që ta kthejmë shërbimin e obliguar ushtarak, e për këtë duhet investim edhe të shumë mjeteve shtesë financiare”. Kështu ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në intervistë për MIA-në, të dhënë pas përfundimit të takimit të Këshillit veriatlantik në Bruksel. SLLAVJANKA PETROVSKA,MINISTRE E MBROJTJES “Kur flasim për mundësinë për kthimin e shërbimit ushtarak, duhet të dimë se cilat janë pasojat ose sfidat, me të cilat ndoshta do të ballafaqohemi si shtet. Fillimisht nuk kemi kërcënim të rritur të sigurisë që ta kthejmë shërbimin ushtarak. Megjithatë, dhe jo vetëm në aspekt…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se me shpalljen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare 2024 ndalohet shfrytëzimi i mjeteve buxhetore, punësimet dhe keqpërdorimi i kompetencave dhe obligimeve të organeve shtetërore dhe të pushtetit lokal dhe organeve të tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin, përcjell INA. Këto janë ndalesat si vijojné: 1. Ndalimi i investimeve të reja dhe pagesave të jashtëzakonshme – nuk mund të fillojë ndërtimi me fonde nga buxheti ose nga fondet ose fondet publike ndërmarrjeve publike ose personave të tjerë juridikë që kanë kapital shtetëror për objekte…
Uniforma falas për 5460 nxënës nga Kisela Voda Uniforma falas janë siguruar për të gjithë 5460 nxënësit e të gjitha shkollave fillore në territorin e komunës së Kisella Vodës. Kjo masë është një nga hapat për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët dhe për të mundësuar zhvillim pozitiv të fëmijëve. Duke ofruar uniforma falas për të gjithë, zvogëlohet rreziku i diskriminimit dhe të gjithë nxënësit më mire respektohen dhe pranohen. Çdo shkollë do të ketë ngjyrë të ndryshme uniforme, në këtë mënyrë do të ngrihen standardet e sigurisë në shkolla. Njohshmëria e uniformës bën që prania e…
Vëmë gurthemele të një ndërtese krejtësisht të re, kopshtit “Ververiçka” i cili për 6 muaj, sa do të zgjasin aktivitetet ndërtimore, do të mund të strehojë mbi 110 fëmijë. Realizimi I ndërtimit bëhet përmes partneritetit financiar me Komercijalna banka AD. Shkupi. Përkatësisht, për realizimin e këtij projekti, Komuna e Kisella Vodës ka siguruar 8 milionë denarë, kurse Komercijalna Banka ka marrë pjesë me 6 milionë denarë. Fëmijët janë burimi ynë më i vlefshëm dhe investimi në ta është investimi më i rëndësishëm që mund të bëjmë. Investimi te më të rinjtë është një investim në të ardhmen tonë! Në…
Dita botërore e shkrimit Braille shënon një 200-vjetor të rëndësishëm. “Alisa në botën e çudirave” dhe “Peter Pan”, shkruar në Braille. Do t’u dorëzohen pas përfundimit të pushimeve. Për shkollën për të verbër “Dimitar Vlahov” janë siguruar libra të rinj të shkruar në alfabetin Braille, të cilët fëmijët do t’i marrin menjëherë pas kthimit nga pushimet. Kjo bëhet për të tretin vit radhazi dhe mund të thuhet se biblioteka është pajisur me rreth 60 tituj të tillë, tha kryetari Orce Gjorgjievski. Librat Braille prodhohen në letër speciale, me printera të veçantë, gjë që i bën ato jashtëzakonisht të shtrenjta…

