Author: Jeta almakos

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka bërë të ditur detaje nga aksioni që u realizua sot në Shkup por edhe në Gërçec të Sarajit. “Janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh me qëllim të privimit nga liria të individëve për të cilët ekziston dyshime se si anëtarë të grupit të organizuar kriminal ndërkombëtarë, kanë qenë të përfshirë në organizimin e furnizimit të drogës narkotike – kokainë, kryerjen e veprave të rënda penale – vrasje. Aktivitetet e sotme të nëpunësve të Byrosë për Siguri Publike janë rezultat i punës disamujore të udhëhequr nga prokurorë publik nga Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen…

Lexo më Shumë

Në ditën që në Maqedoninë e Veriut po jepte dorëheqje kryeministri, Dimitar Kovaçevski, presidenti, Stevo Pendarovski, nisi vizitën në Kosovë. Ai u prit në takim nga presidentja Osmani. ‘’Pak shi po bie, por jo sa për të përdorur çadrën”. Pas takimit me presidenten Osmani, Pendarovski u pyet për qëllimin e vizitës dhe nëse vizita e tij në Kosovë ka të bëjmë me zhvillimet në Maqedoninë e Veriut sa i përket Qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të reja. ‘’Është vizitë pune. Qëllimi kryesor është që të takoj njerëzit tanë, ushtarët tanë në kuadër të misionit të KFOR-it në Pejë dhe natyrisht kur…

Lexo më Shumë

Protestuesit sërish bllokuan hyrje-daljen e Komunës së Çashkës. Kundërshtojnë mësimin në gjuhën shqipe në shkollën “Todor Janev”. Nxënësit shqiptarë, por edhe ata maqedonas sërish nuk u lejuan që të vijojnë mësimin. Prindërit e nxënësve apelojnë që sa më shpejtë institucionet të gjejnë zgjidhje që nxënësit të mund të ulen në bankat shkollore. “Ashtu siç ndodhi dje bllokimi i hyrje-daljes së komunës Çashkë ashtu edhe sot është e bllokuar dhe nuk lejojnë që të hyjnë nxënësit dhe të vazhdojnë mësimin në gjuhen maqedonase dhe gjuhen shqipe, nuk e di pse protestojnë pasi nuk ka bazë që të bëhet kësi lloj proteste…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Republikën e Kosovës, ka takuar sot në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. Në takimе u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, ku u vlerësua se të dyja vendet ruajnë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, me dialog të hapur në të gjitha nivelet, njoftuan nga zyra e Pendarovskit. STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISë Së VERIUT “Shkëmbyem mendime dhe informacione për situatën aktuale në rajon, duke përfshirë edhe dialogun Beograd-Prishtinë. Në këtë kontekst në kushtet e krizave të shumta dhe sfidave të sigurisë…

Lexo më Shumë

Në Klinikën Universitare të Hematologjisë sot u bë hapja e qendrës së transplantit të qelizave staminale hematopoetike. Qendra është donacion i Ambasadës Amerikane, e cila përmes Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane e ka mbështetur financiarisht ndërtimin me 1 milion euro. Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti në fjalimin e tij tha se me këtë investim të konsiderueshëm shënohet fillimi i punës i këtij reparti të ri i cili do të ju  ofrojë pacientëve kushte trajtimi ashtu siç tha ai ofrohen nga qendrat më bashkëkohore të këtij lloji në botë. FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË “Kapaciteti i ri sëbashku me metodat më…

Lexo më Shumë

Tridhjetë e nëntë vjet burg, për të akuzuarit në rastin e aksidentit fatal në “Llaskarcë”. Me më së shumti vjet u dënua shoferi i autobusit Manuell Trifunovski, gjegjësisht 14 vjet burg, kurse me pak pronari i “Durmo Tursit” Durmish Behluli, me 4 vjet burg. Remzi Miftari, përgjegjës për transportin u dënua me 6 vjet burg. Ndërsa me nga 5 vjet burg u dënuan, Igor Georgievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarovski, të punësuar në stacionin për kontroll teknik. Prtishmëritë e prokurorit publik të lëndës ishin që denimet të mos ishin minimale, por thotë se këto vendime do t’i rishikojnë. Darko Jakimovski,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dorëzoi dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Kuvendit, shkruan TV21. Nga Kuvendi thonë se kjo është bërë në në përputhje me Nenin 115 të Rregullores për punën e Kuvendit. “Njëherazi, njoftojmë se e autorizoi nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovskin, të kryesojë me seancën plenare të caktuar më 26 janar 2024”, thuhet mes tjerash në kumtesë. Ndryshe, sipas marrëveshjes politike, Xhaferi të dielën pritet të emërohet kryeministër në Qeverinë teknike.

Lexo më Shumë

VMRO-ja ka bërë publik emrat e dy ministrave dhe tre zëvendësministrave që do të marrin pjesë në Qeverinë teknike. Ministër i Punëve të Brendshëm, Pançe Toshkovski. Ministër i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski. Zëvendësministre e Financave, Elena Petrova. Zëvendësministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Stefan Andonovski. Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Cvetan Andonovski. Këto janë propozimet e opozitës VMRO-DPMNE, për Qeverinë teknike. Këto vendime VMRO i shpalosi pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, pas të cilit nënkryetari i partisë Timço Mucunski, përsëriti vendimin e VMRO-së, se ata nuk do ta votojnë Qeverinë tekniKE. TIMÇO MUCUNSKI, NËNKRYETAR I VMRO-DPMNE-SË “Ne…

Lexo më Shumë

Dimitar Kovaçevski përfundoi mandatin e tij si kryetar i Qeverisë së RMV-së. Kryeministri Kovaçevski, dorëheqjen e tij në Kuvend, e dorëzoi paradite dhe me këtë rast u shpreh se ndjehet krenarë për punën që e ka bërë dhe thotë se njësoj duhet të ndjehen edhe të gjithë ministrat, zëvendësat dhe gjithë shërbimet e institucioneve. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTRI I DORËHEQUR “Vlerësoj se jemi kujdesur për të gjithë, vlerësoj se bëmë gjithëçka që duhej për t’i ruajtur vendet e punës, për ta rujatur likuiditetin e kompanive, siguruam të ardhura për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, nuk lejuam rritje drastike të çmimeve,…

Lexo më Shumë

“KY ËSHTË FILLIMI I FUNDIT LSDM-BDI” VMRO – DPMNE ka reaguar ndaj dorëheqjes së sotme të kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Nga partia opozitare e kanë quajtur këtë fillim të fundit të LSDM-BDI-së. Ata akuzuan Kovaçevskin se është kryeministri që më së shumti ka larguar vendin nga Bashkimi Evropian, ka përshpejtuar migrimin nga shteti, ka rritur varfërinë, ndërsa gjatë kohës së kryesimit të tij me Qeverisë, vendi ka marrë edhe raportin më negativ nga Komisioni Evropian. “Për shkak të Kovaçevskit, Maqedonia këtë vit e ka marrë raportin më negative nga KE-ja. Ndërsa porositë nga përfaqësuesit evropian për korrupsionin e padurueshëm në Maqedoni…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler, deklaroi sot se në vendin tonë mund të ketë ndikim rus, por se ajo nuk njohuri për ndonjë ndikim specifik. E pyetur nga KLAN MAQEDONI se a ka dijeni se sa mund të jetë ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut në prag të zgjedhjeve, Ageler shtoi se, pavarësisht ndikimeve të huaja mjeti më i fuqishëm i qytetarëve është vota e tyre. “Nuk jam në dijeni për ndonjë ndikim eksplicite apo specifike. Siç e përshkruani Ju, unë besoj se ka, sepse në përgjithësi në këtë rajon ka ndikim rus, por…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për vizitën zyrtare që sot e pati në Kosovë dhe takimet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Ai, me anë të postimeve në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se në takimi e parë që e pati me Osmanin biseduan mbi temat aktuale të marrëdhënieve dypalëshe. “Biseduam edhe për perspektivën evropiane të të dy shteteve, sfidat në plan rajonal dhe multilateral, si dhe mbi gjendjen e sigurisë në rajon dhe më gjerë. Me Kosovën kultivojmë marrëdhënie miqësore dhe dinamike, të bazuara në respektimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë”, ka shkruar Pendarovski.…

Lexo më Shumë