Author: Jeta almakos

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriu Artan Grubi, I ftuar në emisionin A2 në CNN në Shqipëri, tha se partia e tij, BDI, do të ketë një kandidat të vetin për president, pasi partitë e tjera shqiptare nuk respektuan një marrëveshje për të mbështetur një kandidat të pavarur nga shoqëria civile dhe nga bota akademike. Ai tha se kandidati i tyre do të jetë i zgjedhur nga rradhët e partisë dhe do të ketë kapacitete të mëdha për të fituar zgjedhjet. Ai shtoi se kreu i partisë, Ali Ahmeti, nuk ka pranuar të kandidojë për president, pasi ai është i përkushtuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka mbërritur në Konferencën e 60-të jubilare të Sigurisë në Mynih, duke përcaktuar qartë sfidat që përballon demokracia globale dhe procesi i integrimi euroatlantik në Ballkanin Perëndimor. Në një vit zgjedhor, Xhaferi ka vënë theksin në detyrimin për të mbrojtur këto vlera, duke e vlerësuar Konferencën si një platformë kyçe për të forcuar përcaktimin e vendit drejt rrugës euroatlantike dhe për të promovuar vlerat demokratike. Në këtë takim ndërkombëtar, kryeministri Xhaferi, bashkë me më shumë se 450 liderë politikë, ka shprehur vendosmërinë e Maqedonisë së Veriut për të ndërtuar një partneritet…

Lexo më Shumë

Shefi i sigurimit të kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickoskit ka sulmuar fizikisht policët. Në ditën e djeshme në mbrëmje, para kafenesë “Mosh”në Shkup, Ivica Bisovski, ka sulmuar një punonjës policie. Ndërkaq, pas kësaj ministri Teknik i Punëve të Brendshme nga radhët e VMRO-së, Pançe Toshkovski, ka reaguar në profilin e tij në Fejsbuk, duke dënuar incidentin.  PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR TEKNIK I PUNËVE TË BRENDSHME “Për ngjarjen e lartpërmendur është njoftuar menjëherë prokurori publik kompetent, i cili ka dhënë udhëzime sipas të cilave janë duke u vepruar. Kam kërkuar që shërbimet kompetente në ministri të veprojnë në mënyrë sa më profesionale…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga ka ironizuar me veprimet paralele të ish kryetarit të ASH-së, Arben Taravari i cili po nxitohet dhe nuk i pritet në procedurat e rregullta të partisë. Lloga theksoi se pasi kryetari i kuvendit thirri kuvendin kryetari Taravari u nxitua të thirre kuvendin e tij, pasi thirrëm kongresin e jashtëzakonshëm Taravari u nxitua të thirre kongres, kam frikë që me këtë nxitim do të del të votoj dy ditë përpara ditës së zgjedhjeve, shkruan Top24

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me përfaqësuesin special i Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saraçin. Аrsyeja e këtij takimi ishte rikonfirmimi i mbështetjes së Gjermanisë për hapin e ardhshëm në integrimin europian, pasi sipas tyre, thelbësore është që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të sigurojnë anëtarësimin në BE në një proces të pandërprerë. QEVERIA E MAQEDONISË SË VERIUT “U vlerësua se Republika e Maqedonisë së Veriut është në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm të zhvillimit demokratik, kur duhet të mbajë zgjedhje të tjera të drejta dhe demokratike, por edhe…

Lexo më Shumë

Nisur nga nevoja për të rritur efikasitetin dhe përdorimin e fondit të subvencionuar për ushqim për studentët, Ministria e Arsimit ka miratuar një amendament në politikën e subvencionimit. Duke filluar nga data 1 Mars 2024, studentët do të kenë një periudhë më të gjatë për të shfrytëzuar fondet e tyre për ushqim. Në përputhje me këtë amendament, studentët tani do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë subvencionin e tyre për një periudhë prej 6 ditësh, duke filluar nga e hëna dhe duke përfunduar të shtunën. Kjo do të thotë se ata që dëshirojnë të organizojnë blerjet e tyre të ushqimit për…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela u zgjodh kryetar i Aleancës për Shqiptarë në Kongresin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot. Sipas tij gjykata do të vendos se kush do të jetë kryetar legal. “Sipas Kongresit kryetar legjitim i ASh-së është ai që kanë vendosur sot delegatët dhe une jam kryetari i ASh-së. Unë jam themeluesi i këtij subjekti politik sëbashku me aktivistët dhe anëtarët, dhe nuk e di kush ka të drejtën morale ndërsa në aspektin legal do të vendosin gjykatat”, u shpreh Sela.

Lexo më Shumë

Zijadin Sela pas përfundimit të punimeve të kuvendit të thirrur nga krahu i tij, tha se kuvendi me votë unanime nga të gjithë të pranishmit votoj që të shkarkohet Arben Taravari. Ai tha se menjëherë pas kësaj pasoi pika e ditës, ku ai ka marrë besimin nga delegatët për të udhëhequr partinë. “Ju sigurojë se do ta udhëheq partinë ashtu sikurse e kam udhëheq, me dinjitet me transparencë, çdoherë i gatshëm që të bisedojmë dhe bashkëbisedoj me anëtarësinë dhe t’i përballojmë argumentet para njëri tjetrit”, u shpreh Sela, raporton SHENJA. Sela tha sipas Kongresit, kryetar legjitim i Aleancë për Shqiptarët…

Lexo më Shumë

Kongresi IV i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët, i thirrur nga lideri i tyre Sela, sot në sallën e Operas dhe Baletit. Ky kongres erdhi si një reagim ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë, pas kongresit të organizuar nga Taravari, ku u konfirmua kandidatura e Arben Taravarit për president të vendit. “Së fundmi jam hasur shumë me pyetjen nëse tash më ASH ka ndonjë kauzë, dhe kjo është e vërtet sepse kauzat e ASH nuk bisedohen më, dhe personat tjerë mendojnë mbeti pa kauzë ne takimet e veta nuk flitet për kauza fliste për gjera dytësore, nëpërmjet kauzave janë zgjedhur…

Lexo më Shumë

Me 591 vota është shkarkuar Arben Taravari nga kreu i ASH-së. Taravari është shkarkuar sot në kongresin e 4 i cili mbahet në Shkup. Shkarkimi i tij nga kreu i ASH-së erdhi pasi Arben Taravari vazhdoi rrugën e tij me opozitën shqipatre duke mos dhënë llogari para partisë dhe kryesisë së partisë. Në këtë kongres pritet që të zgjidhet kryetar i ASH-së, Ziadin Sela mëson TS, pasi është i vetmi kandidat në garë. Nga ana tjetër, Arben Taravari ka shpallur kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut me opozitën shqiptare që tani quhet VLEN.

Lexo më Shumë

Ka filluar me punë Kongresi i Jashtëzakonshëm i thirrur nga Kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela në Shkup. Përkrahësit e Selës në ASH pritet që sot të votojnë për shkarkimin e Kryetarit të partisë, Arben Taravari për, siç thonë ata, shkelje statutare. Pas përfundimit pritet që Ziadin Sela të dalë para mediave për të njoftuar rezultatet e kongresit./tvklan.mk

Lexo më Shumë